VIDEO/ Me Mercedez dhe të maskuar: Shikoni si 5 laçianë tentojnë të grabisin një dyqan, vetëm 100 metra larg policisë

4 Qershor 2018, 09:14Politika TEMA

Këto janë pamjet kur pesë persona të maskuar tentojnë të grabisin një dyqan.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Laçit më 1 qershor në orën 03:00 të mëngjesit në lagjen nr.3 të qytetit pranë rrugës së tregut.

TV Klan ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë kur autorët me maska në fytyrë ndaluan pranë dyqanit që synonin të grabisnin.

Ka qenë ora ekzaktësisht 02:53 minuta kur pesë grabitësit zbritën nga një automjet ngjyrë gri tip “Mercedes-Benz E-Class”.

Me leva nëpër duar, ata tentuan të shqyenin derën kryesore të dyqanit që ndodhet në qendër të qytetit, vetëm 100 metra larg stacionit të policisë.

Përpjekjet e tyre dështuan dhe u larguan rreth 10 minuta më vonë pasi nuk mundën dot të hynin në dyqan.

Pronari i biznesit ka thënë për Klan se ngjarjen e ka denoncuar në polici dhe deri tani uniformat blu nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje.

Ai shprehet se policia nuk ka identifikuar asnjë prej autorëve që tentuan t’i grabisnin dyqanin, pavarësisht se targat e automjetit të tyre mund të verifikohen me lehtësi.

Të njëjtën natë, pra në orët e para të mëngjesit të 1 qershorit, në Mamurras është grabitur një dyqan me bizhuteri, që dyshohet të jetë nga kryer nga të njëjtët persona.

Edhe pse biznesi i qytetarit në fjalë është 100 metra larg stacionit policor, ai ka shprehur shqetësim për faktin se asnjë patrullë policie nuk qarkullon në atë zonë.

5 komente në “VIDEO/ Me Mercedez dhe të maskuar: Shikoni si 5 laçianë tentojnë të grabisin një dyqan, vetëm 100 metra larg policisë”

  1. ana says:

    Po pse thoni qe ishin Lacian? Ku e mbeshtesni kete pohim?

    1. Hani mut, qeras qeveria. says:

      Kot per sensacion. Duan te hane buke edhe keta te Temes. Duan klikime.

  2. xoni says:

    Rrac muti, keta duan Enverin ai i binte hakut plerave.

  3. Jimi says:

    Me keta laciane dhe mamurrsit mburret qoftlargu dhe kercenon maxhorancen!?

  4. kris says:

    Perse duhet keto lloj lajmesh …per te mbajtur gjalle arogancen ,hajnine dhe mosbindjen , a do te ishte me mire nje shembull pozitiv nga jeta e perditshne …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje