Lamtumirë opozitë, shihemi në shtator

4 Qershor 2018, 19:58Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Dy partitë më të mëdha të opozitës janë kapluar nga makthi se mos etiketohen si armiq të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE. Herë publikisht dhe herë nën zë, ato po deklarojnë se do të zbehin aksionin dhe do të moderojnë gjuhën deri në ditën e shumëpritur të fund qershorit. Ato po demostrojnë një frikë të papërligjur se mos kryeministri që i ka vizatuar si ‘shqiptarë që shajnë vendin në anglisht” lë mbi to barrën e dështimit të përparimit drejt Europës.

Në fakt, po ta shohësh me qetësi, nuk ka asgjë të keqe nëse tamtamet dhe daullet që frymëzohen nga “qytetari dixhital” vendosin t’i lënë të qeta për pak kohë veshët e shqiptarëve. Në një mjedis të ndotur nga omniprezenca e politikës, një pauzë është gjithnjë e mirëpritur.

Por, problemi i këtij pakti mossulmimi deri në mbledhjen e krerëve të vendeve anëtare të BE-së, më shumë sesa me Brukselin ka të bëjë me kalendarin.

Nëse PD dhe LSI-a vendosin të “heshtin” deri në fund të këtij muaji, thatësira e tyre rrezikon të vazhdojë shumë më gjatë. Cilido që të jetë vendimi për Shqipërinë në 28 qershor, atëherë shqiptarët do të jenë përfshirë nga ethet e kampionatit botëror.

Pothuajse në gjithë qytetet e vendit, në freskinë e sapo rënë të mbrëmjes, shumë tifozë të sportit më të ndjekur në botë, përpara një gote birrë, do të bëjnë tifo dhe do të vënë lloto, për gradiatorët që po shkojnë drejt fazës vendimtare të Rusia 2018.

Kur kjo festë të mbarojë do të ketë trokitur mesi i korrikut dhe një pjesë tjetër e popullit do të bëhet gati për pushimet verore. Parlamenti do të mbyllet, mediat do të përgjysmojnë stafet e tyre, Monika do të hapë dyert e vilës në Gjirin e Lalëzit dhe Luli do të niset drejt Holandës.

Pra një shikim i beftë i axhendës politike të bën të mendosh se opozita mund të zgjohet vetëm në shtator për të hapur një sezon elektoral që do të kulmojë me zgjedhjet vendore.

Edhe këtu nuk ka ndonjë shqetësim. Askush nuk humbet nëse kuvendi nuk do të na ofrojë për disa javë spektaklin e së enjtes, askush nuk ka pse merakoset se në vend të bluzave kuq e zi shqiptarët do të vishen me ato të Brazilit apo Argjentinës, askush nuk mund t’i kërkojë llogari atyre familjeve që kanë kursyer gjithë vitin për të bërë një javë në plazh duke harruar, krimin, drogën dhe konsesionet, por pavarësisht nga këto një dilemë mbetet: Pse kur i dinte të gjitha këto opozita organizoi në prag të kësaj thatësire mitingun që do rrëzonte Ramën dhe Xhafajn? Pse kur i kishte bërë llogaritë e datave vendosi të plasi këtë moment dosjen e Babales, që e mbante në sirtar prej disa muajsh? Pse paralajmëroi, kur e dinte se do heshte, daljen e disa përgjimeve për ministra të tjerë?

Të gjitha këto pikpyetje të bëjnë të mendosh ose për një opozitë që nuk di të kordinohet, ose, në të kundërt, se ajo nuk ka një strategji afatgjatë.

Cilado që të jetë nga këto dy versione, ai ka një risk të madh. Në shtator kur të rizgjohet, opozita mund të ndeshet me skepticizmin e atyre që ishin prehur për aksion, apo më keq akoma ajo të akuzohet për një pakt okult përpara 28 qershorit, si ai që Basha i ofroi Ramës në 18 majin e shkuar.

Prandaj sado i rëndë të duket “radikalizimi” para mbledhjes së 28-shes ku vendoset për fatin e Shqipërisë, ai është ku e ku më i volitshëm për dyshen PD – LSI, sesa gjumi i gjatë tre mujor. Sepse nëse thotë “lamtumirë shihemi në shtator”, opozita do ta ketë tejet të vështirë t’a rizgjojë besimin dhe shpresën e idhtarëve të saj në vigjilje të sezonit të ri elektoral.

12 komente në “Lamtumirë opozitë, shihemi në shtator”

  1. tarasi 2 says:

    mos more ,si me jahu,skena me i degju, keta bylbylat, mos more se na dhjevet beare

    1. More zabrahan, vetem per shqipetaret dhe Shqiperine nuk doni tja te dini ju ish bllokistet e vjeter dhe te rinj, le te digjet e ti dale tymi, le te vuane njerzit, le te mos kete shtet, ama juve haleve tymi tju shkoj drejt, familjes tuaj te kapojve, rrace e degjeneruar brez pas brezi tju vene pazarlleqet dhe mbrapshlleqet ne krahun tuaj, por nje duhet ta kuptoni mire se vija e ujt ka ndryshuar drejtim nuk po shkon sipas planit tuaj, Ramen se futet dot ne kllapa sic bete me qelbesiren bythelepires te Vicidolit, vija e u ujit po shkon nga i zoiti, Shqiperia po behet shtet dhe do te shkoje patjeter atje ne Europe doni apo sdoni ju varrmihes. Ju vazhdoni te Beni thirrje per “revolution” te bardhe apo te zi, per terheqje zvarre etc, por shqiptaret jane bere aq te zgjuar sa te dallojne djallezite tuaja ashiqare.

    2. ULLI MAGNA says:

      E PER CFARE DO TE “SHIHEMI NE SHTATOR” … ?!

      ME SHUME GJASA … ISH-GRUAJA E BUSHATIT (TANI “AVOKATE E POPULLIT”) E NDONJE TJETER SYRESH,

      DO TE “FUSIN PERSERI DOREN NE BUXHETIN E SHTETIT = TAKSAT E SHQIPTAREVE”,

      PER TE “DEMSHPERBLYER” NDONJE “ZULLUM-PALLAT-SHOW’ NGA “SHQIPERIA QE DUAM” ,

      ( ME DHJETERA MILIONA EURO = DHJETERA MILIARDA LEKE ) …

  2. shqip says:

    Godet me top , godet dhe me pambuk , thoshte Kadriu i madh . Per ty Andi , vendi duhej te digjej . Jo nga vapa e korrikut , Po nga falangat e Mul Nokes . E keshtu negociatat largoheshin ne kuptimin figurativ te fjales . Po dil hapur mor njeri . Thuaje ; mua s’me pelqen BE . Ne , dmth ju , jemi me bashkimin e republikave socialiste sovietike . Pse i bie anes ? A thua se opozita e ka patur ndonjehere seriozishte . Si behar , si dimer , per babalet njesoj eshte . Ata , Po edhe ti Ando , s’keni ç’i beni Donald Lu , dhe Vlahutin , pa te ishte per ju Shqiperia do behej si Mogadishu .

  3. ilir says:

    Kryetari i PD e ka akoma mendjen tek parate e pallatit. Rama e trembi me apel dhe Luli rri urte qe te siguroje nje mbrojtje pasive nga ana e aokateve qe perfaqesoje interesat e qeverise ne gjyq…

  4. Shefqet Cela says:

    Per mendimin tim, dy versionet me duken tejet absurde.
    Shtysa e ketij vendimi te opozites, eshte fakti i hidhur i Qeverise se Hollandes. Nga opinioni negativ i saje, keta bandilla ferkuan duart, se “ja arriten qellimit” te zi.
    Jo rrastesisht Hollanda, ku kryetar Basha eshte nenshtetas, po mban kete qendrim denigrues ndaj vendit tone.

  5. Emigranti says:

    Vetem ne Shqiperi degjohet nga nje pjese e mire e “anal-istve “dhe gazetareve qe opozita e ka per detyre te beje protesta dhe me dhune……sa injorante qe jeni,opozita eshte alternative dhe beteja politike behet ne parlament dhe komisionet e tije. Ne asnje raste ne perendim nuk degjon parti politike parlamentare te demostrojne per te rrezuar qeverine sepse realizohet me zgjedhje nje gje e tillë. Eshte e vertete qe demostrojne ne perendim,por janë grupe te caktuara shoqerore per per probleme te grupit. Ju qe i beni kete thirrje te tilla opozites,pa dashje po e demtoni ate ne menyre te pakthyeshme. Kjo opozite eshte kaq e tmerruar,per shkake te drejtesise se re,saqe dhe ajo pjese e shendoshe e saje nuk ka mundesine minimale te punoje per te ardhmen e saje dhe simpatizanteve. Per pake persona qe jane deri ne fyt me krime dhe korrupsion,po renojne gjithe opoziten dhe ju qe gjoja e mbroni po e çoni me tej ne gremine perfshire dhe ty Bushati. Problemi per Shqiperine dhe shqipetaret nuk eshte Rama qe po kerkon te rikostruktoje shtetin nga themelet,por opozita qe thote gjithmone jo pa llogjike dhe nuk jep alternativa,por ne keto gati 5 vite vazhdon te bllokoje parlamentin dhe komisionet si dhe strukturat e shtetit. Nuk mund te mbrohen ajo pjese e politikes opzitare qe i ka duart e lara me gjake dhe e zhytur ne korrupsion. Populli eshte shume me i zgjuar se sa ju te ashtuquajur analiste e gazetare interesash meskine si ti Bushati,Lubonja,Vasili,Fevzoja,Çani,Hoxha,Zheji,Rakipi e shumë te tjere…..dhe mbi te gjithe k/redaktori hero i PD_se….??????

  6. lisi says:

    Kyvuan nga deliri i madheshtise ose eshte debil fare

  7. drini says:

    Oh my goodness cili eshte halli i ketij njeriu. Do ngelet pa opozite Rama deri ne shtator. Se cfare te mire i ka sjelle kjo opozite ketij vendi zoti e di

  8. Zgalem says:

    Andi ben analiza te holla . Nuk e kam fjalen vetem , per ket rrast . E gjen argumentin edhe atje ku nuk eshte . Te Ylli Rakipi , eshte me I sakti dhe jo vetem aty . Inteligjenca nuk eshte gjithnje llogjike , por ky I ka te dyja . Edhe kur faktin e perdor subjektivisht e vesh me kostum te besushme . Thjesht , eshte i llogjikshem . Pa asnje diskutim , i ngjan Gjyshit te vet edhe ne xheste dhe ne fizionomi . Zgalem

  9. Qerosi says:

    Te eshte lodhur Lulka, s’ke c’ben.

  10. Franci says:

    Plasi ky funderrina per nje cike rremuja.Eshte shume shpirtzi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje