ANALIZA/ Europa ime: Dështimi i një gjenerate në Jugosllavi

3 Qershor 2018, 20:10Rajoni TEMA

Nga Dragoslav Dedović

Ndoshta studentët në qershor 1968 në Beograd nuk e dinin aq mirë në fillim se çfarë dëshironin. Por ata e dinin shumë mirë se kundër kujt ishin. Ata protestonin kundër rritjes së pabarazisë, kundër ndalimeve të shprehjes së mendimit dhe dhunës brutale të policisë. Në ditët e qershorit edhe kërkesat e tyre e qartësuan: Më shumë pjesëmarrje. Një shoqëri më të drejtë. Më shumë liri. Më shumë socializëm –por ndryshe.

Për ironi të fatit studentët arritën shumë pak për vete. Ata kërkuan ndër të tjera një pagë minimale për punëtorët. Shumica e punëtorisë nuk e kuptonte avangardën studentore. Gjatë pushtimit shtatëditor të Universitetit në Beograd, firmat e mëdha rekrutuan mes punëtorëve trupa të gatshme për rrahje, nëse do të ishte e nevojshme. Nuk qe e nevojshme, sepse Tito e mori situatën në dorë, duke u dhënë studentëve pak a shumë të drejtë. Më e keqja, një larje llogarish me përgjakje u pengua. Protestuesit ndjeheshin të konfirmuar. Por ishte një fitore si e Pirros. Nga këndvështrimi gati 25-vite pas luftërave të Jugosllavisë, kjo fitore rezulton një dështim katastrofik.

Alternativa e vdekur që në lindje

Pasi Tito, udhëheqësi legjendar partizan dhe president deri në fudn të jetës u brohorit nga studentët, protestat u zbehën. Hapi tjetër ishte prerja e filizave të para të liberalizimit ekonomik. Në të njëjtën kohë partia e forcoi kontrollin ndaj skenës kulturore. Disa drejtues të studentëve, si Vladimir Mijanovic, i njohur si „Vlada” e paguan guximin e tyre me burg dhe ekzil. Tetë profesorë të Fakultetit të Filozofisë në Beograd që u shpallën fajtorë si nxitës të protestave u larguan me dekret nga universiteti.

Megjithatë diçka u vu në lëvizje. Filmi i ri jugosllav, i përmbledhur nën nocionin „Vala e zezë”, muzika e re rock, letërsia më e guximshme – të gjitha këto megjithë ndalimet nuk u penguan dot. Librat e shkrimtarëve të „Shkollës së Frankfurtit” u përkthyen, dhe vazhdoi edhe ballafaqimi kritik me marksizmin dogmatik.

Epilogu jugosllav në vitet 80-të

Tito ndërroi jetë në vitin 1980. Dhjetëvjeçari që pasoi ishte një përzierje e retorikës së konsumuar socialiste me nëntone nacionaliste gjithnjë e më në forcim, një përkeqësim i madh i gjendjes ekonomike dhe një lirie që nuk kishte ekzistuar më parë. Në librari dhe biblioteka gjeje të gjithë disidentët e Lindjes si edhe qëndrime kritike të perëndimit. Për të jetuar njerëzit kishin shumë pak. Por mund të mendonin disi të lirë dhe të udhëtonin pa pengesa.

Në këtë vakuum u krijua shpresa e gabuar, se është i mundur demokratizimi pa dhunë i Jugosllavisë. Por komunistët jugosllavë e kishin goditur dhe margjinalizuar alternativën shoqërore dhe politike të ngritur në vitin 1968.

Në fund u konfirmua diagnoza lakonike e disidentit të njohur jugosllav të epokës së Titos, Milovan Djilas: Rrugëdalja e vetme e komunizmit do të jetë nacionalizmi. Viti jugosllav 1968 dështoi në përpjekjen e tij për një socializëm demokratik.

Mashtrim makiavelist

Në vitin 2018 këtij përcaktimi mund t’i shtosh edhe një dozë ironie: Mund të ndodhte më keq, si në Perëndim për shembull. Avangarda e viteve 68 e mori pushtetin në vitet 90-të në Berlin, Bruksel, Uashington. Por çfarë ndodhi me idealet e tyre për „marshimin e gjatë përmes institucioneve?”

Javier Solana, një spanjoll i ri, kundërshtar i vendosur i diktaturës së Francos dhe socialist i bindur, disa dekada më vonë si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dha urdhrin për bombardimin e Jugosllavisë. Joshka Fischer, një djalë kasapi dhe luftëtar në rrugë themeloi një parti pacifiste, të cilën përmes keqpërdorimit të fjalës Aushvitc e futi në kursin e luftës. Dhe Bill Clinton, një baptist amerikan, aktiv në lëvizjen për të drejtat e njeriut dhe kundër luftës në Vietnam, dha urdhrin për bombardime bashkë me ish-pacifistin gjerman dhe spanjoll.

Ndërsa Vlada, revolucionari në Beograd nuk do të marrë ndonjëherë ndonjë titull doktor nderi apo një honorar të majmë për një leksion mbi vitet 68. Fantazia e tij nuk synoi pushtetin, prandaj edhe nuk mund të dilte një ditë si mashtrim makiavelist.

Dragoslav Dedović është poet, gazetar dhe përkthyes. Ai ka lindur në Serbi, është rritur në Bosnje-Hercegovinë. Vite me radhë ka drejtuar redaksinë serbe të Deutsche Welles. Dragoslav Dedovićpërkthen poezi dhe shkruan tekste eseistike në gjuhën gjermane.(dw)

8 komente në “ANALIZA/ Europa ime: Dështimi i një gjenerate në Jugosllavi”

  1. shushica says:

    Ata dhane urdher per bombardimin e Beogradit ,sepse Beogradi vrau njerez te pafajshem ne Bosnje ,Kosove ,thjesht sepse kerkonin pavsresine .Pra ata ishin kunder barbareve ,nuk e tradhetuan kauzen e tyre per liri te 68 …Klinton ishte kunder luftes ne Vietnam,,dhe natyrisht ishte edhe kunder luftes se serbeve ne Kosove .Po kedhtu edhe Solana dhe Ficher.Ata nuk mashtruan ,ata demonstruan ata qe ishin ne rini .Nuk e di ,i kupton Tema apo jo disa analiza te helmuara apo jo….

    1. UjkuTomorrit says:

      Tema eshte fletushke pro serbogreke.

    2. Alpet.al says:

      Faleminderit “shushica”,
      Komenti yt eshte ekselent, ne permbajtje, ne artikulim dhe si replike.
      Si replike, se pari ndaj autorit te shkrimit, Drogosllav Dedovic i cili, jeton e punon ne Gjermani si punonjes i DW, i cili shenon formalisht ne CV-ne e tij se ishte kunder luftrave ne Jugosllavi, por qe ka mbetur po aq “serb” ne kredon e tij shovene, sa edhe Shesheli, Mlladic apo Karaxhici. Ky shkrim i tij e provon katerciperisht kete kredo.
      Ky shkrim i tij eshte edhe nje rrefim i hapur, sado elokuent dhe reflektues ne paraqitje, i dhimbjes se pasherueshme te zerave perfaqsues te inteligjencies se shoqerise serbe, brenda e jashte Serbise, per humbjen e rende te egos dhe krenarise militare dhe revanshistete tyre dhe thyerjen endres per Serbine e madhe, nga goditja zeusjane e Nato-s.
      Ky shkrim i Dragosllav Dedovic-it, njeherazi, krahas elegjise per kete humbje, eshte nje thirrje, nje joshje per te mbajtur gjalle dhe per te aktivizuar lobet e fuqishme proserbe te rrenjosura heret ne kryeqytet me te medha evropiane, qysh ne kohet kur Ballkani i zbrazur nga otomanet, perkatesisht trojet e banuara nga shqiptaret, u coptuan dhe u ndane si prika te majme per shtetet sllave, satelitet e Rusise cariste qe zoteronte balancat e fuqive dhe vendimeve te fuqive te medhe te Evropes.
      Dhe se dyti, komenti yt zoti “shushica”, eshte edhe nje replike e terthorte dhe therese, edhe per ato media, gazeta, redaktore a moderatore, qe i sjellin publikut tone shkrime te tilla, me se shumti te pa shoqeruara me shenime sqaruese dhe replikuese, qe krijojne psiken dhe ndjenjen e fajit nder shqiptaret naive, per padrejtesine qe na i qenkesh bere Serbise me sulmet e Nato-s, ne mbrojtje te popullit te Kosoves te rrezikuar per spastrim dhe eliminim nga planet genocidiste gjaksore te shovinisteve serbe.

  2. Marku says:

    Jugosllavia a atehersheme si dhe Serbia e sotme sjane asgje tjeter vecse geto sllave dhe antishqipetare te cilat u krijuan ne Baze te spastrimit etnik dhe gjenocidit te kryer ndaj kombit te vetem autokton te ballkanit , kombit shqipetare .
    Nuk eshte e cuditshme se si “intelektualet” serbe flasin me nostalgji per jugosllavine e tyre te dashur , jugosllavi ne te cilen fashistet sllavo -serbe kishin cdo aspekt te jetes nen
    kontroll. Kjo mbeturine sllave e quajtur “jugosllavi” ishte personifikimi I vuajtjeve dhe persekutimit 100 vjecare ndaj gjysmes se kombit shqipetare . Bombardimi I beogradit mishngrenes do te mbetet ne histori si nje nder aktet me humane te SHBA ve dhe Britanise se madhe , te cilat faktikisht ishin inicjatoret e gjunjezimit te serbise fashiste .
    Shqiperia dhe Kosova duhet te marrin shembullin e Kroacise trime , duke rritur kapacitetet ushtarake ne menyre qe ti marrin serbise monopolin e superioritetit ushtarak ne ballkan .

  3. UjkuTomorrit says:

    Nese ka NJE shtet qe deri me sot NATO DHE AMERIKA KAN BERE MIRE QE E KAN BOMBARDUAR ai shtet eshte pikerisht serbia. NJE shtet nazist me politika DHE kryekriminel lufte qe per nga egersia DHE hitleri do i kishte zili.

    Biles NATOS DHE AMERIKES NUK I FALET QE KTO BOMBARDIME NUK I BEN QE ME LUFTEN NE KROACI E BOSNJE KU TERRORI DHE BARBARIA SERBE U PAN QARTE.

  4. Ylli says:

    Eshte e habitshme por ne asnje artikullshkrues serb nuk gjej pranimin e fajit ndaj shqiptareve te Kosoves ndaj boshnjakeve apo kroateve.
    Ose jane nacionaliste te terbuar ose ne rastin me te mire te moderuar.Por qartazi ,pranim te fajit nuk ka.
    Nacionalizmi eshte semundja kombetare serbe.E pasherueshme deri ne neveritje.Kuptohet qe ka perjashtime ,por 90 % e serbeve mendojne njelloj ,simptoma te nje shoqerie te mbyllyr.Prandaj Tema mos botoni keto paçavure gjoja liberale serbe.
    Nese do kerkonin falje,diçka mund te ishte ndryshe !

  5. astrit says:

    shkrimi do ishte me i kuptushem po te kishte rrjeshta dhe per Sllobodan Milloshevicin e nacionalizmin fashist serb

  6. Shqiptari nga Kosova says:

    Ky Dragosllavi e kuptuaka lirine njeanshmerisht. Per liri e per te drejta shoqerore luftohet zoti Dragosllav. Here me protesta, here me greva, here me mosbindje civile, her me organizime klandenstine e here edhe me bombardime. Varen se ne ç’shkalle eshte paknaqesia e dikujt. Ndikojne gjithashtu kushtet e rrethanat e caktuara te cdo populli. Ty te ardhkeka keq qe disa pacifiste e sicialiste me bindje paskan dhene urdher per bombardimin e Beogradit..!!!!! Po si te ndalej ndryshe lubia Millisheviç..? Ah po. Sikur ne vet te ishim te zotè te luftonim e te fitonim vet,ndryshe do ishte puna. Por ne nuk ishim te pregaditur, ka shume arsye;moseseriioziteti, naiviteti, besimi se bota na ndihmon e neve na mjaftonte te thoshim: poshte Millosheviçi, duam liri, duam pavaresi etj. Paknaqesia e popullit( ne kete rast eshte fjala per shqiptaret e Kosoves) duhej kanalizuar drejte e me seriozitet. Kjo nuk u arrit. Askush nuk po e thote te verteten. Duhet ta pranojme se ne deshtuam, si Kosove se pari por edhe si komb qe te bejme lufte ne shkalle te gjere. Dikush mund te thot: po ku te kish le bota. Per luften per liri nuk pyetet askush. Prandaj deshem s’deshem duhet te falenderojme ata pacifiste, sicialiste qe ju bombarduan ju zoti Dragosllav , se perndryshe sot Kosoven do ta kishit komplet tuajen..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje