Sabit Brokaj: Ja pse Adriatik Llalla zgjodhi Turqinë për t’u arratisur. Berisha nuk ndahet dot nga dhuna dhe vrasjet

2 Qershor 2018, 09:41Politika TEMA

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj ka komentuar dje zhvillimet më të fundit politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “Sot”, Brokaj ka dhënë detaje se përse ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka zgjedhur Turqinë për t’u arratisur.

Sipas tij, lëvizja e Llallës drejt Turqisë është e paramenduar, pasi ai synon që përmes azilit tu shpëtojë hetimeve dhe akuzave të ngritura për të.

Sa i takon pretendimeve të Partisë Demokratike se kryeministri Edi Rama përmes Ministrisë së Brendshme po survejon kreun e opozitës Lulzim Basha, ish-ministri i ka quajtur ato si shpifje mjerane.

Sipas tij, PD-ja ka nisur këtë fushatë shpifjesh me audio-përgjime, Babale dhe survejime, sepse është një parti pa vizon dhe pa ide.

Duke komentuar thirrjet e Berishës për dhunë, Brokaj akuzoi ish-kryeministrin Berisha se dhunën dhe vrasjet i ka bashkudhëtarë në karrierën e tij si politikan. Dhe për këtë, ai vuri në dukje masakrën e “2 Prillit” 1991 dhe “21 Janarin”, dy ngjarje që sipas tij janë shkaktuar nga Berisha.

-Zoti Brokaj, të enjten u mbajt seanca e radhës në Kolegjin e Apelimit ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, por ky i fundit nuk ishte i pranishëm dhe u njoftua se ndodhet në Stamboll. Në gjykimin tuaj, pse mund të ketë shkuar në shtetin turk?

Në gjykimin tim, ikjen e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla drejt Turqisë, e shoh si një mundësi për t’u strehuar dhe larguar nga hetimi dhe gjykimi. Turqia është bërë një vend i zakonshëm për njerëzit e sërës së Sali Berishës për t’u strehuar dhe qëndruar atje. Atje ka qënë dikur dhe ish-kreu i SHISH, Bashkim Gazidede, si dhe Agim Shehu, etj, etj. Kështu që Llalla ka ikur në gjurmët e atyre meqenëse veprimtaria e tij, është thuajse e njëjta si e Gazidedes dhe Shehut, apo edhe të tjerë beniaminëve të Saliut.

-Pra, sipas jush ish-kryeprokurori Llalla po tenton të përfitojë azil politik nga frika e hetimeve që po bëhen në Tiranë?

Adriatik Llalla ka vajtur në Turqi për azil politik. Për mendimin tim ai prandaj ka udhëtuar drejt Turqisë, pavarësisht se është tjetër gjë se sa do të ia arrijë ta realizojë që të përfitojë azil. Pra gjithë synimi i Llallës është që t’i shmanget hetimeve dhe të qëndrojë atje. Fakti që ish-kryeprokurori e largoi me kohë familjen e tij nga Shqipëria, tregon qartë që çdo gjë ai e ka bërë me paramendim. Pra çdo njeri normal duhet të gjykojë që Llalla e largoi familjen qëllimisht, pasi më pas do bënte dhe lëvizjen tjetër duke ikur vetë. Kështu që është në atë linjë të menduar dhe këshilluar prej kohësh, madje veprimi i tij është edhe i diktuar edhe nga bashkëpunëtorët e tij.

-A duhet të mbajë përgjegjësi ish-kryeprokurori për dështimin gjatë 5 viteve në krye të organit të akuzës? Kjo pasi premtoi disa herë se do arrestonte pushtetarë të korruptuar dhe sot të gjithë ish-ministrat me dosje janë të lirë.

E kam thënë kaq herë dhe vijoj ta përsëris që kryeministri Edi Rama duhet ta kishte hequr Adriatik Llallën nga kryeprokuror, qysh në fillim të mandatit të tij të parë. Madje, për mendimin tim Rama duhet ta çonte në Kuvend Llallën që të jepte llogari për dështimet e tij dhe më pas ta shkarkonte publikisht Parlamenti. Në 5 vite detyrë, Adriatik Llalla nuk ka bërë asgjë dhe do të mbahet mënd dhe do hyjë në gjenezën e historisë si kryeprokurori më i dështuar që ka pasur Shqipëria, për shumë arsye. Llalla gjatë kohës që ushtronte postin e kryeprokurorit ka qenë vetëm në shërbim të Saliut dhe Partisë Demokratike dhe nuk ka bërë asgjë të mirë për këtë vend. Kështu që është e tepërt të thellosh më tej analizën, sa i takon gjykimit të punës së tij.

-PD të premten hodhi akuza ndaj policisë se është duke survejuar dhe përgjuar kreun e saj, Lulzim Basha. Si i shihni këto pretendime dhe pse do i interesonte policisë të survejonte liderin demokrat?

Lëvizja e fundit e Partisë Demokratike me të ashtuquajturat audio-përgjime, video-përgjime dhe survejimi, siç është pretendimi më i fundit i PD që gjasme policia po survejon Lulzim Bashën, është e vetmja mençuri e kësaj partie në konotacionin negativ, që të bëjë dhe shpikë sa më shumë budallallëqe. Pra të gjitha këto janë jashtë PD-së në njëfarë mënyre, pasi në qoftë se vërtet Partia Demokratike kërkon të vijë në pushtet duhet të organizohet, duhet t’i ofrojë qyetarëve program, duhet tju mbushë mendjen se është një parti demokratike, me vizion dhe me vlera, madje edhe një parti me perspektivë që ofron potencial qeverisës. Por meqenëse Partia Demokratike nuk ka asgjë nga këto që sipërpërmenda, venë tek zakoni i vjetër i filluar qysh në vitin 1990 dhe 1991, shpif, shpif dhe vetëm shpif. Kështu që kësaj partie i kanë mbetur reflekset negative të krijimit të kësaj force politike. PD di vetëm të shpifë dhe trillojë se nuk ka asnjë mënyrë tjetër. Vetëm se në gjykimin tim këto shpifjet e fundit si gjasme survejimi i Bashës apo rasti i “Babales” janë nga më idiotet. Për arsye se shteti nuk ka nevojë të survejojë apo të përgjojë kryetarin e opozitës, në një kohë kur lideri i minorancës mbrohet me ligj nga Ministria e Rendit, me njerëz me të gjitha. E çfarë do t’i gjesh Bashës që ta përgjosh. Kanë ndërmend ata të bëjnë ndonjë grusht shteti dhe po përgjohen!!!??? Kështu që pretendimet e demokratëve janë vërtet si përgjimi i Babales. Është mjerane teksa shikon që opozita e një vendi është katandisur në këtë farë derexheje. Prandaj si përfundim unë ndjej keqardhje për opozitën dhe sjelljen e saj. Madje, edhe neveri për mënyrën se si po bën opozitë.

-Ditët e fundit kemi parë dy qëndrime brenda opozitës: Nga njëra anë është kreu demokrat, Lulzim Basha, i cili është kundër dhunës. Dhe nga ana tjetër kemi ish-kryeministrin që nxit revoltë. Pse Berisha është gjithmonë për dhunë?

Protesta e opozitës ishte e koordinuar. Por mos harrojmë që protestuesit mësymën para Ministrisë së Brendshme. Nuk vajtën atje me dëshirën e Lulit, pasi mënyra pse u thirr protesta të forconte bindjen se ata do të shkonin atje. Por realiteti është më i thellë, kështu që nuk ka asnjë dyshim që organizatori dhe regjisori është Berisha. Berisha dominon PD-në sot. Më lejoni tju sjell në vëmendjen tuaj rastet kur Saliu ka qeverisur këtë vend. Sali Berisha gjithmonë në karrierën e tij politike është udhëhequr nga dy parime: “Dhuna dhe Vrasjet”, binom i cili i ka dhënë luksin që të mbajë pushtetin. Kini parasysh “2 Prillin” e vitit 1991, që është ingaurimi i marrjes së pushtetit me dhunë nga ana e Berishës, në kuptimin që sabotuan zgjedhjet normale dhe realizuan të parakohshmet duke ia faturuar krimin e tyre, i cili u urdhërua nga Berisha në adresë të partisë tjetër që ishte në pushtet. Më pas Berisha të njëjtën gjë ka bërë gjithmonë, duke ardhur tek viti 1998, kohë kur Saliu bëri grusht shteti për të marrë pushtetin. Kështu që në kodin e Saliut dhuna dhe vrasjet për të marrë apo mbajtur pushtetin janë. Është tjetër gjë pastaj momentet kur arrin t’i realizojë ai. Kini parasysh edhe një tjetër fakt, “21 Janari”. Dhe ajo vrasje për pushtetin ishte. Asokohe Berisha kishte synim të asgjësonte opozitën, madje ta implikonte si të përfshirë në nxitjen e trazirave, vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin. Kështu që nuk ka asgjë të jashtëzakonshme dhe jashtë strategjisë së Berishës. Berisha sa të jetë në politikë, gjithmonë do të synojë të shkaktojë dhunë në këtë vend.

-Si e shihni faktin që PD-LSI kanë filluar të sulmojnë shumë fortë reformën në drejtësi?

Është absurde të sulmosh reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi është një nga reformat më të mëdha të ndërrmara nga ana e qeverisë. Kështu që sa i takon vetingut, kam bindjen se ky proces do të skualifikojë shumë gjyqtarët e prokurorë, madje nuk kam asnjë dyshim për këtë. Çdo gjyqtar dhe prokuror i korruptuar duhet të përjashtohet nga sistemi dhe të ndiqet penalisht nëse ka abuzuar me detyrën. Ka ardhur koha që në Shqipëri të ndërtohet një sistem drejtësie profesional dhe i pavarur.

– Kryeministri Edi Rama dhe ministri Bushati kanë folur për prezencë të ndikimit rus. Sa të rrezikuar jeni ne?

Ne jemi vend anëtar i NATO-s kështu që Rusia e ka të vështirë të penetrojë. Por duke parë që ka elementë të kësaj natyre, ku Rusia ka shtrirë tentakulat në shumë vende, për rrjedhoje frika ekziston, dhe pa diskutim mund të gjesh.

-A mendoi se dhe Shqipëria duhet të ndjekë shembujt e rajonit për të nisur arrestimet në nivele të larta?

-Mendoj që me ngritjen e reja të organeve të drejtësisë duhet të nisin arrestimet e zyrtarëve të lartë që i kanë bërë gjëmën këtij vendi duke e vjedhur dhe plaçkitur. Arrestime e ashtuquajtura “VIP” do të shëndoshin imazhin e Shqipërisë tek sytë e ndërkombëtarëve, duke treguar më në fund që ne jemi të denjë të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar deri në embrion. Megjithatë, na duhet të presim që ta shikojmë këtë realitet.

10 komente në “Sabit Brokaj: Ja pse Adriatik Llalla zgjodhi Turqinë për t’u arratisur. Berisha nuk ndahet dot nga dhuna dhe vrasjet”

  1. Vedat Shehu says:

    Interviste e forte, e plote, e shkurter dhe me logjike faktesh te pakta, te sakta qe godasin direkt ne objekt, Saliun strumbullarin e shpartallimit te ekonomise dhe dinjitetit shteteror dhe kombetar. Ja ky eshte Sabit Brokaj, tamam intelektual me rrenje ne dije.

    1. Sabri Godoja says:

      Perse zgjodhi Turqine dhe jo Gjermanine, nuk na shpegon Bushtra Komuniste, Zabit Brokaj.


      Kjo mbeturine e komunizmit/enverizmit eshte pjese e pandare e Partise Socialiste ,ish PPSH. Cdo idjotizem qe del nga ky Marksist-Leninist i cili frymezon masen e popullit dhe militantet e temes ka vetem nje qellim, perjetesimin e komunizmit ne Shqiperi.

      1. Lab i Keq says:

        O Sabri Godo qenke i pjerdhur nga mend o te dhj…. trut qe me mbane nen koke. Fakti se nje i koruptuar largohet pa i hyr gjembe ne kembe nuk te ben pershtypje o idiot dykembesht?! Akuzon nje sistem o cobani i PD-se ku une nuk e kame njohur, edhe sa koha kalon sistemi Komunist o pjellje e pluralizmit une per justifikimet si puna jote, e adhuroj se ua ka treguar vendin ju ballistave te Vicidollit.

  2. mmoisiu says:

    Neglizhenca per shkarkimin e Lllalles nga Rama ,tregon qe ai do te rruaje situaten korruptive ,dhe ai eshte pjese e korrupsjonit ,nuk do shume zgjuarsi per te kuptuar !

  3. E verteta zhytet por kurre nuk mbytet says:

    Analize e sakte, qe perputhet me te verteten qe e di shumica e popullit shqiptar, pjesa me europiane e shqiptareve ! Hajdutet mashtruesit vrasesit maskarenjte sigurisht kane mbushur radhet e PD jane keta shkaku i mjerimit ekonomik dhe krimit ne Shqiperi. Sabit Brokaj eshte veteran ne politik dhe nje nga deshmitaret kryesor te Tranzicionit shume te gjate ne Shqiperi. Sali Berisha eshte sinonimi i krimit i ardhjes ne pushtet me dhune intriga dhe vrasje ! Me kujtohet shume mire 2 Prilli dhe bej lidhjen me 21 Janarin kur Sali Berisha genjeu per 4 te vraret ! Tha : ” U vrane me Cader pistolet nga turma ” ” Uvrane nga ish- sigurimi i shtetit ” Ne fakt kete skeme te vrasjes nga turma ai e ka aplikuar vet ne 2 Prill 91 ! Pasi vetem keshtu mund te vinte ne pushtet, duke ja hedhur fajin te “tjereve” kundershtarit ! Gjithmone keshtu ka ber, ka akuzuar per kopilin tu a le ne dere “te tjereve ” Ato qe i ka ber vet ju a ka hedhur te tjereve me mjeshteri, me genjeshtra dhe intriga shpifje dhe vrasje ! Dhe ne gerhamat e fundit Sali Berisha nuk heq dore nga dhuna intriga shpifja dhe vrasja ! Eshte mjeshter binjak i djallit !

  4. Kombi says:

    Te luftosh per te hequr ministrin e brendeshem, me akuza fallco dhe me skenar dhe aktor teper ordinere ,eshte shume e turpeshme per Shqiperine . Ne sy te Europes dhe Amerikes, dalim njerez shume idiot ,pa kulture politike , pa moral . BERISHA , BASHA PO LUFTOJNE ME MULLINJTE E ERES .

  5. , says:

    ish krye prohorri tiku eshte nen hetim nga qeveria shqiptare,dhe per kete arsye ai nuk mund te kerkoje azil politik.shqiperia aderon per ne BE.ne shqiperi nuk ka lufte apo persekutim politik.

  6. era! says:

    Cfare ka thene ndonje gje qe nuk e dinim Apo bla bla bla vec per tu dukur ne opinion kur fillon e ze pluhuri Gjithmone ka qene nje frymor pa pike vlere vec me nje delir madheshtie qe e ben fare qesharak

  7. TRAPI says:

    AI U ARRESTUA NE GJERMANI…SI SHKOI NE TURQI???E DOROJE GJERMANIA GOMARIN….LLALLA..TE NGRIHET PARLAMENTI,,,PER KETE PUNE..PER SEITIN U BA NAMI.LOL..NA DEL SE I BEHET GJYGJI NE MUNGESE,,,

  8. fatekeqesia jone keta says:

    Po mire, Llalla ka ikur per azil ne Turqi, po sikur nje dite i gjati te ja kerkoje Erdoganit dhe ai te sillet pako postale ne Tirane, por jo me deshire si Izet haxhia?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje