Diskutime për emrin e ri të Maqedonisë, ja alternativa e re që trazoi "ujërat" Athinë-Shkup

6 Qershor 2018, 16:20Rajoni TEMA

Një nga alternativat e propozuara për ndryshimin e emrit është “Demokracia e Krushevës” përpos tre propozimeve që dalin nga paketa e ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic, thuhet në shkrimin e radhës të gazetës greke “Ta Nea”.

Por çfarë është dhe çfarë simbolizon Krusheva?

Krusheva është një qytet i bukur malor. Qyteti është i banuar me shumicë popullatë maqedonase, si dhe me Vllehë, ndërsa është i rrethuar me fshatra shqiptare të kësaj Komune. Në fillim të shekullit 18-të ka qenë vetëm një fshat, por në prag të kryengritjes se Ilindenit popullsia arriti 18 000 banorë.

Sipas gazetës “Ta Nea” shumica e popullsisë në atë kohë ishte vllehe-greke, ndërsa tani përbën 19 % -20 % të popullsisë.

Okupimi i Krushevës zgjati disa ditë nga revolucionarët Ilindenase dhe do të mbahet mend shprehja e tyre “Liri a Vdekje”.

Përgjigjia turke për kryengritjen filloi në Maqedoninë Perëndimore dhe numri i popullsisë greke që humbën jetën ishte i konsiderueshëm.

Sot kryetari i Selanikut është nga Krusheva dhe madje ka edhe shtëpinë e gjyshit aty, sipas INA. Te tjerë të njohur janë Aleksander Topth avokat dhe politikan, Anastasios Naltas, Dhimiter Pantazis, etj.

“Natyrisht ky është një emër i lidhur me Ilindenin që është hedhur poshtë nga pala greke. Sa për Republikën Bashkëkohore së Maqedonisë dhe Republikës se Maqedonisë Evropiane vështirë se do të pranohet sepse ndan Maqedoninë greke si territor jo Evropian”, shkruan gazeta greke “Ta Nea”.

5 komente në “Diskutime për emrin e ri të Maqedonisë, ja alternativa e re që trazoi “ujërat” Athinë-Shkup”

  1. i menduari says:

    Ne Krusheve nuk ka patut kurre “greke”! Ne asnje pjese te Makedonise (te Shkupit apo Selenikut) nuk ka patur dhe nuk ka “greke”!

    1. ben says:

      Greke nuk ka patur ne asnje cope toke te Maqedonise, po hajde e mbushua mendjen grekeve sot. Keta grekerit e sotem, dine jo vetem te pine uzaqe dhe te thyejne pjata, por te ndryshojne edhe te … kaluaren.
      Si greket, ashtu dhe sllavo bullgaret e FYROM-it jane bere qesharake me pretendimet e tyre, kur ka prova te shumta se maqedonasit antike nuk kane qene greke dhe ca me pak sllave.

  2. Pashallaret Shqiptare says:

    Nuk ka pas ndonjehere ” grek” ne Krusheve, sepse grek nuk ka pas ne athine dhe peloponez, e jo me ne krusheve.
    Ktusheva ishte e perbebere nga vleh dhe bullgare shumica dhe nje minosiret ortodoks i konsiderueshem shqiptaresh ortodokse qe u asimiluan, kaq.

    1. Me thene te drejten says:

      Edhe vllehjte e Krusheves ishin shqiptaro-vllehj (dygjuhesh) dhe bashke me komunitetin shqiptaro-orthodhoks perbenin shumicen e Krusheves, ndersa bullgaret pakicen! Lagjia e vllehve ne Krusheve edhe sot quhet ARBANASI! Ne gjuhen vllace emertimi per shqiptaret eshte pikerisht “arbanasi”. Pra edhe vllejte e Ktusheves e konsideronin vetveten arbanasi (shqiptare), perndryshe nuk kishin pse ta quanin lagjen e tyre ashtu! QARTE!?

  3. pena says:

    Greket kane jetuar vetem ne Atike,Athine Sparte e peloponez pra kane qene nje popullsi e vpaket Me vjedhje e vrasje pastaj me ndihmen e Europes u bene kaq sa jane duke xhvatur tokat tona.Kurre nuk ka patur greke ne Maqedonin ilire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje