Është hall apo qejf të jesh gruaja e kryeministrit Rama? Ja si përgjigjet Linda Rama

4 Qershor 2018, 22:50Politika TEMA

Ne naten finale te “Në Kurthin e Piter Pan”, të ftuar kanë qenë dy personazhe shumë speciale. Mbrëmja u çel me Ermal Metën, këngëtarin me origjinë shqiptare që na ka bërë të ndihemi shumë krenar, për ta mbyllur këtë sezon me Linda Ramën, e cila ka mbajtur një profil shumë të ulët publik, edhe pse është bashkëshortja e kryeministrit, Edi Rama. Ajo iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve të përgatitura nga fëmijët, të cilët jane përpjekur që ta fusin në “kurth”, zonjen Rama, ndonëse ajo e kaloi me sukses këtë “konferencë” përpara gazetarëve të vegjël, shumë profesionist. “Është hall apo qejf të jesh gruaja e kryeministrit Edi Rama”, ishte pyetja e parë që iu bë, për të cilën ajo iu përgjigj menjëherë, duke treguar se nuk është aspak “hall”, por është shumë me përgjegjësi.

“Hall nuk është, është e sigurt se kryeministrin e zgjedh populli për të drejtuar vendin dhe është vlerësimi madh. Është peshë shumë e madhe çdo ditë dhe natë, por kur sheh gjërat e mira që bëhen, ia vlen ta mbash këtë peshë”, u shpreh ajo. E megjithatë, të qenurit bashkëshortja e një drejtuesi shteti, e ka detyruar atë që të heqë dorë nga disa gjëra, për të cilat Linda Rama na i tregoi pa u nguruar aspak. Kam hequr dorë nga disa gjëra, por ia vlen të heqësh për të qenë gruaja e kryeministrit. Unë kam dhënë shumë vite mësim, dhe tani nuk jap më për shkak se jam shumë e zënë”, iu përgjigj Linda Rama, fëmijëve.

2 komente në “Është hall apo qejf të jesh gruaja e kryeministrit Rama? Ja si përgjigjet Linda Rama”

  1. kenga qe me mungon says:

    Nuk e kuptoj gazeten apo gazetarin: “…e cila ka mbajtur nje profil shume te ulet publik…”, ç’do te thote?! Une e ndoqa intervisten me shume kujdes sepse ishte 1000 here me e mire se sa te kishte gazetare si Olldashin apo ata te vetequajtur analiste qe na kane shemtuar edhe televizionet e i kane bere si shtepi xhami (bordello). Nje emision i perkryer dhe bravo asaj drejtueses me ata femije. Te shkelqyeshem, por shume edukative dhe te çiltra pergjigjet e Linda Rames; tere elegance e fine ne mendim e paraqitje. Ku ishte profili i ulet publik?! Me habit, por mos ka dashur te thote gje tjeter gazeta apo gazetari: per thjeshtesine. Nuk e di, ndiej keqardhje per kete lloje perkufizimi pa kuptim per te verteten, por edhe paaftesi per te shprehur mendimin gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje