Miliarderi hungarez Xhorxh Soros e ka akuzuar qeverinë e re italiane si të afërt me interesat ruse.
Gjatë një deklarate në Festivalin Ekonomik të Trentos, Soros ka shkuar edhe më tej duke akuzuar ministrin e Brendshëm italian Matteo Salvini si një njeri të paguar nga presidenti rus Vladimir Putin.
Për këtë ai iu referua edhe deklaratave të përfaqësuesve të qeverisë së re italiane për të hequr sanksionet ndaj Rusisë.
Sipas Soros, Putin kërkon të dominojë Europën, nuk do ta shkatërrojë, por ta lodhë atë.
“Opinioni publik italian ka të drejtë të dijë nëse Salvini është në pagesë nga Putin”, tha Soros.
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga ministri i Brendshëm, njëkohësisht drejtues i Lega-s, që ka mohuar të ketë marrë një lirë, euro, apo një rubël nga Rusia, ndonëse ka shtuar se:
“Konsideroj Putinin si një ndër burrat më të mirë të shtetit dhe më vjen turp që në Itali ftohet të flasë një spekullator i paskrupullt si Soros.”
Cfare i pelqen Putinit vec pares dhe armeve dhe pushtetit absolut? I doli koka mafies.
Keta fashistat te mos bejne si burra te mire. Eshte me se e vertete qe paguhen nga Putana…dhe jo vetem keta por edhe dordolecat e FPÖ te Austrise apo Front Nacional i Frances.
SORROS …….. seksioni XXX-Files i CIA-s !!!!!! Krijuar dhe financuar nga CIA .