"Shqipëria në krizë, familjarët e Bashës pasurohen"

2 Qershor 2018, 16:44Politika TEMA

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka bërë kritika të forta në drejtim të kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të cilin tha se është shndërruar në këmbalec të Edi Ramës.

Sipas tij, opozita nuk ngjall shpresë te qytetarët, ndërsa Basha dhe Rama vijojnë teatrin  e radhës.

I ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, Kulluri theksoi se ndërkohë që flitet për krizë ekonomike, dhe shqiptarët po marrin rrugët, bizneset e familjarëve të Bashës po shtohen.

“Shqiptarët po marrin rrugët për bukën e gojës, ndërsa familjet e shefave të PD-së po të trashin xhepat. Kjo është kriza sot”, deklaroi Kulluri.

Gjithashtu ai theksoi se “çështja e mungesës së shpresës është nje cështje e vazhdimësisë së dështimeve ne vijim të zotit Basha në 5 vite opozitë, ku kuptohet që këputja e madhe qe  ajo 25 qershorit”.

Ndërsa në lidhje me protestën e javës së shkuar, Kulluri tha se ajo ishte një ndër seritë e zhgënjimit që vijnë radhë.

2 komente në ““Shqipëria në krizë, familjarët e Bashës pasurohen””

  1. Kaculi says:

    Jo vetem basha dhe pd por dhe ps me gjithe soje e sorollop (shiko si kan ndryshur shume ministra dhe deputet te tyre qe fimjet i shofim perdite neper tirane apo tani ne vere ne dhermi kur harxhojne nga 500€ dita) dhe ata te lsi i mbajne iso se u pasuruan sa deshen ne 8 vjet qeverusje ku tit vasili beri kerdine si minister dhe qe te qethte per nje vend pune ku dhe mona i mbushi gjithe pozicionet kyce me dibrane.
    A moj shqiperi te kam dhjere nuk te morra vesh njeher

  2. Kari-katuristi Kari-katuron 1 Kari-katurë Kara-kteristike says:

    Unë Lulin e kam shok
    Byrekun e bëjmë bashkë
    Vjedhjet i bëjmë tok.
    Unë Lulit i jap plot 14 milionë
    Dhe unë e mbaj timonin përgjithmonë.
    ——————————————————–
    Unë Liken e kisha shumë shok
    Byrekun e bënim bashkë
    Koncesionet i ndanim tok.
    Unë Liken ia u bëra president
    Dhe unë e mbaj timonin në këtë Vend.
    ——————————————————-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje