Martesa e tretë e Richard Gere: Jam burri më i lumtur në univers

5 Qershor 2018, 13:39Lifestyle TEMA

Richard Gere thotë se është njeriu më i lumtur pas martesës së tretë. Ylli i “American gigolo” është martuar me 35-vjeçaren Alejandra Silva, ceremoni e zhvilluar në prill në një fermë në periferi të Nju Jorkut.

“Jam burri më i lumtur në univers”, i ka thënë aktori 68-vjeçar revistës “Hello!”.

“Si të mos jem? Jam martuar me një grua të bukur, të zgjuar, të ndjeshme, që ndihmon njerëzit, është e durueshme, di të falë dhe është kuzhiniere e shkëlqyer”, ka shtuar ai.

Gere dhe Silva janë takuar ndërsa aktori po kalonte disa ditë në Positano, Itali, në një hotel në pronësi të familjes së saj.

Ajo drejton një fondacion bamirësie për të pastrehët në Spanjë.

Aktori i “Pretty Woman” ka qenë i martuar me modelen Cindy Crawford nga viti 1991-1995 dhe më pas me aktoren Carey Lowell në 2002-2016. Nga martesa e dytë, Gere ka një djalë 18-vjeçar. Edhe bashkëshortja e tij e re ka një djalë 5 vjeç nga një martesë e mëparshme. (TemA)

4 komente në “Martesa e tretë e Richard Gere: Jam burri më i lumtur në univers”

  1. faro says:

    Imitojeni dhe do ta shijoni jetesen, me nder, gjoja moderne!
    Fallcitete! Show, Egoizem deri ne egocentrizem, neglizhent per te ardhmen e femijeve me shume nena qe rriten pa u ngrohur me dashurine e vatres familjare kaq e domosdoshme. Vetem zgjidhje interesash, krejtesisht te ndryshme te ciftit.
    I lumtur thote aktori!
    Ok!
    I lumtur eshte ai qe shijon edhe rezultatin e fundit!

  2. asaj qe te ben te lumtur mos ju nda kurr
    ky eshte sensi i jetes loool .
    shtrengohe fort dhe ngjeshe ne ate parajse ,
    deri sa te shperthejn klithmat e qejfit

    ky o sensi jetes lol .
    amore ,sex & rrock’n’roll ?

  3. Maksi says:

    Opa,… ta paska mesuar mire fjalimin motra! Kujdes leket bucko, se ka per ta shfryre protofolin shume shpejt. Apo nuk dika te gatuaka mire ajo.
    Ah… more kerrici xhaxhait, femra ka prishur nje Perandori te tere, dhe jo mendjen tende!

  4. Wendy B says:

    Po si mos ta shtrengoje Richi fort, ajo eshte 20 vjet me e re ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje