Afganistan, piloti rus i zhdukur 30 vjet më parë gjendet i gjallë

3 Qershor 2018, 17:40Politika TEMA

Rreth 30 vjet pasi avioni i tij u rrëzua në Afganistan, një pilot i ish-ushtrisë sovjetike kërkon të kthehet në vendin e tij. Ai ka kontaktuar me autoritetet ruse për t’i ardhur në ndihmë të kthehet. Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga agjencia Ria Novosti dhe më pas u bë kryetitull në të gjitha mediat ruse.

Një pritje si ajo e Penelopës

Avioni i pilotit rus është rrëzuar në vitin 1987, gjatë luftës së Bashkimi Sovjetik nisi kundër muxhahedinëve (1979-1989). Gjatë kësaj periudhe dhjetëvjeçare, sipas shërbimeve sekrete ruse janë goditur 125 avionë. Në total janë 300 ushtarë sovjetikë që janë deklaruar të zhdukur në fund të konfliktit. Që nga ajo kohë, rreth 30 janë rishfaqur dhe janë kthyer në atdhe.

Në vitin 1987, sipas investigimit të bërë nga e përditshmja Kommersant, u rrëzua vetëm një avion dhe ai drejtohej nga piloti Sergej Pantelyuk. Vajza e tij, Larisa, e lindur dy muaj pasi i ati ishte nisur për në Afganistan, tregon se nënës së saj iu thinjën flokët brenda natës kur mori vesh se i shoqi u shpall i zhdukur. Nuk u martua kurrë, sepse priti kthimin e tij. “Mamaja ime mund të fliste për të pa lot në sy vetëm pasi unë mbusha 16 vjeçe”, tregon ajo.

Larisa sot është 31 vjeçe. Për vite të tëra, fati i babait të saj ka qenë tabu në familjen Pantelyuk.

Një zyrtar i ushtrisë ruse, Vyacheslav Kalinin, thotë se me shumë gjasa, piloti ndodhet në Pakistan, ku janë vendosur të burgosurit sovjetikë të luftës. Mendohet se ai është tashmë 60 vjeç. (TemA TV)

4 komente në “Afganistan, piloti rus i zhdukur 30 vjet më parë gjendet i gjallë”

  1. Grigor says:

    Kjo eshte tragjedi e vërtetë per pilotin rus dhe familjen e tij, por ne pergjithesi njerezve nuk u plas shumë. Bën më shumë bujë po u nda Noizi me atë që mban nga mbrapa.
    Por tragjedia me e madhe ne Shqipëri do ishte po t’i ndodhte gjë Petrit Vasilit dhe Ylli Manjanit. Mos o zot.

    1. Thanasi qe ta plasi says:

      Po a e di ti se kush do te ishte lumturia me e madhe ? Po ti ndodhte ndonje gje Edi Rames

  2. prokuror Wishinski says:

    Grigorn ,Bravo!
    Per tere keta Vasilet Mananet,Monat,Mehmetet e tere sharabajkat duhet te vendoset nje nen ne kodin penal jo te denohen me burg por te kene trajtim special shtepije dhe nje here ne dite ne rresht te parakalojne LAKURIQ ne buevardin e deshmoreve te kombit atje ku vrane 4 shqipetare se kerkonin BUKE!

  3. Edi rames ti rruajn topet,,,,lumturia me e madhe kur saliut ti hidhen hekurat, dhe celesat ne det ,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje