Ambasadori italian: Vëllai i Fatmir Xhafajt do të lirohet shumë shpejt nga burgu. Nuk kishim interes të kërkonim ekstradimin e tij

5 Qershor 2018, 20:29Politika TEMA

Agron Xhafaj po e vuan dënimin e tij për trafik droge në burgun e Çivitavekias, pranë Romës në Itali. Por ai nuk do të qëndrojë në qeli 7 vjet e 2 muaj, sa kishte vendosur Gjykata e Kasacionit në vitin 2012.

Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo sqaron për televizionin Klan se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është dorëzuar vullnetarisht në Policinë Kufitare italiane, por flet për një masë tjetër dënimi.

“Personi është dorëzuar vullnetarisht në Policinë Kufitare të Fiumicinos dhe është transferuar në burgun e Civitavecchia pranë Romës, ku do të vuajë dënimin.

Pak a shumë dënimi ishte 4 vjet e dy muaj. Pasi vuajti një muaj, në kohën kur u arrestua mbeten edhe 4 vjet e 28 ditë.

Në të tilla raste nëse i burgosuri bën kërkesë mund të lirohet shumë më herët se kjo datë.

Nuk e di si do të zhvillohet çështja, por me shumë mundësi periudha që duhet të kalojë në burgim do të jetë shumë më e shkurtër”.

Diplomati italian sqaron edhe përse nga shteti italian nuk është pati kërkesë për ekstradim për Agron Xhafajn.

“Personi është dënuar në Itali, por sipas rregullave të brendshme italiane, kur dënimi nuk kalon një masë të caktuar nuk kërkohet ekstradim, sepse impenjimi për këtë kërkesë është shumë më i madh se mundësia që të vuhet një dënim kaq i shkurtër.

Kemi mijëra raste të tillë dhe ky nuk është një përjashtim.

Dënimet me pak se 3 vjet nuk vuhen në burg nëse nuk ka përsëritje të krimit.

Ndërsa për ato mbi 4 vjet shkohet në shërbime sociale, gjithsesi nuk shkohet në burg.

Dënimet që nuk e kalojnë këtë masë nuk konsiderohen mjaftueshëm të rënda për të justifikuar procedurën e ekstradimit”.

Agron Xhafaj u dorëzua në Itali më 16 maj, pak ditë pasi opozita publikoi dosjen e tij me dënimin për trafik droge dhe një audiopërgjim, që sipas saj e implikonte atë në një tjetër rast të trafikut të drogës kohët e fundit në Shqipëri.

Opozita akuzoi ministrin e Brendshëm se i ka ofruar mbrojtje të vëllait dhe kërkoi dorëheqjen e tij, por këto akuza u hodhën poshtë nga Xhafaj dhe mazhoranca.

7 komente në “Ambasadori italian: Vëllai i Fatmir Xhafajt do të lirohet shumë shpejt nga burgu. Nuk kishim interes të kërkonim ekstradimin e tij”

  1. Moni says:

    …. pra BASHA duhet denuar me BURG per “shantazh politik te Qeverise” dhe “Destabilizim e SHQIPERISE “

  2. Luli says:

    Hikni Shqiptare sa me shpejt nga ai vend se eshte gjynah tju shkelin me kembe sigurimsat si Sala,Ruçi XHafa e shume te tjere si keta gjak piresa.

  3. Hosteni says:

    Aha….pra qenka ne burg.

  4. Alban says:

    From: Alban Dega
    Date: May 24, 2018 at 09:04:55 EDT

    KUR UA PSHURRIN GAZIN NE BUZE !
    … apo qeshe ne mire kush qesh i fundit !

    SHQIPERIA QE DUAM UA NXIU, UA PSHURRI NE BUZE GAZIN ATDHERRENUESVE E ATDHESHITESVE TE SHQIPERISE ME KRYEPESHKUN SALI BERISHA NE KRYE!

    Mendime me vargje

    FATMIR XHAFAJ VERSUS SALI BERISHA !

    – “Fuqia e ligjit” perballe Sali Luigjit !
    – Nje shembull i duhur per
    Shqiperine qe duam !
    – Nderi kombit perballe turpit te antikombit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Fatmir Xhafaj e dorezoi vellain tek Ligji, tek Shen Drejtesia !
    Krenar per modelin qe na mungon:
    Askush nuk eshte mbi ligjin !
    Kryepeshku Sali Berisha i dorezoi djersen e gjakun, pasurite e popullit … qeverine, mbare shtetin shqiptar

    Tek i biri,
    Tek e bija,
    Tek Jamserbi
    Tek Liria
    Tek Gangsteret
    Tek Mafia !
    Tek Milloshi
    Tek Serbia
    Tek Fazlici
    Tek Greqia
    Shqiperine Qelibar
    E dorezoi Kandahar!
    I vu zjarrin
    I vu flaken
    I vu minat
    Dhe patllaken!
    E beri Kukurec
    Jug Veri
    E ktheu Gerdec!
    Per karrike
    Vrau Azemin!
    Per pushtet
    Vret dhe
    Shkelzenin!
    Se me thone
    Sali Berisha !
    Kryepeshk
    Bishe permbi bisha!
    O Shqiperi
    Nenen ta … ifsha !
    Nene mbi nene
    E kam Serbine
    Nafte e Arme
    I dhashe Serbise
    Otranton
    Kalit te Trojes
    Jam Mareshalli
    I Beogradit
    Jam Toptani
    I Tropojes !
    Vras me plumba
    Vras me fjale
    Me buzagaz
    Para e mbrapa
    Mua me ndjekin
    Mijera kamikaze! Nga Saranda ne Tropoje. Ua pshrren gazin ne goje !
    Jam Zogolli
    Nga Tropoja
    Kurre pa rre
    Une per se gjalli
    nuk e nxjerr
    Nje fjale nga goja!
    Vras me plumba
    E vras me fjale!
    Gjithcka e bej
    per Ligjin
    Sepse ligj mbi cdo ligj!
    Kam Shkelzenin !
    Kam Saliqin !
    Yll Polar e kam
    Luigjin !

  5. Shqiptari nga Kosova says:

    A ka mundesi F. Xhafaj te kete korruptuar autoritetet italiane..!!!!

  6. Babaçja says:

    Or çuna, or italian, po mos i bini ne qafë vëllait te Mirit, se është çun i mirë.
    Nuk e shifni si dorëzohet vet, si e degjon fjalen e te vëllait.
    Ai ben cfare i thon, eshte dele. I thon ço drogën, e çon, i thu ik dorzohu, e bën.
    Vini mor dorën në zemër per vellan e Mirit.
    Me dukket se do ta lirojn, seç kam nje parandjenje, italjanet jane zemer mire

  7. joel shkodra says:

    E ç’rendesi ka kjo pune tani se sa dite burg do te beje! Hidhet e perdridhet tani ambasadori per te justifikuar mos ekstradimin. A din te ma thote kush perse ky vellai i Xhafajt u dorezua tani e jo kur ishte koha (meqe paska qene kaq i ndershem!)? Perse u desh te fliste opozita qe ai te dorezohej? Po sikur opozita te mos fliste? Ai prape ne Vlore do te ishte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje