Habit Ermal Meta, kundërshton italianët: Eugent Bushpepa më i mirë se unë, Italia e tradhëtoi

6 Qershor 2018, 23:36Lifestyle TEMA

Fakti që Italia vlerësoi me 0 pikë këngën “Mall”, të këngëtarit Eugent Bushpepa në “Eurovision”, u komentua shumë në Shqipëri duke e quajtur një tradhëti, pasi Shqipëria vlerësoi me 12 pikë këngën e Ermal Metës, që përfaqësonte Italinë.

E mesa duket, edhe këngëtari Ermal Meta mendon kështu. I ftuar në “Top Show Magazine” Erma Meta vlerësoi Eugent Bushpepën sin ë konkurent mjaft të fortë, duke e quajtur më të mirin.

“Më duhet të them të drejtën. Eugenti këndoi shumë më mirë se unë. Është një këngëtar jashtëzakonisht i mirë. Këndoi më mirë nga të gjithë atje”, u shpreh Ermal Meta.

“Fakti që Italia nuk i dha 12 pikë Ishte një tradhti e vogël. I dhanë pikë Norvegjisë, nuk e kuptoj”, tha Ermali gjatë intervistës me Alban Dushin në “Top Show Magazine”.

3 komente në “Habit Ermal Meta, kundërshton italianët: Eugent Bushpepa më i mirë se unë, Italia e tradhëtoi”

  1. d says:

    “HABIT” .. ke ?

  2. IVONI says:

    BRAVO DJEMA , KESHTU JU DUAM ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje