Ish-anëtari i Byrosë Politike, Muho Asllani, u përgjigjet akuzave të Liliana Hoxhës për izolim të Enver Hoxhës nga Nexhmije Hoxha dhe grupi i mjekëve.
Ish-anëtari i Byrosë Politike në një intervistë për gazetën “Panorama” hedh poshtë pretendimin e nuses së djalit të Enver Hoxhës, duke thënë se udhëheqësi komunist ishte aktiv, merrte pjesë në mbledhjet dhe takimet me të zgjedhurit dhe kishte informacion të plotë për çfarë ndodhte në vend.
Ai tregon episode kur e ka takuar Enver Hoxhën në zyrë për çështje, që lidheshin me menaxhimin e pasojave të tërmetit në Shkodër në vitin 1979.
Edhe për çështje të tjera, si ajo e tufëzimit të bagëtive në fshatra, një masë që rrënoi ekonomitë e fshatarëve, Muho Asllani shprehet se Enver Hoxha ka qenë në dijeni të plotë, madje e ka konsultuar gjatë këtë propozim. Por Muho Asllani pajtohet me Liliana Hoxhën kur thotë se Ramiz Alia dhe grupi i caktuar nga Enver Hoxha gabuan me bisedimet për lidhjen e Shqipërisë me Gjermaninë në vitin 1984.
Në disa intervista për gazetën “Panorama”, Liljana Hoxha është shprehur se Enver Hoxhën, pas vitit 1974, e kishin izoluar për shkak të sëmundjeve dhe aktivitetin e tij e mbulonte Nexhmije Hoxha, shumë herë duke i përcjellë porositë e tij në kundërshtim me ato që Enveri thoshte.
“Enver Hoxha ishte aktiv. Kur isha në Shkodër dhe isha duke u marrë me pasojat e tërmetit më 1979, unë shkoja çdo 3 ditë te zyra e Enver Hoxhës sepse i kërkoja ndihma, pasi më bllokonin institucione të ndryshme. Shkoja në zyrën e Haxhi Kroit, sekretarit të Enver Hoxhës dhe i thosha se doja të takoja shokun Enver. Sapo i thoshte Haxhiu ka ardhur shoku Muho, ‘hajde Muho bërtiste shoku Enver nga zyra’, ngrihej në këmbë dhe më takonte. Më pyeste menjëherë se çfarë problemi kisha dhe ndërhynte menjëherë. Ai ka qenë vazhdimisht aktiv dhe me informacion të plotë se çfarë ndodhte në bazë dhe në parti”, thotë Asllani.
Një tjetër qëndrim i çiftit Hoxha ka të bëjë dhe me hapjen e Shqipërisë me Gjermaninë. Sokol dhe Liliana Hoxha thonë se Ramiz Alia ka sabotuar lidhjen e Shqipërisë me Gjermaninë dhe vendosjen e marrëdhënieve që në 1984, kur Enver Hoxha ishte gjallë. Kishte diskutime në atë kohë?
Në atë kohë u tha që do vinte në Shqipëri Shtrausi. Disa thoshin, po pse me Gjermaninë do lidhemi ne?! Enver Hoxha ngarkoi Ramiz Alinë me Manush Myftiun dhe Sofokli Lazrin dhe i parashtruan Kryeministrit të Bavarisë, Shtraus, problemin e reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore. Të gjitha shtetet kishin marrë dëmshpërblime si vende të pushtuara, ndërsa ne nuk kishim marrë për shkak të neglizhencës sonë. Shtrausi u përgjigj se punën e reparacioneve ne e kemi mbyllur me Kushtetutë, nuk japim më reparacione të luftës. Por unë do ndihmoj Shqipërinë me aq sa mundem.
Grupi ynë i bisedimeve parashtroi kërkesat që kishte, kryesisht ekonomike, ndihma për bujqësinë, për industrinë, mjekësinë etj. Shtrausi ka pranuar, por jo si ndihma, por si blerje me çmime preferenciale, apo gjysmë çmimi nuk e di detajet sa duhet dhe që ato të shlyheshin gradualisht duke u shtrirë në kohë. Të vjetrit thoshin se populli do mendojë se ne iu nënshtruam Gjermanisë.
Në rrëfimin e saj, Liliana Hoxha shprehet se për çështjen e tufëzimit, Enver Hoxha nuk dinte asgjë sepse Nexhmija e mbante larg informacioneve të vendit..?
Jo, jo nuk është e vërtetë. Ne e kemi diskutuar me shokun Enver. Liliana flet shumë për Nexhmijen. Nexhmija nuk ka marrë pjesë në çdo mbledhje të Byrosë Politike, edhe kur ishte edhe kur nuk ishte Enveri, por vetëm në ato raste kur kishte një problematikë për Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste që e drejtonte ajo. Nexhmija vinte me Ndriçim Plasarin, që ka qenë zëvendësi i saj e më pas me Fatos Nanon, që ishte zëvendës i Nexhmijes dhe mbronte materialin për të cilin diskutohej në Byro.
Enveri ishte në dijeni të plotë për çështjen e tufëzimit, propozimin e mbante në sirtarin e tij, e kemi diskutuar shumë herë, janë thirrur specialistë për t’i pyetur, por ajo nismë u përhap aq shpejt me propozime nga baza sa nuk u mbajt më dhe u masivizua. Kryetarët e kooperativave, për t’u treguar zbatues të flaktë të nismave të partisë dhe qeverisë, merrnin përsipër tufëzimin e bagëtisë edhe në ato zona ku ajo nuk rekomandohej për vetë kushtet specifike.
Edhe për çështjet e besimit fetar Liliana thotë se Enveri nuk e ka ditur që nisën të prisheshin objektet e kultit dhe ka ndërhyrë duke i ndaluar. Kështu ka qenë?
Edhe për çështjet e fesë më ka pyetur mua. Ai e dinte se unë babën e kam pasur Mezin, këndonte në minare të xhamisë, edhe ishte komunist edhe falej pesë herë në ditë. Kur nisi vala e madhe e prishjeve të kishave, xhamive e teqeve, ishte Enver Hoxha që ndaloi atë histeri të prishjeve të objekteve të kultit, që nëse nuk rrafshoheshin deri në themele, ktheheshin në vatra kulture.
Pas ndërhyrjes së Enver Hoxhës, disa nga objektet shpëtuan. Prandaj për mua Enver Hoxha ka qenë shumë patriot, shumë atdhetar, e donte vendin e tij, interesohej për popullin. Edhe kohën e Zogut nuk e përmendte gjithmonë. Kuranin e respektonte, madje e lexonte. Kur isha pesë vjet në burg, vetëm Kuranin na linin të lexonim dhe unë e mësova përmendësh. Dhe në Kuran unë gjeja citate të fjalimeve të Enver Hoxhës.
Qeverite shqiptare, as dje as sot nuk e kan kapacitetin per me vendos vete, pa lejen e dikuj tjeter.
Analize e thjeshte : si vend posedojme gjithcka, si popull nuk kemi asgja.
.. BOTA SOT QEVERISET NGA MAFIOZET E EKONOMISE QE JANE TE KUNDERT ME IDETE E ENVER HOXHES DHE TE TITANEVE TE PA HARUESHEM TE NJEREZIMIT ..! NUK KAM PERFITUAR AS NJE “QIME” ME TEPER NGA AI SISTEM , NGA SA KANE PERFITUAR TE TJERET , PERKUNDRAZI “JAM PENGUAR ” NGA TE PA CIPET , QE DJE I BENE DUART “MAVI ” NGA DUAR TROKITJET E SOT SU “MBYLLET GRYKA” NGA TE SHARAT PER ATE SISTEM E PERSERI RROJNE ME POSTE ..! .. KUR KE “KRISHTIN APO MUHAMETIN “NE KRYE , NUK KE NEVOJE PER KISHA DHE XHAMIA , PAMVARESISHT SE ATO DUHEN RRUAJTUR SI VLERA KULTURORE TE SE KALUARES QE NATYRISHT , JU KANE SHERBYER “TE FORTEVE” ..! .. KRISHTI ESHTE FIGURE , PERSONAZH QE PERFAQESON IDETE E VERTETA ME TE MIRA TE NJERIUT TE PA SKLLAVERUAR , QE DONTE TE JETONTE I LIRE ..! HISTORIA E SPJEGON SE SI VEPROJ PERANDORIA ROMAKE , KUR AI PO MERTYE VLERAT E SHENJTIT , PAS KRYQEZIMIT TE TIJ … VRAU DHE PREU ME MIJRA , E NDOSHTAJ QINRA MIJRA PERANDORIA ROMAKE DHE KUR E PA QE NUK JA DOLI DOT , NDROI “TAKT ” , DUKE E NJOHUR SI SHENJT , PER TE MBULUAR “KUSURET E KRIMEVE ” SHEKULLORE SI DHE DUKE E BERE ” MONOPOL ” TE SAJ ..! .. ENVER HOXHA ESHTE I SHENJTE ..!
Ivon je analfabeti me i madh ne bote ;;;;;Te rroni vete se citroni te paska lene ;;;;; dhe KAM pare folur me analfabete me Idiota ne bote se jetoj qe prej 20 vitesh ne franc ne Europe ;;;;Po ti je qe nga larg me budallai ;; …. ENVERI I SHEJTE …HA HA HA HA HA .. CFARE KULTURE CFARE DITURIE CFARE INTILIGENCE …. PO CHURCHILLI GENERAL DE GAULLE …CFARE ISHIN ZOTE .. PERENDI … SE NE KRAHASIM ME DIKTATORIN SKIZOFREN ISHIN ??? DIELLI ISHIN LUNA ISHIN HENA ISHIN TOKA AJRI….POR NJE COBAN PA SHKOLLE SI KUPTON DOT E KETO GJERA ….SE TRUNI I JUAJ PREJ COBAN … IL EST LIMITE .. .. ME KUFIJ ..
Interviste, pllake gramafoni. Enveri i sherbeu antikomunizmit nga pozita pseudo-marksist-leniniste dhe, pikerisht antikomunizmi i fshehet pregatit kercimin e fundit atletik te Enverit me Shtrausin pa kushte. ESHTE e vertete si drita e Diellit ajo qe guxon e thot Liljana: UDB-ja aktivizoj spiunen e rezervuar per te mos u realizuar takimi koke me koke Enver-Shtraus. Sugjerimet me Foto-cham e Gensher jane pislleqet me te ndyra te Nexhmie-Ramizit ne zbatim te diktatit Sekret per ndalimin e kapercimit te Murit te Berlinit nga Shqiperia, para se te binte. Kjo dhe vijimi i Ramizit, eshte tradhetia gjigante ndaj popullit. Bemat kriminale te Enverit, do te kaperceheshin pikerishg nga misioni sekret “SHTRAUS”.
Enverii ne menyre aktive ka lyp qi none qe nga viti 1942 deri ne vitin 1985.
Enveri patriot ;;; HA ha ha kam lexur idiotizma ne jete ;;;por si kjo e ketij spiuni jamais ;;;;;;;kurrreeeeee ;;;; Enveri ishte patriot i vetes se tije i interesit te familjes se tije ;;;;; Enveri i vrau i internoi Shqiptaret vrau me shume se Gjermanet Italianet me luften ;;;;;;Ku eshte patriotizmi ketu ,,,,?????? Me vjen per te vjellur kur lexoje keshtu declaratash ;;;;; Ky tip s eshte njeri ose ;;; Eshte budallah ;;;; Patriot kur populli i blente ushqimet me copa letrash dhe vete Enveri i shkonin kamionat me Mishna me ushqime tek vila e vet ;;; ne BLLOK ;;; Patriot kur per vete kishte 5 vila me pishina dhe populli me 2 dhoma nje kuzhine 5 veta ;;kjo eshte patriotizmi ;;;;;Ik more krimb se edhe bretkocat jane me te pastrra se ju ;;Turp te keni per barcaletat qe tregoni ne gazete ;;; bajge ;; ;;;;;;
Zëvendësi i Nexhmijes nuk quhej Ndriçim Plasari, por Ndreçi Plasari.
Ti elitkoti duket se je nje injorant ose i semure nga trute qe duket se i ke ne by,. Ti as qe mund ta kuptosh kohen dhe vepren e Enverit te madh Vete De Goli e ka vleresuar intelektin e E nverit Sa per ta ditur De Goli pas luftes vrau 5000 kolaboracioniste te Le PENIT kurse CHurchilli nuk qe gje tjeter vecse nje gjakpires e pijanec Koha e Enverit nuk vjen me Ai eshte i paperseritshem por kuptohet jo per ty e per gjarperinjt si puna jote Historia e tregoi dhe do ti perjetesoi vepren e tij Kur shani Enverin ne fakt nuk beni gje tjeter vecse hani m…
Or Pena debili ;;;;;;po kush ti ka treguar keto idiotizma more budallah ;;;;;General de Gaulle nuk vrau asnje Francez more idiot ;;;;Edhe kur studentet bene rremuje ;;;;;Revolucion per bolsheviket ne 1968 ;;mai ;;;;; I madhi de Gaulle sfuti ne burg asnje ;;Nuk interrnoi asnje more anaalfabet ;;;;Meso gjera coban pastaj zhgarravit ;;;;; Qenke shpifes si vete zgjebesit komunista ;;;;Jetoj ne Paris koqje gomar dhe e njoh historine e Frances me mire se nje gomar si ju ;;Me mire se Sterjo spasse qe me beri per te qeshur me nje leter qi i kishte shkruar nje shoku ne France para disa vitesh ne kohen e diktatures ;;; dhe General de Gaulle kurrre si ka shkruar nje psikopati si Enver debili ;;;;mami ti tregon keto gjera ;;;hej fshatar analfabet ;;;; keto historina tregoja cobaneve jo qytetareve ;;;;Europiane ;;; ENVERI ISHTE AQ I ZGJUAR SA QE TRE FJALE SI MESOI PER 5 VITE QE JETOI NE FRANCE ….LIBERTE … EGALITE …FRATERNITE ….. MERCI TETE DE BITE …
undefined