LSI iu përgjigjet "akuzave" për pasurinë e deputetëve: Çdo muaj kemi disa shpërblime

5 Qershor 2018, 10:01Politika TEMA

Deputetja Kejdi Mehmetaj iu përgjigjet akuzave për pasurinë e deputetëve të LSI.

Lidhur me akuzat e deklarimit të pasurisë për deputetët e LSI dy ditë me parë, nga të cilat vëreheshin shuma të mëdha për shpenzimet e karburantit, komunikimet telefonike si dhe dietat e udhëtimeve, deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj sqaron burimin e tyre.

E ftuar në emisionin Debati në Channel One, të gazetarit Roland Qafoku, Mehmetaj sqaroi:

“Vetëm për të sqaruar,ato nuk është se i kam shpenzuar unë, ajo është pagesa mujore që merr një deputet.

Dhe e kemi të gjithë njësoj.

Deputeti çdo muaj merr pagën e tij bazë që është e barabartë më pagën e një nënpunësi të lartë të çdo sektori tjetër të administratës dhe krahas kësaj për çdo muaj kemi disa shpërblime, domethënë tip djetash ku futen shpenzimet për udhëtime etj, dhe e gjitha kjo prapë nuk shkon sa një rrogë tjetër e një zyrtari të lartë.

Po të kisha punuar në profesionin tim, do e kisha pasur rrogën më të lartë.”

6 komente në “LSI iu përgjigjet “akuzave” për pasurinë e deputetëve: Çdo muaj kemi disa shpërblime”

  1. Turi says:

    Kete burrin ne mes me fustan blu ku e keni gjet, apo e keni marr me qera nga Presidenca?

  2. hysa says:

    E cfare profesioni ke ti moj bibe? Provoje dhe shife se sa rroge do te marresh, apo nuk e ben se do ti sherbesh popullit!!! Hajdute, si nuk keni turp e flisni, kujt ja thoni, apo ne hame bar ndersa ju jeni te ardhur nga qielli.

  3. Xhike says:

    Mire o bebe
    Po leri gjysmat te varferve
    Libreze pune direkt deputete vetm ne LSI ka

  4. rexha 10 says:

    PO te kishte halla K…………… E do e kisha me te madhe ,thote Mehmetaj. PO TE PYESNI PRESIDENTIN,TE JEPE TE NJEJTEN PERGJIGJE.
    KETA JANE SSORRAT QE POPULLI KA MBI KRYE.
    MEHMETA J : MUNDET TE NA THUASH ,SE CFARE PROFESIONI KE?. UNE TE PERGEZOJ VETEM ,PER NJE GJE .
    JU I KENI MESUAR PRESIDENTIN ME KERCY VALLEN MYZEQARE.
    PRESIDENTI I REPUPLIKES TE MESOI TY VALLEN E BAFTIARIT.

  5. raul says:

    ik moj bibe se je fytyre e shpifur , dhembecakalle je e urryer kur del ti nxin ekrani moj sygjarper , shko bej ca pushime ne haremin veror te Jales se je lodhur ca si shume duke dhene mend per arsimin oh pika sa e uuryer je,,,,

  6. Jimi says:

    Fati e deshi qe kjo biba te jete aty ku eshte dhe ne te jemi ketu ku jemi! Fale fatit dhe jo mendjes kjo biba perfiton rroge te majme? Po sikur kjo te mos mjaftoje marrka shperblime, djeta honorare te ndryshme, dhurata, se duhet dhuruar ketyre se lodhen shume per kete milet!? Por cudi e madhe, neve varfanjakeve, qe e mbushim dhe s’e mbushim barkun, nuk njohim, rroge minimale, diskriminuse jo e jo, por, edhe ate palo asistence qe ligji ta njef, duhet ta merritosh!? Jetojme ne sistemin e merritokracise dhe vetem nese e merriton do te rrosh ne te kundert…..?! E keqja me e madhe eshte se kjo biba merre kaq shume shperblime e honorare, saqe per ne varfanjaket nuk tepron as edhe per lemoshe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje