Saga Fevziu dhe fillimi i fundit i emisioneve tallava

5 Qershor 2018, 09:44Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Përfolja për largimin e gazetarit Blendi Fevziu nga televizioni Klan, pavarësisht përpjekjeve të miqve të tij gazetarë për ta paraqitur si eveniment, kaloi pa u vënë re, ashtu sikurse blerja e supozuar nga Top Channel nuk është një ngjarje e merkatos televizive.

Duke folur historikisht, Fevziu dhe brandi i tij Opinion është themeluesi i debatit televiziv i ndjekur vetëm një vit më vonë nga “Dritare” i Rudina Xhungës. Për shumë vite ata do të mbeteshin të vetmet tribuna elitare të komunikimit të politikanëve me publikun por edhe të debateve televizive mes gazetarëve dhe politikanëve apo specialistëve, dhe publiku priste me padurim orarin e tyre. Por kjo kohë ka vite që ka mbaruar.

Të ndodhur nën presionin e konkurencës, për të fituar publik, secili zgjodhi një rrugë alternative. Fevziu zgjodhi atë të spektaklit dhe për hir të tij nuk kurseu asnjë parametër profesional. Të gjithë jemi dëshmitarë se pjesa e dytë dhe e tretë e emisionit ktheheshin në një kakofoni ku folësit mbivendoseshin me njëri-tjetrin. Askush nuk e mbante mend përse fillonte sherri; vendin e specialistëve dhe profesionistëve e zunë bulldogë dhe pitbullë të skenave televizive të cilët të vetmen aftësi kishin për të debatuar pa e pasur në vesh se çfarë thoshte bashkëbiseduesi dhe rëndësi kishte shfaqja. Ishte lloji i spetakli me më pak kosto pasi aktorët ishin falas. Ky format solli që shumë specialistë apo intelektualë të mos merrnin pjesë në emisione duke sjellë zëvendësimin e tyre me gjithfarëditës që flasin me kompetencë nga çrregullimet seksuale e deri në udhëtimet në Mars.

Rrjedhojë e kësaj ishte rënia e nivelit të ndjekësve. Mjaftonte të shikoje komentet e shikuesve për të kuptuar nivelin e tyre kulturor, dhe pas kësaj bezdinë akoma më të madhe të intelektualëve për të marrë pjesë në debate të tilla.

Si një ndër dy emisionet më të mëdha për kohën, tërhoqi nga mbrapa edhe ata që erdhën më vonë. Për shkak të presionit të audiencës; të pronarëve që kërkojnë shikueshmëri; për mungesë stafi që të bëjnë emisione cilësorë apo të kollajllëkut duke mbledhur gjashtë veta me të vetmin preokupim që të stimulosh sherrin, solli rënien e cilësisë dhe rrjedhimisht të audiencës.

Futja e emisionit katër herë në javë ishte grushti i fundit në shkatërrimin e këtij formati emisionesh. Shqipëria nuk prodhon aq shumë ngjarje dhe personazhe që të ketë vend për katër emisione në javë, krahas dhjetërave që janë në kanalet e tjerë. Detyrimisht gjithçka do binte në mediokritet.

Gjithë historia tjetër është llogjika e biznesit e Aleksandër Frangaj. Mbase Frangaj i ka kërkuar zhvendosjen në kohën e dytë; mbase i ka kërkuar reduktimin e emisioneve dhe të shpenzimeve. Fevziu nuk do ketë pranuar pasi e konsideron rënie prestigji. Kuptohet në intervistën që jep se Fevziu është i trembur dhe e kërcënon se Klan do pësojë fatin e TV Arbërisë nëse nuk ka emision politik, e cila për hir të së vërtetës falimentoi për shkak të shkujdesjes së pronarit dhe jo sepse i munguan muhabetet politike.

Kalimi ose jo e Fevziut në Top Channel është thjesht një çështje teknike. E vërteta është që njerëzit janë lodhur nga emisionet tallava. Nuk kishte si ndodhte ndryshe me këto krijimtari sui generis të tregut shqiptar. Le të shërbejë kjo ngjarje për riformatimin e tregut ku gazetarët ose të bëjnë emisione politike ose spektakle, ku politika ka fashën e saj elitare të publikut dhe nuk ka pse konkuron spektaklin. Në u mbyllshin fare, askush nuk do t’i qajë.

19 komente në “Saga Fevziu dhe fillimi i fundit i emisioneve tallava”

  1. "BOHOTINA" says:

    Shume i sakte Hila. Nuk te shtoj dot asgje e nuk te heq dot asgje. 20 vjetori i “opinionit” qe u festua si me qene feste kombetare ishte thjesht per te thene se jam une pa jeni ju te tjeret, por ne te vertete s’ ka qene kurre pikerisht se me shume beri regres ne shoqeri ky emision sesa progres…

    1. Turi says:

      Jam dakorte me shkrimin tend z.HilaDoja te shtoja per gjoja analistet se bashku me drejtuesit se pervec bulldokeve mund ti perkufizoshe pa frike kazanet e mbeturinave

    2. Janulles, me sqepar kokes.... says:

      Muter jeni te gjithe. Injorante, pordhace, interesaxhinj, anadollake e shkuar anadollakut. Edhe ti qe gjoja hiqesh kozmopolitan.

      1. Qelepir, Yxhym, Lezet says:

        Avash mor djale, se paske marre kot. Ne qoftë se te gjithë Jane mut, po ti ku hyn? Tek ata te shurres?

  2. Qerosi says:

    Fevzua dhe Blushi kane mbaruar si gazetare dhe e kuptojne qe jane bere te neveritshem per. Publiku Shqiptar. Ata duke ndjekur shembullin e Frangajt kerkoje ti hyjne bisnesit mediatik dhe e mendojne me te lehte rrugen e pervehtesimit gradual te topit I cili po noton ne ujra te turbullta.

  3. dajti says:

    Te lumte Dritan, krahasimi i “opinionisteve” te fevzos me bulldog, pitbull eshte jashtezakonisht i goditur.
    Psh ai shkullaku eshte tamam turi dhe natyre bulldogu, ai lela eshte si ato hijenat e rrjepura, ai spiuni artan hoxha eshte si gjarper me zile, preçi eshte si dhelper e ngordhur etj.
    Po duhej te krahasoje edhe tutorin e tyre, fevzon qe eshte me trup, fytyre i shemtuar si shreku, me shpirt eshte nje ndyresire qe vetem helm nxjerr nga goja. Plus qe eshte edhe debil dhe ben nga pyetjet me idiote.
    E ke pare si tallen Nono, Rama etj vetem me te dhe jo me intervistuesit ne kanalet e tjere.

  4. Viro says:

    Nga te paktat shkrime ku bie dakord me Dritanin. Ka kohe qe nuk shikoj kanalet tv shqiptare, ato jane bere si kafenet, me programe te rendomta e qe perseritin njeri tjetrin, te ftuar te njejte, te politizuar e te konsumuar. Mire qe kemi kanalet e huaja se tonat dhe po te mbyllen nuk I bie kujt ne mend.

  5. Nuk eshte “tallava” opinioni i Fevziut! Eshte poshtersi! Mercenarizem,perversitet,korrupsion,larje hesapesh,larje parash dhe me thoni nje gje te keqe qe nuk e ka! Te shesesh opinionet si fakte eshte krim! Po kush do ta denoje vanitetin e Blendit? Te gjithe injorantet politikane jane me Fevziun qe te mbajne kete status quo! Ka ardhur koha qe bashke me vettingun te iken keta plehra te medias dhe te politikes qe kane zene per fyti Shqiperine!

  6. Shvejk says:

    Per mua keto manovra jane pastrim parash te cilat duhet te hetohen nga financat.

  7. @@@@@@@ says:

    Dritan respekt per kete shkrim. Une ne fakt nuk e ndjek prej kohesh dhe ndaj te njejtin mendim me ju. E ndiqja me syrin e nje te shkolluari mbi 50 vjeç por shihja qe diçka nuk ecte. Thjesht tallava me sakte prishet. por i lumte marifeti kur jetojme ne kete shoqeri qe nuk i ve fre Fevziut e ndonje tjetri per te be emisione me cilesore. Thjesht i erdhi fundi, pasiu be super i pasur me llafe dhe opinione.

  8. pena says:

    Per Fevzimutin fundi i tij dihej: Mbuloi balta balten!

  9. artan says:

    Respekt per shkrimin e Hiles, por edhe per te gjithe komentuesit.

  10. xhim xhiboksi says:

    Bravo Dritan i ke rene ne thelb problemit ishte e vertete qe emisionet e te ashtuquajturit tallava kane qene e do mbeten nje nga shemtirate televizioneve u be me te vertete shume i bezdisur ,te fton per mendim e te jep mendje si duhet te flasesh nje njeri qe nuk ka haberin se si eshte realiteti konkret,shume bukur e thua u bene bajato fare keto lloje emisionesh,ashtu si dhe ai i Ylli Rakipit. Ta ka enda te degjosh ;Sokol Ballen, Rudina Xhungen,JU, e plot te tjere si ju.Ne kemi pare njerez qe ziheshin si qene dhe nje pronar qe stimulonte here njerin e here tjetrin per te nxjerr diçka por qe krijonte nje pershtjellim te ndyre qe triumfonte me llafazani me injoranti perfshi dhe ate vete dhe ngelnin njerzit me mendje ne hije,dhe perfundimi triumfoje x apo y me nje sere budallalliqesh. Sandri piketo ndonje njeri te sakt e mos harxho leket me budallenje te tille si ata te Top Cahanal, 450 miljon dhe flori po te pillte ky dhe nuk do merrte kaqe shume.Kur pronaret e ketyre televizioneve pasken kaq shume leke le te bejne hapin e pare t,ju ngrene rrogen atyre qe jane te rrezikuar e jo atyre qe krijojne tallava te tilla si i pasuri Blendi qe tunde shkopin dhe paska pasuri prrallore qe e shikojme neper pishina,sikur ky qenka koka e Zeusit e budallenjte ti japin leke te papare se bene dhizma duke u zene ne TV. Nuk eshte kjo qe kerkohet sot Sandri mos i beje thirrje nje njeriu qe te ule reputacionin e biznesit ka njerze shume te mire.

  11. Polici says:

    Fevzo ka nje te qeshur prej debili dhe gjithmone therret ” doni me per belulin “

  12. Fari~hu says:

    Arsyetimi eshte i drejte,ky nuk mund te jete gazetar,falimentimi i tij si gazetar
    n.q.se ka patur ndonje here pak te dhena gazetarie,ka ndodhur shume shpejt,qysh ne fillim te heres,ne debatin me Arjan Staroven,ky filloi te behet dhe trim,mbasi ne adolishencen e tij ka qe nje femije qullac,simbas disa bashke moshatarve te tij,ky pa pike niveli dhe kulture komunitative,perdoresh per te bere presion per ceshtje te caktuara,ky i mbushi mendjen vetes se ishte nje Bruno Vespa shqiptar dhe ky ishte ne gjendje te trajtonte cfardo lloj tema me kopetence.Analiza eshte shume e sakte,po ashtu dhe opinionet ,per kete model gazetarie do jene shume te ashpra

  13. shushica says:

    Fevziu ,nje kopje provinciale e Vespes.Natyrisht per publikun e mencur Vespa eshte zero.Vecanerisht rinia intelektuale nuk i njeh as fytyren .Perpara me se 20 vitesh ,Celentano ,ne nje nga programet e pakta qe ka bere theksoi gati me neveri….Vespa…Vespa …cthote ky Vespa ….Dhe megjithate Vespa akoma mbijeton ne tv shteteror te paguar nga njerezit e thjeshte qe fitojne 1000 euro ne muaj ,per te paguar Vespen me qindra mijra euro ne vit .Po ky Vespa ,cdo vit prodhon nga nje liber limonate ,dhe gjithe tv shteteror e reklamon per gati dy jave .Kjo eshte shoqeria monopoliste televizive ,ku dominon paraja ,kapitali ,interesi i pakices mbi shumicen .Ti ke te drejte te thuash cdo gje ,por ku ta thuash …Ndryshimi i madh po ndodh aktualisht ,me median sociale elektronike .Grillo sfidoi te gjithe televizionet ne fazen fillestare duke mos i perfillur .Shfrytezoi dy arme ,rrjetin social elektronik dhe kontaktin e drejteperdrejte …Perfu dimi ,sot Konte ,kryeministri shprehje e 5 yjeve mbajti falen ne senat per votbesim .U thye ritmi tradicional politik .Formalisht duket nje qeveri ku ka nje program te te djathtes sociale nacionaliste te Salvinit me populistet e 5 yjeve .Kjo edhe per shkakun se Renzi ,nen masken e ndryshimit ,shkaterroi qendren e majte italiane .
    Kjo deshmon qe kush guxon dhe ka ide ,mund te thyeje dominimin e oligarkise politike mafioze ,edhe ne Shqiperi .Natyrisht Fevzo eshte perfaqsuesi me tipik i nje medie te ndyre ,antishqiptare ,vulgare ,tribaliste .mesjetare .Mjere ata qe e ndjekin .

  14. Terri says:

    Nje gazetar qe i thot te ftuarve : Ti po genjen“ cilido qoft Ai Kryeminister apo analist tregon Se ky biçim palle gazetar Qe ben te diturin e dyrnjas eshte fiks palaço ekranesh si dhe Shume te tjer qe me parat e shqiptarve jane bere Mos mi prek Me pupel ! Shkrimi i Zotit Hila eshte perl per kete lloj shushujash!

  15. Tr says:

    QEROSI , FTONTE NE STUDIO TE NJEJTET PERSONA , NJERI ME IDIOT SE TJETRI ,DUKE I BERTITUR PUSHO .

  16. H says:

    Bëni një hetim informativ për të kuptuar nga vijnë gjithë këto lekë për një palo-gazetar më një popull kaq të farfër që nuk mbush dot barkun me bukë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje