Me anë të një deklarate, FIFA paralajmëroi se do të anulonte çdo biletë të shitur për Kupën e Botës nga faqja zvicerane Viagogo.
Në Nion njoftuan se po luftojnë rishitjet e biletave për të “vendosur prioritetin për sigurimin e tifozëve ndaj këtij fenomeni”.
Botërori do të nisë më 14 qershor në Rusi, ndërsa FIFA ka paraqitur ankesën kundër Viagogo me anë të zyrës së prokurorit publik të hënën në Gjenevë pas “ankesave të shumta”.
“Biletat në turne mund të blihen legjitimisht nëpërmjet faqes së internetit të FIFA-s”, thuhej më tej në deklaratë.
Më parë këtë vit, FIFA paraqiti me sukses një urdhër të përkohshëm kundër Viagogo për reklamimin e biletave për Kupën e Botës para se ato të shpërndaheshin. Kjo nuk është hera e parë që Viagogo përballet me këto polemika.
Sajti është aktualisht nën hetim nga Standardi Kombëtar i Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar, pasi u gjet se kompania nuk kishte bërë “mjaftueshëm të qarta” pagesat e detyrueshme.