Çfarë ndodhi me survejimin e Lulzim Bashës?

4 Qershor 2018, 18:12Politika TEMA

Ditën e premte të javës së kaluar, mediat raportuan se kreu i PD, Lulzim Basha ishte vënë nën survejim nga Policia e Shtetit.

Lajmi bëri bujë të madhe në media, ndërsa Basha mblodhi me urgjencë grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho në një dalje për mediat e cilësoi këtë si një skandal, me porosi sipas tij të kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Basha pretendonte se survejimi i policisë lidhej me audio-përgjimin që PD publikoi disa ditë më parë, në lidhje me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Nga ana tjetër Policia e Shtetit, ka përgënjeshtruar lajmin, duke theksuar se kreu i PD, dhe as ndonjë politikan tjetër nuk janë nën survejim nga uniformat blu. Policia thekson se kreu i opozitës mbrohet nga Garda e Republikës.

Por, vetë kreu i PD, Lulzim Basha lëshoi gjithë atë tymnajë, u bë qesharak në media, duke luajtur rolin e viktimës dhe ndërkohë pasditen e po asaj dite i hipën avionit dhe ikën në Holandë.

Për ngjarjen në fjalë, reagimet vijuan edhe të shtunën dhe pastaj u la në heshtje.

Mesa duket, çudia më e madhe për Lulin nuk zgjat tre ditë, por vetëm dy ditë, shkruan CNA.al.

Kreu i opozitës, hodhi tym në ajër, dhe ndërkohë mori pushimet e u largua drejt Holandës, për të ajrosur shtëpinë.

Ndërkohë, Albert Veliu, i ashtuquajturi “Dëshmitari X”, në audio-përgjimin, për të cilin PD pretendon se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, shfaqet duke bërë pazare droge, prej disa ditësh është arrestuar në Kosovë.

“Babalja” vijon të qëndrojë prapa hekurave në Kosovë, dhe ndërkohë nga ana e PD ende nuk ka asnjë reagim, asnjë qëndrim apo koment.

Albert Veliu, apo i quajturi ndryshe “Babalja” ishte simbol i audio-përgjimit, por është harruar nga Partia Demokratike.

Denoncimet e njëpasnjëshme në drejtim të ministrit Xhafaj, në fillim u duken si një aksion opozitar i mirë-organizuar, ndoshta aksioni opozitar më serioz që kur Lulzim Basha ka marrë drejtimin e PD, por edhe ky mesa duket do të ketë të njëjtin fat si të tjerët.

Në një kohë kur Basha harroi “heroin” e tij të audio-përgjimit, ky aksion opozitar duket se do dështojë, njëlloj si dhe protesta e 26 majit.

3 komente në “Çfarë ndodhi me survejimin e Lulzim Bashës?”

  1. viktima says:

    C’prisni te ndodhe me BABALISTET ?!!!!
    BABALIZMI ,BABOLE do nxjere dhe do sjelle .
    VIKTIMA ,te nje hajduti dhe mashtrusi te rendomte .
    ” ALTERNATIVA” qeverisese e Shqiperise ,qe ne themel te ideollogjise te saj ka ”BABALIZMIN” !

  2. Patrioti shqiptar Lulzim Basha,duhet kete kujdes nga servisi ruso-turko-serbe ne shqiperi,se treshja ruse-turke-serbe,jane argat te kopilit serbe edi rama e ps qe ekzekutuan gjeberalin e kosoves ahmet krasniqi,dhe turko ruso serbve ne ps nuk ju zihet bes…

  3. Dyrrahu says:

    Meqenese i kane humbur shpresat e ardhjes ne pushtet me vota te popullit, keta kane marre rrugen e shpifjeve, insinuatave dhe veprimeve te ulta morale, shpirterore, njerezore dhe kombetare.
    Turp Sali, turp Lul, turp Mul, turp Voksh, turp kokemadhe dhe turp te gjithe juve qe nuk duani ta pranoni qe Edi Rama t’i hape negociatat per tu anetaresuar ne BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje