Teksa opozita vijon aksionin për t’i kërkuar dorëhqejen për denoncimin e “Babales”, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka marrë vlerësimet e Shteteve të Bashkuara.
Xhafaj është shfaqur sot në një ceremoni për dekorimin e oficerit amerikan të Jan Hiemstra.
Ambasadori Donald Lu nuk ka qenë i pranishëm në ceremoni, por është përfaqësuar nga shefi i zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, Rajan Roberts.
“Dëshiroj të vlerësoj bashkëpunimin shumë të mirë që ne kemi në fushën e sigurisë ndërmjet vendit tonë dhe SHBA-së, veçanërisht asistencën mjaft të vyer që SHBA japin ndaj agjencive të sigurisë në vend dhe veçanërisht Policisë së Shtetit, në shumë fusha.
Ju sot po e përmbyllni këtë detyrë, duke lënë pas një kontribut të spikatur në mbështetje të Policisë së Shtetit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme”, ka thënë ministri Xhafaj, sipas njoftimit për shtyp të policisë.
Medalja iu dha me motivacionin “Për kontributin e jashtëzakonshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe SHBA-së në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme, në interes të forcimit të sigurisë publike” thuhet në njoftimin e policisë.
“Është bashkëpunimi i shkëlqyer dhe i veçantë i Policisë së Shtetit dhe Zyrës së Sigurimit Rajonal që krijon një atmosferë të tillë të jashtëzakonshme dhe vazhdon të korrë sukses për të dy palët. Megjithëse kisha ndjenja të përziera për sa i përket ardhjes në Shqipëri, unë largohem me kujtimet më të bukura të jetës në Shqipëri si në aspketin personal dhe atë profesional”, theksoi oficeri i dekoruar Hiemstra.
Në ceremoni ka folur edhe diplomati Roberts, që tha se shembulli i oficerit Hiemstra ishte frymëzues për djalin e tij.
“Unë kam një djalë 13 vjeç. Disa vjet më parë ai më tha se donte të bëhej pilot ushtarak, kur të rritej.
Kur ai takon Jan për herë të parë, u mahnit, që Jan kishte drejtuar helikopter në ushtrinë e SHBA-ve. Së fundmi, djali im ka vendosur që do të bëhet oficer policie.
Ai gjithashtu është shumë i zhgënjyer që puna ime është e mërzitshme, kurse puna e Jan është shumë më e mirë, emocionuese dhe ndonjëherë shumë e rrezikshme.
Ndoshta im bir do të ndryshojë prapë mendim dhe do të vendosë që nuk do të bëhet pilot apo oficer policie, i zbatimit të ligjit, nuk më intereson se çfarë karriere do të zgjedhë, por do të isha shumë i nderuar nëse ai do të bëhej si Jan kur të rritej” ,shtoi ndër të tjera diplomati.(TemA)
BRAVOOOO , XHAFA DUHET TE JETE KRYEMINISTER , TD SHPETOJE SHQIPERIA NGA KTHETRAT E HIENEVE.
Pse jo Fatmir Xhafa e bene dhe me mure detyren e keyeministrit,dhe zgjedhjen e kabinetit e bene dhe me mire .
Po pastaj?!Perderisa eshte akoma ne postin e Ministrit,do te rrespektohet si i tille,keshtu funksionojn raportet
zyrtare ndermjet Shteteve te pavarura.E megjithate,Fatmir Xhafaj nuk duhet te japi vetem dorheqje,por duhet
arrestuar.Berisha ishte shkaktari i tmerrit te 1997-es,e megjithate u pranua nga Perendimi,kur mori pusht-tetin
ne 2005-en,kjo edhe me ndihmen e keshilltareve amerikane qe i kishin sherbyer George W. Bush-it me pare.
” ATO FAMILJE QE KISHIN NJE TE AFERT ME BALLIN KOMBETAR DHE TJETRIN ME PARTINE , PRA FLASIM PER EPOKEN E LUFTES NA -CL , DOLEN ME TE FITUARA ..!
Ambasadori Lu nuk ishte i pranishem ….. Shenje jo e mire per Xhafajn dhe PS-ne.
ben, kete mendim krijova edhe une kur po lexoja artikullin. Diplomacia ka menyrat e saj te komunikimit . Por Xhafa , Rama e dine arsyen ma mire se kushdo. Mendimi im eshte se ky veprim nga Lu tregon se Xhafa eshte me ” duar te lyera”. Tani e ka ne dore ambasadori i ri, qe ka qene ish- propukor ne USA.
Dikur F Xhafa ka pasurn je firme mobiljesh me emrin Amantia SHPK. Kjo metre tenderat duke skualifikuar firmat e tjera duke jaguar rryshfet. Shtet I kalbur me hajdut nga te gjitha anet
Doreheqja e Xhafes eshte pak. Leni provokacionet. Ai do to shtoje takimet me amerikanet dhe te tjeret dhe ju shkruani sa te doni per “fitoret” e mahnitshme te tij. Kush i ha keto? Si mund te rrij minister ky dallkauk qe hiqet si engjell, por eshte nje djall. Do ti pergjunjet Rames sic di te jete harbut e goje hale me te pa krahet. Doreheqja eshte pak per te, burgu e pret.
Kush u dekorus Mero , Xhafa?
Ju qe komentoni kundra Xhafes,ti rruani bythe atij,se deri tani eshte ministri me i mire, shume i zoti pas Saimir Tahirit.Edhe Saimir Tahiri ishte ai qe tronditi pd-ke me luften kundra droges,aq sa Berishen e zuri tartakuti,dhe nuk la gje pa shpifur se u hoqi nga duaret te ardhurat marramendese.
Ju se keni idene,si fuksionon Amerika.Ku e rruan Amerika per Xhaferrin.Amerika respkton oficerin e saj,ho Xhaferrin.Keta ministra legena vetem per fotografi shesin nderin e shtetit.Po ku eshte ambasadori,kush e priti kete njeri,mendoni pal:Amerika sot e pret neser e dhjet pa problem,kho eshte Amerika
Tahirin e lavderonin me shume se Xhafen,e mbani mend apo jo.