Rasti “Kasmi” në komisionin e medias: Ja cila qe qasja e PD-së për 21 Janarin

5 Qershor 2018, 16:43Politika TEMA

Shfaqja e një ditë më parë në komisionin e medias, ishte ndër më të shëmtuarat e politikës shqiptare.

Deputetë që replikonin mes tyre me një fjalor që tradhëtonte çdo kriter, dijeje, morali apo etike, për të qenë në atë pozicion.

Shkak ishte rasti i Blendi Kasmit, kryeredaktorit të RD-së, dëmtuar fizikisht gjatë protestës së 26 majit.

PD, siç dhe është në natyrën e saj, ka një mungesë të theksuar finese kur ndërton kauza e përgjithësisht bën politikë.

Kështu po i qaset dhe rastit Kasmi, jo një gazetar i pavarur por kokë e këmbë i tyre politikisht, i cili qartazi nuk është goditur për shkak të statusit të gazetarit, por si një protestues i rëndomtë në një përballjeje fizike me policinë, me një mes një gardh hekuri.

Ai nuk është një figurë e njohur publike aq sa polici që ka hapur krahun ndaj tij me shkop gome, ta ketë bërë këtë me vetëdijen se po godet kryeredaktorin e RD-së. Tjetra: pozicioni fizik i Kasmit në atë moment nuk e fut tek gazetarët por tek protestuesit.

Gazetari është vërtet brenda ngjarjes, por fizikisht në distancë me të, për ta patur dhe vizualisht me në kontroll dinamikën e saj.

Pa llogaritur më pas mungesën e një shenje identifikuese, qoftë dhe të një aparati fotografik klasik, që në të tilla raste, edhe në mos e patç dokumentin në qafë, të tregon se je aty me mision informues e pasqyrues. Mjafton kaq dhe çështja e tij mbyllet.

Për logjikën e thjeshtë. Ndërsa për atë politike që jo domsdoshmërisht është logjikë, teatri mund të vijojë pafundësisht.

E pos kësaj, debati nxorri në pah dhe njëherë atë që ende nuk është qartësuar nga ana e PD, në kuptimin zyrtar: si e sheh ajo 21 Janarin, jo në aspektin politik por atë penal, referuar katër viktimave të asaj dite?

Siç dihet tashmë, kur vjen 21 Janari, PD nuk ka asnjë deklarim, pra asnjë qëndrim, për atë që prej saj, duke u nisur nga deklarime të fragmentarizuara personazhesh të saj, siç dje në komision, konsiderohet si “tentativë për marrje pushteti me dhunë”.

Një ditë më parë ishte z. Spaho që e deklaroi këtë. Ndërsa znj. Vokshi e z.Boçi i mëshuan qëndrimit, edhe ky i njohur, e i konsumuar gjithashtu, se ishte PS që i çoi njerëzit aty.

Por kjo është përgjegjësi politike e jo penale. Vrasjet janë vetëm penale, pasi as ligjshmërisht e as politikisht nuk ishin të përligjura, nisur nga vendndodhja e viktimave dhe protagonizimi i tyre momental në raport me të tërën.

Më saktë, janë vrarë në pozita sehirxhinjsh.

Pra, PD dje e shprehu qëndrimin për 21 Janarin nëpërmet tre deklarimeve: “akoma ju me ‘fajin e ka Berisha’” (znj.Vokshi), “ju i çuat njerëzit atje”, (znj.Vokshi dhe z.Boçi), “donit të merrnit pushtetin me dhunë” (z.Spaho).

Dhe në këtë trio qëndrimesh, në asnjë rast nuk komentohen viktimat, por shmangen qëllimisht dhe krejt lexueshëm atoa.

Pa llogaritur më pas të gjithë atë proces manipulativ ndaj provave, ku dhe për këtë PD kurrë nuk deklarohet, me një qëndrim që do ishte: “jo, asgjë nuk është prekur”.

Edhe në këtë rast del në pah loja me standartet e dyfishta nga ana e PD-së. Diçka që po e rrënon çdo ditë e më tepër…(tesheshi)              

5 komente në “Rasti “Kasmi” në komisionin e medias: Ja cila qe qasja e PD-së për 21 Janarin”

  1. selvia says:

    O kriminel te PD se ne kete parti vetem hajdutet dhe krimilelet kane mbetur perse talleni me 4 te pa fajshem te 21 janarit duke na treguar gervishjen e keti krimineli qe dhe po ta kishin vrare mire do bonin se sic thoni ju maloket gjaku me gjak. Vrate 4 bije nonash dhe nuk u denua njeri dhe kjo dihet se i pari qe duhet denuar eshte SALILULI…..

  2. Berti says:

    Vetem me arsyetimin qe perdorin per 21 janarin dhe mosnjohjen e pergjegjesise penale per vrasjen e 4 qytetareve populli nuk ka per ta votuar kurre me kete parti.

  3. Johani says:

    Se dikush qe i thot vetes intelektual do te mund te bente ate qe beri ate dite ky gazetari une dhe gjithe bota nuk do ta mendoja kurrz,e si ka dtyre ky i paftyre te thot se policia kishte plan per ta likuiduar kur shifej qarte se si i shante policine,si i i sulmonte dhe i godiste dhe pa fije turpi shkon edhe para komisionit parlamentar,a e di ky gazetar se ka femije dhe e kane pare ate dite si nje kriminel qe hidhej ndaj policise ,sa per vokshin dhe ata komegzt e saj demolrat e dinim se jane kriminel dhe gjakpires por ama dikush qe pretendon ti informoi qutetaret te jete kaq i marre se kisha menduar kurre edhe pse tashme e gjithe bota e kuptoi se per te qene ne PD duhet te jeshe kriminel por ama mendoja se sepaku ata qe merren me media kane turp te jene kriminel,e ky kryeredaktor apo kryekriminel si doni thirrne na ka bindur se eshte vetem nje nga pjella e ndyre e dyshes sali berisha e lul basha qe siq duket qenkan mbarsuar me millosheviqin aq shume sa e paskan flliqur vendin dhe kombin me kriminel si ky gazetari i vokshit,alibeajt e nokes e salijanit,kriminel i pari kriminel i fundit.

  4. tomorraku says:

    Ky “barbari” ka shkelur gardhin , prandaj sipas Sali Berishes , idhulit te tij Duhej te ishte vrare!

  5. redi says:

    po ky esht dru me pre, shiko ca surrati ka si gorille ca lidhje ka me gazetarin ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje