REPLIKAT/ Rama në turin e llogaridhënies publike: E mbyte burrin, e shkatërrove fare

2 Qershor 2018, 12:30Politika TEMA

Është shoqëruar me batuta dhe replika turi e llogaridhënies publike i kryeministrit Edi Rama në Cërrik.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët Rama ka kërkuar që në fillim të flasin gratë.

“Ulu, jo nuk e merr fjalën duke u ngritur në këmbë. Rregulli i parë është që të flasin gratë në fillim. Të mbarojnë gratë pastaj burrat.

Mos ma ngri dorën se e shoh që je burrë nuk je grua. Të respektojmë radhën. Ooo çfarë… të flasin gratë njëherë se të shoh që nuk je grua”- tha kryeministri.

“Ule ore dorën, të shikoj që nuk je burrë, po ky kështu”- u është drejtuar Rama të pranishmëve që kërkonte fjalën.

Ndërkohë një grua ka insistuar të marrë fjalën, duke mos lejuar një burrë të fliste.

“E mbyte burrin, e shkatërrove fare”,- i tha Rama, duke shtuar, “vërtetë themi gratë, gratë, por edhe kështu”.

Ndërkohë një qytetare ka nisur të flasë për disa problematika njëkohësisht, por Rama i kërkoi t’i marrë me radhë.

Rama: Sa fëmijë ke ti?

Gruaja: Tre.

Rama: Nuk i ke bërë përnjëherë besoj, prandaj me radhë.

Rama: Jepja zonjës mikrofonin

Qytetarja: Kam një vajzë të papunë, është ekselente me 4 diploma. Unë jam ndëshkuar nga politika, disa herë jam hequr nga puna, por nuk dua të ketë edhe ajo fatin tim. Kam edhe një vajzë topografe, por e kam të zgjidhur se ajo është martuar në Itali.

Rama: Ajo topografja do na interesonte, por e paska marrë italiani, ka dalë më i zgjuar. E dyta të konkurrojë sipas rregullave.

Qytetarja 2: Jam me diabet, jam në punë, por e kam të vështirë të bëj analizat falas

Rama: Mos vije tek unë, bëjë analizat

Qytetarja 2: Bëhen ditë jave, jo të shtunë. A mund të ketë një ditë të vetme për ata që janë në punë, të gjejmë mjekun atje

Rama: Të shikojmë nëse i gjejmë një zgjidhe analizave paradite të shtunën se analiza pasdite nuk bëhen (TemA)

7 komente në “REPLIKAT/ Rama në turin e llogaridhënies publike: E mbyte burrin, e shkatërrove fare”

  1. Toni says:

    Edi ke shume te mira por per naften jo cilesore dhe me squfur nuk po ben asgje.Inpektoriatet i ke kot vetem per leke. Ne na u shkaterruan makinat. Cmimi me i larte ne Europe. Jemi vendi i trete qe prodhojne nafte ne Europe e per cfare po na vlen. Mos degjo keshilltaret ke kristal e anglisht apo ish pd ist me leke te konvertuar. Vendos profesioniste ne financa dhe vendi siguron leke pa rritur taksat. Pyet se cprofesione kane kta drejtuesit dhe sa vite pune kane dhe konkluzionet dalim.Pyet dhe per td tjera nese vertet ke vullnet.

    1. Sovrani says:

      Mire ky kryeminister qe per reklame mediatike bojatis veten duke propaganduar mashtrimin si llogaridhenie,po ju si gazete pse bini preh e ketij mashtrimi te ndyre?
      Ku e shihni llogaridhenien ju ne kaq sa na informoni ne lexuesve?
      Se une si lexues,si qytetar apo si votues i kesaj qeverie nuk po shoh asnje llogaridhenie!
      Kjo eshte MASKARADA me e ndyre qe mund te beje nje qeveri,duke u tallur kaq hapur me popullin sa llogjet mediatike te kryeministrit,qe vete flet,vete pergjigjet,vete gjykon e vet vendos se kush eshte e drejte e kush jo,sa nuk ka ku te veje me!
      Ne se ka nje shemtire te kesaj klike sunduese,qe e reklamon veten si te majte eshte pikerisht ajo se jo vetem nuk kane dhene asnje here llogari para popullit,elektoratit,por keta nuk duan t’ia dine as per antaresine socialiste!
      Parulla mashtruese e “bashkeqeverisjes” eshte karagjozlliku i radhes i ketyre deliranteve show man!
      Mire ne populli,po keta sundimtaret tane si e kuptojne ne realitetin e perditshem zbatimin e kesaj fjale “cudiberese” qe te qeverisin sebashku me ne?
      Une e kuptoj keshtu kete fjale:
      -Politikanet para se te miratojne nje ligj duhet te marrin mendimin e popullit me te gjitha format e mundeshme deri edhe me referendum popullor!
      Aq shpesh praktikohet referendumi ne Zvicer edhe per interesa te nje zone te caktuar,fshati apo qyteti sa me kuptimin e plote atje mund te mburren se bashkeqeveriset me popullin!
      Por ketu tek ne kjo eshte vetem nje perralle per te rritur e jo me per femije!
      Kryebashkiaku i Tiranes,para se te hartoje buxhetin vjetor,duhet te marre mendimin e qytetareve se ku mendojne se duhet dhene perparesi,ku ka me shume nevoja urgjente jetike dhe qe nuk presin,si duhet ndare buxheti i bashkise etj.
      Por kjo jo vetem nuk eshte bere,por kryebashkiaku as do t’ia dije per qytetaret.
      Mua me votuan,krekoset ai dhe une do bej ligjin .
      Dhe pasi sheh endrra naten ai ose padroni i tij Rama,ne mengjes del e deklaron se do shtrohet x rruge,do ndertohet ose luhet yu kopsht etj!
      Bashkeqeverisja ne gojen e ketyre pushtetareve eshte nje tallje e ndyre!
      Keta jo vetem nuk e kane shkkuar nderment te na ftojne per qe qeverisur bashke,por edhe kur ankohesh per padrejtesite qe na bejne vartesit e tyre,ata as e cajne koken fare!
      E kane hequr nga fjalori i tye pritjet e popullit dhe zgjidhjen e ankesave te qytetareve!
      Sipas Rames i gjithe populli prej 3 milion njerezish duhet t’i drejtohen portalit qeveritar qe te zgjidhe hallet tona qe kemi ne fshat,polici,ish komuna,oshee,ujesjelles,hipoteke etj!
      Po a nuk ka zyrtare te pergjegjshem ne cdo institucion ku lindin konflikte,nhuk ka juriste atje qe t’i zgjidhin ne moment problemet,por duhet te sulemi te gjithe ne kryeministri?
      Ky nuk eshte shtet,por “KARAGJOZ SHTET”!
      Turpi te mbulofte o Rama per kete palo shtet qe ke ngritur!

  2. rilindasi says:

    Z. Rama. Mjaft me keto batuta bajate se le name.

  3. shvejku says:

    Takime gju me gju me popullin,biseda te ngrohta,shpresedhenese,aq sa njerezit nuk kane nevoje te ankohen se ankohet me shume kryeministri llapaqen!

  4. Gallate says:

    As diktatori Enver Hoxha qe kishte ne dore te gjithe jeten e popullit,nuk derdelliste si ky gallofi yne!
    Vete bajraktar,vete drejtues,vete di xhej,vete punedhenes,vete pune marres,vete tall njerezit vete e tregon veten se eshte kaq i pa afte sa edhe une qe jam antar i PS-se kam filluar ta ….URREJ njelloj sa Berishen!

  5. Laerti says:

    Nuk e kuptoj se per cfare arsye i ben keto spektakle neveritese ky kryeminister i pa afte?
    Pervec imazhit fallco qe krijon tek te huajt ,agje tjeter nuk ben.
    Tjerr lesh me facebook,tjerr lesh me takime,tall bythen me popullin qe e trajton si skllav dhe si perfundim nuk zgjidh asgje!
    A ka njerez te tjere ky kryeminister,qe i merr persiper te beje cdo gje vete,por qe nje VRIME NE UJE BEN?
    Keshtu ka mesuar edhe Erion Veliajn dhe te dy vetem pordhe me rigon bejne!
    I bene paret e shtetit rrush e kumbulla duke investuar atje ku tu teket e jo atje ku ka me shume nevoje!
    Zona te tera te ish komunave ky ditrezi i ka diskriminuar duke mos investuar asnje lek per 7 vjet qeverisje socialiste!
    Pra nje femije qe kishte lindur kur fitoi zgjedhjet Rama,por qe ne Yzberisht nuk luajti asnjehere ne kendin e lojrave apo ne lulishte se nuk ka patur,tani ka shkuar ne shkolle.
    U rriten femijet e Yzberishtit,por kurre nuk luajten ne kendet e lojrave sepse Rama ka ndertuar kende lojrash atje ku binte me shume ne sy e jo ketu ku jane rreth 5 mije femije pa asnje loder!
    Eh,more Rama,qe je sjelle si diktator i keq!

  6. Che Guevara says:

    Degjova nje dite kete kryebashkiakun,tek mburrej se ka bere 20 investime ne Shkoze!
    U shastisa fare dhe thashe me vete:
    -Kaq hovarda te jete ky adoleshent sa t’i beje rrush e kumbulla paret e Bashkise ne nje grope dhe te tjeret te presin disa vjet sa ky te kujtohet per te ndertyuar nje cerdhe per femijet atje ku nuk ka fare?
    Duhet se kurre nuk ka fonde per te bere mrekullira ne nje kohe pernjeheresh per te gjithe,por pikerisht prandaj duhen studimet,planifikimet,degjimi i popullit,eksperteve,hartimi i nje srtategjike disa vjecare per zhvillimin duke percaktuar prioritetet ne cdo fushe te jetes dhe perparesite e investimeve!
    Per te gjitha keto duhet te kete transparence te plote e jo te dale cdo dite kryebashkiaku te mburret sikur i ben ndertimet me leket e rroges se tij!
    Ky eshte sundim e jo qeverisje!
    E kam thene qe kryebashkiak ne Tirane kurre nuk duhet caktuar nje person pa mbushur minimalja 50 vjec,se ja ky adoleshenti i ngopur nuk ua di hallin te pa ngopurve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje