Historia e panjohur: Si u vra kundërshtari i egër i Ahmet Zogut dhe “krahu i djathtë” i Fan Nolit  

3 Qershor 2018, 09:29Politika TEMA

Nga Roland Qafoku*

Zija Dibra është nga viktimat e para të operacioneve që forcat e Ahmet Zogut kryen pas kthimit të tij në pushtet, natën e 24 dhjetorit duke gdhirë 25 dhjetori i vitit 1924. Kishte vetëm disa ditë që ishte rikthyer në postin e kryeministrit dhe një nga ata që u arrestuan si mbëshetës të Fan Nolit ishte kapiten Zija Dibra.

Një arrestim që më pas do të shoqërohej me vrasje në momentin, kur të marten e 6 janarit 1925, në orën 11.00 ai tentoi të arratisej.

SKENA E VRASJES

Me instiktet e një ushtaraku, Zija Dibra duhet ta ketë menduar disa herë arratisjen teksa një aspirant po e shoqëronte i vetëm gjatë transferimit të tij drejt Beratit në të cilin ai do të qëndronte si i internuar.

Në fshatin Harizaj të Kavajës, Dibra iu shkëput nga duart aspirantit dhe me shpejtësi hipi mbi kalin e tij dhe u largua po me shpejtësi. Thirrjet për të ndaluar ishin të pashpresa, por aspiranti nxori armën dhe qëlloi drejt Dibrës pa e menduar gjatë.

I vetmi plumb i dalë nga arma ishte fatal. Ai e goditi Zija Dibrën në kokë duke i shkaktuar vdekjen në vend.

AHMET ZOGU DHE ZIJA DIBRA

Konflikti mes Zija Dibrës dhe Ahmet Zogut ishte i vjetër. Ai zë fill që në vitin 1922, kur Zija Dibra u shpall në kërkim nga njerëzit e Ahmet Zogut. Dibra kishte qenë minister në qeverinë e Hasan Prishtinës dhe pothuajse i gjithë kabineti i asaj qeverie 5-ditore ishte në kërkim si persona që e morën pushtetin me kryengritje.

Në fakt, arratisja e Dibrës ishte më shumë pjesë e një organizmi për t’u hakmarrë ndaj Ahmet Zogut, për ta eliminuar atë dhe për të organizuar një kryengritje tjetër kundër tij.

Mbështetja më e madhe iu dha nga Myslim Peza, i cili e strehoi Dibrën në shtëpinë e tij në Pezë. Por ndërsa kishte mbëshetjen edhe të miqve të afërt të Pezës, Zija Dibra nuk e kishte këtë mbështetje nga njerëz të tjerë.

Studiuesi Sali Verdha në punimin e tij “Peza, shkëndijë e luftës partizane”, sjell disa herë përplasje të Dibrës me personazhe të njohura të kohës.

“Zija Dibra, i strehuar në Tresë, u mundua të organizonte një aksion kundër Zogut. Pikërisht për këtë qëllim në fshatin Tresë ai thirri Irfan Ohrin dhe Osman Balin të cilët hiqeshin si armiq të Ahmet Zogut. Myslymi aty, kuptoi se Irfan Ohri dhe Osman Bali i shmangeshin atentatit që mendonte Zija Dibra të organizonte kundër Zogut”.

Këtu shënohet edhe tradhëtia tjetër e Osman Balit ndaj të cilit Zija Dibra priste të bashkëpunonte me të për të eleminuar Ahmet Zogun, por në fakt të gjithë planin e Zija Dibrës ai ia tregon njerëzve të Zogut.

Kaq mjaftonte që Zogu ta shënonte emrin e Zija Dibrës me të kuqe, dhe ta shpallte atë si një nga njerëzit më të rrezikshëm për t’u arrestuar.

MISTERI I VRASJES

Në listën që Ceno bej Kryeziu e ka pranuar që i ka vrarë vetë madje me bekimin e ser bëve është edhe Zija Dibra.

“Unë e kam xanë, dhe kam vra anmikun tuej Marko Raspopoviçin… Unë kam vra Zia Dibrën, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, – për paqen tuaj e tonën.”

Mjaftojnë këto fjalë për të hedhur dyshime mbi vrasjen e bërë nga aspiranti. A ishte ai një kurth ndaj Dibrës, apo ishte me të vërtetë një vrasje e detyruar, kur Zija Dibra tentoi të arratisej? Si e para dhe e dyta, konvergojnë në një aftësi që duhet të kishte aspiranti: të ishte qitës i shkëlqyer.

10 fakte

1 Zija Dibra ishte një ushtarak i ushtrisë shqiptare me gradën kapiten që ka qenë gjatë gjithë karrierës së tij një kundërshtar i hapur i Ahmet Zogut

2 Zija Dibra mbështeti me armë dhe forca Fan Nolin në Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924, e cila solli largimin e Ahmet Zogut nga pushteti dhe nga Shqipëria

3 Zija Dibra u dënua me internim në Berat si pjesëtar i grushtit të Shtetit në Lëvizjen e Qershorit 1924

4 Zija Dibra ishte përpjekur disa herë që të organizonte kryengritje kundër Ahmet Zogut dhe ta vriste atë

5 Herën e parë Zija Dibra kishte organizuar forcat nën komandën e tij në vitin 1922, kur Ahmet Zogu ishte ministër i Brendshëm

6 Herën e dytë ishte në mars 1923 kur Zija Dibra bashkë me Elez Isufin sulmuan Tiranën me shumë forca nën komandën e tyre

7 Zija Dibra ishte pjesë e marrëveshjes dhe paqes që Ahmet Zogu dhe Elez Isufi vendosën në mars të vitit 1923 në kryengritjen e malësorëve ndaj qeverisë së Tiranës

8 Herën e tretë Zija Dibra kishte qenë pjesë e Lëvizjes së Qershorit 1924 që dëboi Ahmet Zogun nga pushteti dhe nga Shqipëria

9 Në vitin 1922 Zija Dibra organizoi vrasjen e Ahmet Zogut, por bashkëpunëtori në këtë komplot, Osman Bali, ia tregoi të gjithë planin Ahmet Zogut

10 Nga ky moment Ahmet Zogu e kishte vendosur emrin e Zija Dibrës në listën e atyre që synonte të eliminonte

10 mistere

1 Përse Zija Dibra nuk u largua në 25 dhjetor 1924 nga Shqipëria bashkë me mbështetësit e tjerë të Fan Nolit pas kthimit të Ahmet Zogut në Tiranë?

2 Përse Zija Dibra shprehej se kishte shumë garanci te Myfit Libohova që nuk u largua bashkë me ata që ishin nisur drejt Italisë?

3 Përse Myfit Libohova i kishte shprehur kaq shumë garanci Zija Dibrës? Nga kush e kishte marrë ai vetë këtë garanci?

4 Kur kishte këtë garanci përse atëherë u arrestua dhe u internua nga forcat qeveritare?

5 Çfarë nënkupton fakti që Ceno bej Kryeziu ka deklaruar publikisht se e ka vrarë ai Zija Dibrën?

6 Përse sipas Ceno bej Kryeziut serbët ishin të interesuar për vrasjen e Zija Dibrës?

7 A ishte vërtetë vrasja e tij eliminimi i një personi të arrestuar që tentoi arratisjen apo një kurth për ta vrarë?

8 Si ka mundësi që një person i cilësuar shumë i rrezikshëm të shoqërohej nga vetëm një roje?

9 Përse kur cilësohej një kundërshtar i rrezikshëm, Zija Dibra merr një dënim të lehtë për t’u internuar dhe jo dënuar me burg?

10 A ishte edhe statusi i të internuarit pjesë e kurthit për ta vrarë?

“Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”. Përgatiti për botim TemA.

9 komente në “Historia e panjohur: Si u vra kundërshtari i egër i Ahmet Zogut dhe “krahu i djathtë” i Fan Nolit  ”

  1. Pedro i ri says:

    Nese Shqiperia do te kishte vazhduar ne rrugen e republikes Parlamentare, Enver Hoxha nuk do te kishte justifikim per vendosjen e regjimit te tij diktatorial.

  2. Çika says:

    Ky Qafoku është një llapaqen !
    Nuk e di sa të sakta janë këto që shkruan per Dibrën , por , kam vënë re se , per ngjarje tepër të njohura e të pranuara nga të gjithë , ky ka qejf të futë intrigën , thashethemet , ekstravagancën – vdes për të na çuditur . Këtë e vura re veçanërisht kur na “ zbuloi “ të fshehtat e vrasjes së Avni Rustemit . Për të qenë interesant , ky i kthen faktet kokëposhtë dhe i interpreton ato sipas mëndjes së tij kretine .
    Qafokut , per mua , s’duhet besuar , nuk është serioz !

  3. Patriot Mekembenetok says:

    Paska qene allçak, i ngrati. Kapiten Dibra paska dashur te vrase A. Zogun disa here. Perseri Zogu nuk e vrau (si bente Enveri), por e internoi. Dibra perseri komplotonte te vriste Zogun. Çfare priste i ngrati, qe Zogu ti jepte ndonje dekorate?

  4. Nemezi says:

    Lindin ca pyetje qe ne paragrafin e dyte:
    I kujt ishte kali qe i hipi?
    Çfare aspironte ky aspiranti? Çfare ishte?
    Pas kesaj nuk shkova.me tutje se duket si tregim pijanecesh analfabete ne mejhane kur kane mbaruar mezen dhe e shtyjne vetem me raki

  5. emigranti says:

    Cfare ka ketu per tu cuditur?
    Theu urdherin ushtarak,pasi kish marre pjese ne kryengritje me arme ( ne mars 1922 dhe jo 1923 ) dhe u fal, mori pjese ne grushtin e shtetit 1924 dhe u burgos, tentoi te arratiset nga burgu dhe u vra.
    Qafuku si vazhdues I historiografise Enveriste kerkon te ule personalitetin e Zogut, president, duke I vene perballe nje aventurier kokerisur.

  6. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    zogoli ashu si ishte, njihet si riformator I Shtetit Shqiptar POR, me largimin e Vatanit I shumezoj te gjitha me zero prandaj edhe permendorja e tij duhet me falni per shprehjen shurrosur cdo mengjes.
    Po si tja bejme me vilat e ngritura me ndihmat Italjane qe I ka mare leka sot ne pronesi a po heton ndokush?

  7. Anton says:

    Ai Eshte derguar vetem qe te vritet dhe mos te jete deshmitare dhe eshte vrare pa paralajmerim dhe ska tentuar te arratiset se ky Ishte me snajper qe e goditi ne Koke,haha

  8. emigranti says:

    Largimi I mbretit jashte vendit ishte veprimi I vetem patriotik.
    Mundesite e tjera perballe fuqise ushtarake pushtuese ishin te kapej rob ( pas nje rezistence jo te gjate, pasi italianet ishin shume me te fuqishem se ne ) dhe te asgjesohej, ose te neneshkruante kontraten qe I paten bere presion me kohe italianet per ta neneshkruar, duke marre me vete vulen e kolaboracionistit, pra te tradhetarit, sic u damkos mbreti belg.
    Ai zgjodhi rrugen qe ndoqen te gjithe drejtuesit e vendeve te pushtuara, duke I shpallur lufte okupatorit dhe duke mos rene ne duart e tij.
    Edhe De Goli gjate luftes jetonte ne Angli, por pas saj u shpall hero I Frances.

  9. ELIOT says:

    JO EMIGRAND …..KOMUNISTAT DONIN QE ZOGU TI LENTE FLORIJTE QE E NVERI DHE BANDA E TIJE PREJ KRIMINELASH TE PERFITONIN TE CONIN FEMIJET JASHTE ME DOLLARET GJELAT QE DO TE LLENTE ZOGU …DO TE BENTE VILA ME PISHINA ENVRI MEHEMTI KADRIU BEQIRI …COBANET DO TI BENIN RRUSHE E KUMBULLA …DHE POPULLI ….PRAP DO TI BLENTE USHQIMET ME COPA LETRASH …KJO ESHTE TEORIA E COBANEVE BOLSHEVIKE ..HITLERI JA MORRI TE GJITHE PASURITE EUROPES … PRANDAJ EDHE NE SHQIPERI DO TE BENTE NJESOJ …ME GJELAT E ZOGUT DO TE BENTE ARME …. V 2 PER SHEMBULL …QE SE BERI DOT SE SI DOLEN ARI ..FLORIJTE ..DHE KY ROLAND KOQJA ….. NE VEND QE TE NA TREGOJE KRIMET E KOMUNISTAVE ……. NA TREGON GJERA QE BREZI YNE SI KA JETUAR …. ZOGU ISHTE SHKOLLE E VJETER … DHE KU I MESOI KETO GJERA KY FILLOZOFI …JA TREGON PARTIA ME NEXHMIJE HOXHEN ….QE RREN SA HERRE MERRE FRYME ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje