Turi i Llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam”, në qarkun e Shkodrës u ndal këtë herë në Dajç.
Në këtë bashkëbisedim me banorë të zonës ishin drejtuesi politik i qarkut, Ministri Ditmir Bushati, zëvëndësministrja e Shëndetsisë e Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli dhe zv.ministri i Bujqësisë Dhimo Koto.
Problematikat e banorëve të zonës së nën-Shkodrës janë përmbytjet, sistemi i kanalizimeve, shëndetësia dhe punësimi.
Në fjalën e tij, ministri Bushati theksoi se qeveria po punon për implementimin e një zgjidhje përfundimtare përsa i përket përmbytjeve në këtë zonë.
Ministri Bushati theksoi se është shumë e nevojshme që të komunikohet me banorët për ecurinë e procesit dhe hapat konkretë të ndërhyrjeve.
Nga ana e tij, zëvëndësministri i Bujqësisë Dhimo Kote shtoi se po punohet për pastrimin e Bunës me drag dhe derdhjen në det, cka mendohet se do zgjidhë përmbytjet në këtë zonë.
Qëndra Shëndetsore në Dajc është një nga më të mira të Shqiperisë -vijoi zv.ministrja Rakacolli, ndërsa shtoi se banorët e kësaj zonë janë shumë të kujdesshëm në kryerjen e check-up.
Zgjidhja me e mire u sabotua nga vete shkodranet me te ashtuquajturen, “Shoqate e Ambientalisteve”. Ajo ishte ndertimi hidrocentralit te Bushatit qe do bente sistemimin e ujerave qe dalin nga HEC-i Vaut te Dejes, perfitimin e shume hektareve te tokes apo dhe permiresimin e atyre ekzistuesve si dhe uljen e nivelit te ujerave te liqenit te Shkodres duke zgjidhur perfundimisht problemin e permbytjeve. Nga ana tjeter, vete banoret kane kontribuar ne perkeqesimin e permbytjeve, pasi kane ndertuar ne zona qe nuk duhet ndertuar, pasi jane nen kuoten maksimale te nivelit te ujrave qe ato mund te arrijne ne kondita te caktuara te motit si dhe nga shkaterrimi i argjinaturave dhe pritave te bera nga vete banoret, ku materiali i ketyre argjinaturave apo pritave eshte perdorur per ndertimin e shtepive qe thame me lart.