Dokumenti i SHIK ’98: Zbulohet misteri i përplasjes mes Azem Hajdarit dhe fisit Haklaj

7 Qershor 2018, 18:19Politika TEMA

Në raportin sekret të SHISH të vitit 1998 për vrasjen e Azem Hajdarit, theksohet se vëllezërit Haklaj dhe Haxhiaj bënin trafik armësh me Kosovën, ofertë në të cilën ishin përfshirë edhe Azem Hajdari.

SHISH thekson se arrestimi në rrugën e tretë të trafikut të Isamedin Haxhiajt dhe Halil Haklajt dhe një telefonatë e dyshimtë mes një prej trafikantëve me Azemin apo Shaban Meminë acaroi marrëdhëniet mes tyre.

Në dokumentin sekret flitet edhe për vrasjet e bujshme në Tropojë të cilat nisin në fund të 1997, plas plagosjes së Azem Hajdarit nga ish-deputeti i PS, Gafurr Mazreku dhe incidenteve të mitingun e PD në Tropojë në fund të po të njëjtit vit.

Në seancën e parë te Gjykata e Tiranës, Izet Haxhia ka kërkuar të ballafaqohet me Sali Berishën, për vrasjen e Azem Hajdarit. Haxhia ka thënë përpara trupit gjykues se ka pasur një plan nga Berisha edhe për vrasjen e tij. Në këtë dokument, Izet Haxhia nuk përmendet në cilësinë e personit të dyshuar për vrasjen apo edhe bashkëpunëtor me Haklajt, ndërkohë që vëllai i tij,Ismet Haklaj, ka mbajtur detyrën e Shefit të Qarkullimit Rrugor në Tropojë, në periudhën kur u vra Azem Hajdari.

Raporti i SHISH për vrasjen e Azem Hajdarit:

Vrasësit Fatmir Haklaj, Jaho Salih Mulosmani dhe Feriz Kërnaja

“Nga disa burime të besueshme informative, të pavarura prej njëri-tjetrit, dyshohet se, autorët e vrasjes së deputetit Azem Hajdari janë: Fatmir Muhamerr Haklaj, Jaho Salih Mulosmani dhe Feriz Kërnaja, që të tre nga rrethi i Tropojës“, thuhet në raportin e SHISH.

Origjina e konfliktit, mitingu i PD në Tropojë

Origjina e konfliktit mes këtij grupi dhe Azem Hajdarit zë fill me tentativën për vrasje që realizoi deputeti i PS, Gafurr Mazreku ndaj Azem Hajdarit në datën 18 shtator 1997. PD-ja pas kësaj ngjarje kërkoi të realizonte një miting proteste në Tropojë. Shefi i komisariatit të policisë në atë periudhë Fatmir Haklaj, nuk ju dha leje dhe për pasojë krijoi konflikt me të quajturin Fatmir Hoxha, i cili është nga fshati Luzhë i Tropojës, në atë kohë ka qenë oficer i Policisë Kufitre në Shkodër, aktualisht qëndron i mbyllur në shtëpi për motive hasmërie.

Kalvari i vrasjeve në Tropojë në 1998

Në datën 5 janar 1998 në Qafë-Luzhë, Tropojë, vritet shkëlqim Haklaj, i vëllai i Fatmir Haklës, së bashku me kunatin e këtij të fundit të quajtur Kujtim Demiri. Kjo vrasje u dyshua se ishte bërë nga Haki Hoxha dhe Abdyl Matoshi, nga fshati Luzhë, ish-oficer i Policisë në Burrel, të dy të shtyrë nga Azem Hajdari. Me datën 6 janar 1998 në fshatin Cernicë të Tropojës, vriten Avdyl Matoshi, Gjin Kolçubaj nga Bukova e Tropojës dhe Naim Dizdari, i cili kish grua motrën e Abdyl Matoshit. Në këtë vrasje, Fatmir Haklaj nuk ka marrë pjesë vetë.

Azem Hajdari doli nga selia e PD pas telenatës

Sipas informacioneve tona, ditën e ngjarjes, pra me 12 shkurt 1998, rreth orës 21:00, Azem Hajdari është ftuar me telefon për të biseduar rreth këtij problemi në vendin e kryerjes së krimit. Azemi ka dalë nga zyrat i shoqëruar prej dy badigardëve të tij, Besim Çerja dhe Zenel Neza. Vrasja e tij është bërë nga një “Benz” me targa të Vlorës, por jo me atë numër targe që jep ish-presidenti Sali Berisha. Kjo makinë i është marrë Myftar Çulajt, pronar i një lokali tek “Menca e kinezëve”, me emrin “Tarzani”, nga grupi i mësipërm Myftarin, pas kryerjes së krimit e kanë marrë në telefon dhe në shkëmbim të makinës i kanë kërkuar që të shkojë në Tropojë për të marrë 30 milionë lekë.

Myftari i trembur, ka ikur në Itali bashkë me vëllain e tij. Në vrasjen e Azem Hajdarit ka marrë pjesë edhe një person nga Nikla e Krujës, i njohur si vrasës profesionist dhe po atë datë, rreth orës 24:00, është çuar i plagosur në spitalin e Tiranës ku dhe ka vdekur. Në xhep i është xhetur një pasaportë e firmosur nga Fatmir Meta, ish-shef i komisariatit Tropojë. Ky person dyshohet të jetë plagosur rëndë në momentin e përplasjes mes dy grupeve nga Azem Hajdari ose është vrarë nga grupi i Jaho Mulosmanit, për të humbur gjurmët e krimit. Ekzekutorët e vrasjes së Azem Hajdarit kanë udhëtuar për tërë natën në drejtim të Tropojës, ku kanë mbërritur rreth orës 05:00 të datës 13 shtator 1998.

Vëllai i Izet Haxhisë

Momenti i vetëm kur emri i Izet Haxhisë përmendet në dokument është gjatë verifikimeve mëngjesin e ditës pas vrasjes nëse personat e dyshuar ndodheshin apo jo në Tropojë, mes tyre edhe Ismet Haxhia, vëllai i Izetit. “Në vendngjarje është ndodhur makina e Ismet Haxhisë – Shef i Qarkullimit Rrugor në Tropojë, vëllai i Izet Haxhisë. Kjo makinë është “Tipo” me targa “Policia 203”. Ismet Haxhia kish ardhur në Tiranë 2-3 ditë para ngjarjes dhe është larguar prej saj ditën e mërkurë pra, katër ditë pas vrasjes. Ismet Haxhia ka vëlla edhe Isamedin Haxhiaj.

Haklaj dhe Hajdari, trafik armësh në Kosovë

Isamedini dhe Halil Haklaj, vëllai i Fatmir Haklajt, zhvillonin së bashku trafik armësh nga Gramshi në Tropojë me objekt Kosovën. Për këtë qëllim ishin lidhur në Gramsh me Rudi Bardhoshin, subjekti i ynë në gjurmim për trafik armësh. Me këtë ofertë ishin përzier edhe Azem Hajdari e Ahmet Kraniqi, ministër i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës. Rrugën e tretë të ngarkesës me armë nga Gramshi për në Tropojë arrestohet nga policia e Gramshit Halil Haklaj dhe Isamedin Haxhiaj. Me ta ndalohet dhe më pas lirohet edhe pritësi i tyre nga Gramshi, Rudi Bardhoshi, i cili sipas informacioneve tona ka biseduar në telefon me Azem Hajdarin ose Shaban Memimë dhe ka dhënë informacion për trafikun e armëve.

Ky fakt është marrë vesh nga Halili e Isamedini, të cilët janë liruar nga burgu në datën 4 shtator 1998 dhe ka acaruar më tej situatën midis tyre. Grupi i vrasësve të Azem Hajdarit dyshohet se është edhe autori i vjedhjes së fundit të Bankës së Tropojës, ku janë vjedhur rreth 600 milionë lekë, të cilat i mbajnë në shtëpi si dhe autorë të grabitjes së makinave të OSBEE-së, Kryqit të Kuq, me të cilat shëtisin lirisht në Tropojë. Theksojmë se, ky grup në vazhdimësi ka shfaqur dëshirën për të vrarë edhe ish-presidentin Sali Berisha, gjë për të cilën ky i fundit ka dijeni.(Shqiptarja.com)

20 komente në “Dokumenti i SHIK ’98: Zbulohet misteri i përplasjes mes Azem Hajdarit dhe fisit Haklaj”

  1. hygo says:

    HAJDE SEKRET HAJDE, KETO DETAJE KANE MBI 15 VJET QE DIHEN

    1. polici says:

      tamam- ate qe Azem Hajdari, ka qene nje legen dhe trafikant armesh e dime te gjithe

  2. USA says:

    E para, eshte Ismet Haxhia dhe jo Ismet Haklaj , e dyta eshte Muharrem Haklaj dhe jo Muhamerr Hakjaj kot nuk e shkruani Muhamer Gadafi , dhe e treta Feriz Kernaja eshte Feriz Kerrnaja dhe e katerta Sali Karaxhici

    1. Zorro says:

      Dhe e pesta , ketà Jan shkruajtur nga shish ,i sali gazidedes,,,,dhe e gjashta, ky gazetari nuk na tha gje fare,,,dhe e shtata,azem koqja shkoj ne te semes ,,,

      1. Realitet says:

        Azemi ishte dhe do mbetet hero i shqiptareve me gjak iliro-dardan.Ai furnizoi dardanet me arme per te cliru Kosoven,kurse ju me sperme ortodokse kriminale i vrate patriotet qe luftojshin per clirim dhe bashkim kombetare.Mendoi se SHIK-u ne kete raste realishte i ka thene te gjitha.

  3. ELIOT says:

    CFARE NDYRESIRASH …. NE VEND TE LUFTOJNE SERBIN ..VRITEN ME NJERI TJETRIN ..TE GJITHA KETO JANE PISELLIQET E BERISHES …. FUTENI NE BURG TE KALBET QENI ..

  4. Kuq e zi says:

    Po drejtshkrim ben ky gazetaruci i kristalit?

  5. Tony says:

    Kjo eshte e saket dhe eshte e vertete qe Hajdari eshte marre me trafik armesh ne ate kohe!
    Ndersa sa i perket Sali Berishes kam qene vete prezent ku Azemi rrinte si nxenes para tije.
    Azemi ishte i demosdoshem ne PD sidomos mbas revolucionit komunist te 1997.
    Ai mblidhte njerze ne mitingje dhe fliste shume kundra te majtes. Te gjithe e mbeshtetnim dhe Sali Barisha e kishte krah te djathte.
    Dikush cfrytzoi mosmarrveshjet qe kishin disa djem nga Tropoja midis vetit dhe vrane Azemin. Kto persona ishin me pushtet.!
    Dihet se kush e terhoqi kembezen e armes.
    Pse humbim kohe me keto gjera qe diheshin qe ne ate kohe.

  6. kazani mediatik says:

    E pra, nuk genjeka Sali Berisha kur thote se Izet Haxhia me shoke donin ta vrisnin, por genjen Izet Haxhia kur thote se Saliu donte ta vriste.
    Nuk genjen Saliu kur ngre gishtin mbi vrasesit, por keta te fundit kur thone te kunderten.

    1. Ai shoku says:

      Ti na mushe menjen,,,,se e kishte problemi izeti te vriste saliun,,,,qe i rrinte mbrapa 24+24ore,,,

    2. Tony says:

      Sali Berisha nuk e vriste Azemin e trajtonte si shok, si vella, Azemi hidhej ne zjarr per Sali Berishen dhe per PD. Edhe kur e kalonte ose e tepronte ndon jeher si malok qe ishte Sali Berisha e thirrte dhe e keshillonte . Azemi ulte koken dhe bente autokritik!
      Fillimisht Azemi nuk kishte horizont kur fliste ja fuste kot por me kalimin e viteve ai filloi te piqej. Azemi ishte nje djal shume i mire po te uleshe me te te jepte shpirtin.
      E keqja e Azemit ishte se ishte anti komunist i devotshem!

      1. ben says:

        O Tony-Azemi ishte nje cope injoranti qe u fut nga Sigurimi i Shtetit ne levizjen studentore per ta sabotuar nga Brenda, njesoj sic u fut edhe Berisha. Si gomar qe ishte, Azemi dinte te bente vetem pislleqe. Trafiku i armeve ishte vetem maja aisbergut. Mjafton te te kujtoj historine se si vdiq Abaz Ulliri i Nikles.
        Sa per raportet Berisha-Hajdari qe permend zotrote, ate e dime qe te gjithe se si e trajtoi Berisha Azemin kur e perzuri me shqelma nga zyra kur Azemi i shkoi ti kerkonte llogari se perse nuk e beri Minister te Brendshem sic i kishte premtuar.

    3. eeeeej says:

      Kaqol, edhe Salia deshte ti vriste edhe keta donin ta vrisnin. Kaqol!

  7. DINGO says:

    Azem Hajdar turk kosokar ne sherbimin e udb jugosllave dhe te kuqeve shqiptare.
    Po te kishte shtet do ti fusnin nje nga nje ne burg te gjithe fisin e tij per vjedhje te shtetit dhe tradheti ndaj Shqiptareve.
    Po edi kari dhe sali qeni jane kelysha te udb.

    1. eeeeej says:

      O sume, shteti shqiptar komunist ishte ai qe ja shtriu kabllin halabakeve si hajdari dhe si ty! Deri ne ’90 serbet mbanin sumen me dore!!! Prandaj ju halabaket e shkaterruat shtetin komunist dhe bashkepunuat me UDB-ne!

  8. Tony says:

    Sali Berisha nuk e vriste Azemin e trajtonte si shok, si vella, Azemi hidhej ne zjarr per Sali Berishen dhe per PD. Edhe kur e kalonte ose e tepronte ndon jeher si malok qe ishte Sali Berisha e thirrte dhe e keshillonte . Azemi ulte koken dhe bente autokritik!
    Fillimisht Azemi nuk kishte horizont kur fliste ja fuste kot por me kalimin e viteve ai filloi te piqej. Azemi ishte nje djal shume i mire po te uleshe me te te jepte shpirtin.
    E keqja e Azemit ishte se ishte anti komunist i devotshem!

  9. TNK says:

    ha ha ha ha ha ha dhe ne e respektojme per hero te demokracise, bile e kemi rivarrosur ne varezat e deshmoreve, ku ka turp me te madhe qe te afrojme kockat e azem hajdarit me eshtrate e deshmoreve qe rane per clirimin e atedheut.

    1. i revoltuar says:

      Vertet TURP!

  10. V.f.l.p says:

    Po ne permendoret e azem hajdarit c’do shkruhet.Trafikant armesh,hero i popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje