Në kopertinën e fundit të revistës “Time”, presidenti amerikan, Donald Trump, është … mbret.
Revista e njohur e ka paraqitur shefin e Shtëpisë së Bardhë të ngazëllyer para një pasqyre, ku reflektohet i veshur si monark, me një kurorë në kokë.
Fotoja shoqërohet me diçiturën: Unë, mbreti.
“Time” sqaron se fotomontazhi u referohet “sulmeve politike të Shtëpisë së Bardhë ndaj hetuesit Robert Mueller”.
Ky i fundit është hetuesi special i çështjes së ndërhyrjes së dyshuar ruse në zgjedhjen e presidentit në vitin 2016.
Këtë hetim, Trump e cilësuar që në krye të herës “gjueti shtrigash”. (TemA TV)