Integrimi, Borissov jep vendimin e Bullgarisë nga Tirana: Shqipërisë t’i jepet data për hapjen e negociatave

4 Qershor 2018, 17:02Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar homologut të tij bullgar Boyko Borissov medaljen e mirënjohjes.

Sipas shefit të qeverisë, Borissov ka bërë avokatin e Shqipërisë në BE lidhur me çeljen e negociatave.

“Borissov ka bërë një sforco të jashtëzakonshme duke vendosur axhendën e Ballkanit në shtyllën kryesore, por duke qenë edhe avokati i Shqipërisë dhe Maqedonisë, i dorëzova medaljen e mirënjohjes.

Shpresoj të kemi një lajm pozitiv të shumëpritur për Shqipërinë dhe Maqedoninë për hapjen e negociatave.

Marrëdhënia me Bullgarinë është pozitive. Ne kemi diskutuar për mbështetjen nga Bullgaria për përgatitjen për negociatat si dhe për procesin e vështirë të reformave të cilat Bullgaria i ka kaluar më herët”, nënvizoi Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri bullgar tha se 3 vende të BE janë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë në BE.

“Duhet t’i bindim vendet që na kanë mbetur në këtë drejtim për të qenë pro BE. 2-3 shtete janë kundër hapjes së negociatave të BE.

Shqipërisë duhet t’i jepet data për hapjen e negociatave. Ju falënderoj për medaljen,. Unë mendoj se kjo është për të gjithë ne që të tregojmë përpjekje, ndaj jam i bindur që Ballkani mund të bëhet një vend i mirë.

Shqetësohem kur qeveria turke zhvillon stërvitje pranë kufirit të Kosovës, që ka manovra. Mendoj se gjatë muajve dhe viteve të ardhshme të punohet akoma më mirë”, tha ai.(TemA)

1 komente në “Integrimi, Borissov jep vendimin e Bullgarisë nga Tirana: Shqipërisë t’i jepet data për hapjen e negociatave”

  1. Yzedin Kacolja says:

    hahhahhahahhahahhahahhaa, Kapter, me fushata dhe njohje te pakicave bullgare dhe shitje deti do fitosh?
    pse injorante jane Perendimoret qe i krahason me militantet e tu?

    Kapeter, bej vetingun vetes dhe shokeve President dhe atyre te opozites qe bejne sikur te shajnne….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje