Tirana nis revolucionin portokalli, qyteti i parë në Ballkan që sjell sistemin e biçikletave “Mobike”. Veliaj: Do udhëtoni më lirë se sa me autobus

8 Qershor 2018, 21:19Sociale TEMA
Tirana nis revolucionin portokalli, qyteti i parë në Ballkan që

Nga sot, Tirana bëhet qyteti i parë në Ballkan që sjell sistemin e biçikletave pa stacion “Smart Bike Share”, një mënyrë ekologjike dhe inovative për të lëvizur në qytet. Çdo qytetar që do të lëvizë me biçiklete mund ta përdorë atë, pasi ka shkarkuar aplikacionin “Mobike” ne telefonin e tij duke e bërë atë pjesë të pandashme të lëvizjes nëpër Tiranë duke revolucionarizuar kulturën e të lëvizurit me biçikletë në qytet. Në nisjen e pedalimit të 500 biçikletave të para në rrugët e kryeqytetit, ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përfaqësues të Mobike dhe përfaqësues të Ambasadës italiane dhe asaj kineze në vendin tonë.

Para se t’i bashkohej dashamirësve të biçikletave në një pedalim në Bulevardin Zogu I, Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se kjo verë do të hyjë në histori në qytetin e Tiranës bashkë nga 4 mijë pedalime si e vetmja mënyrë për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur. “Kanë kaluar vetëm 3 vjet, jo vetëm Tirana është qyteti më i pastër, por jemi ende të parët në Ballkan, duke filluar nga biçikletat, te taksitë elektrike dhe te shumë risi të tjera që na e bëjnë Tiranën tonë Nr. 1. Sot nëse udhëton në Firence, nëse udhëton në Milano dhe nëse udhëton në Tiranë ndoshta nuk ka shumë gjëra të përbashkëta, ama Mobike është njësoj kudo.

Kemi një copë Europë duke filluar nga ky projekt i biçikletave pa stacion që sot nis me 500 dallëndyshet e para në qytetin tonë të dashur, në qytetin e Tiranës. Kjo do të jetë një verë që e sigurt do të hyjë në histori në qytetin e Tiranës ndaj edhe unë mezi pres që këtë histori ta bëjmë bashkë nga 4 mijë pedalime, si e vetmja mënyrë për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur ashtu siç kemi bërë në këto tre vjet dhe ashtu siç do të bëjmë në vazhdim”, theksoi Veliaj. Ai shprehu bindjen se Tirana shumë shpejt do të arrijë që të ketë më shumë përdorues biçikletash se sa drejtues automjetesh.

Kreu i Bashkisë deklaroi se biçikletat mobike ofrojnë një proces transparent pagese dhe mjaft të thjeshtë, duke i bërë të aksesueshme për gjithëkënd. “Siç po bëjmë shumë prej pagesave online duke filluar nga parkingu me sms ashtu edhe ky sistem është një sistem komplet transparent që bëhet nga celulari i gjithsecilit. Mjafton që secili të shkarkojë aplikacionin Mobike, të plotësoni të dhënat tuaja dhe me një kosto që është më e lirë sesa një biletë autobusi mund të bëheni përdorues të Mobike. Fati i mirë është që sistemi nuk kërkon një stacion, e merrni ku gjeni në hartë biçikletën më të afërt dhe pastaj e lini aty ku keni mbaruar punë”, deklaroi Veliaj.

Ndërkohë për studentët dhe për nxënësit, duke filluar nga muaji i ardhshëm do të ketë paketa të veçanta dhe pika të posaçme pranë shkollave apo zonave universitare. “Për të gjithë ata që janë studentë, për të gjithë ata që janë gjimnazistë duke filluar nga muaji tjetër ne do të kemi edhe paketa që targetojnë grupmoshën e tyre dhe që kanë si pikë frekuente zonat ku janë shkollat dhe zonat ku janë universitetet”, tha Veliaj.

Krahas ardhjes së 4 mijë biçikletave në Tiranë që pritet të transformojnë tërësisht edhe kultturën e transportit në kryeqytet, Bashkia e Tiranës po punon intensivisht edhe për

ndërtimin e rrjetit minimal të biçikletave në kryeqytet, si një mënyrë për të garantuar jetën e të gjithë pedaluesve.

Veliaj kërkoi edhe bashkëpunimin e drejtuesve të automjeteve që të respektojnë qytetarët të cilët zgjedhin që të udhëtojnë në kryeqytet përmes dyrrotakut. “U bëj apel të gjithë shoferëve, bëjini sytë katër se përveçse të merrni kthesën do të duhet të shikoni që nuk i prisni rrugën një çiklisti apo një këmbësori dhe unë besoj që një qytet demokratik është një qytet që u jep njësoj hapësirë të gjithë taksapaguesve të vet edhe atyre që janë në këmbë dhe atyre që janë në dy rrota edhe atyre që janë në makina. Ky është qyteti demokratik ku besojmë dhe besoj që me Mobike qyteti është bërë akoma edhe më demokratik se çka qenë”, u shpreh Veliaj.

Teksa theksoi se testimet e para në rrugët e kryeqytet me Mobike kanë rezultuar të suksesshme, Veliaj theksoi se biçikletat e reja pa stacion, janë të pajisura me të gjithë elementët e sigurisë që garantojnë mosvjedhjen e tyre. “Të gjitha biçikletat kanë një GPS, pra ne e dimë ekzaktësisht ku ndodhet biçikleta sepse del në hartë dhe e dimë kush ka qenë përdoruesi i fundit. Kështu që për këdo që mund të mendojë të vjedhë biçikletën, mos e provoni se nuk funksionon. E dimë kush jeni dhe e dimë ekzaktësisht ku është biçikleta. Fakti që në javën e parë nuk kemi pasur asnjë guximtar është një gjë e mirë se do të thotë që sistemi po funksionon. Jo vetëm kaq, por sistemi ka një lloj gardhi elektronik. Do të thotë në momentin që dilni jashtë hartës së Tiranës, pra kaloni Kthesën e Kamzës apo kaloni Kombinatin, apo kaloni periferinë e Tiranës ndizet një alarm që ju çmend kështu që ju shohin të gjithë kush ka marrë biçikletë dhe po ikën në shtëpi”, sqaroi ai.

Drejtori i “Mobike” Massimiliano Rubin falënderoi Bashkinë e Tiranës për bashkëpunimin dhe për mbështetjen e këtij projekti inovativ. “Ajo që po jetoj duke sjellë këtu me ndihmë e bashkisë së Tiranës, është gjallëria që sillet për këtë projekt për të sjellë diçka të re shumë inovative ndërkombëtare, një projekt që lind në Kinë, kalon përmes Italisë dhe vjen në Shqipëri. Dhe që në javën e parë kam mbetur i mahnitur se si personat kanë reaguar”, u shpreh Massimiliano Rubin.

Aktivisti Ened Mato do të ndjekë ecurinë e sistemit “Bike Share” në Tiranë, tashmë si kryebashkiak i Biçikletave. Ai e cilësoi këtë ditë si historike për qytetin e Tiranës që do të ketë një ndikim pozitiv edhe në cilësinë e ajrit. “Ky është revolucioni portokalli. Dua të falënderoj këdo që pedaloi, këdo që besoi, këdo që ka energjinë e këtij qyteti. Kjo është ditë historike për Tiranën sepse një ushtri biçikletash do të jetë në rrugët e Tiranës që qyteti të ketë ajër të pastër. Uroj që ky qytet të ketë plot dashnor biçikletash. Tirana ka tashmë një vizion dhe falë kryetarit të Bashkisë ky vizion po bëhet realitet”, tha Mato.

Për të përdorur biçikletat pa stacion duhet të shkarkoni aplikacionin “Mobike” në celularin tuaj. Regjistrohuni me numrin tuaj të telefonit dhe zgjidhni në hartë biçikletën më të afërt. Më pas, me anë të telefonit, bëni skanimin e “barcode” të biçikletës dhe nga ky moment mund ta përdorni atë në qytetin e Tiranës. Pasi përfundoni udhëtimin tuaj, mjafton ta mbyllni sërish atë me kyçin që ndodhet në rrotën e pasme dhe parkojeni në një vend të sigurt, që nuk pengon lëvizjen.

22 komente në “Tirana nis revolucionin portokalli, qyteti i parë në Ballkan që sjell sistemin e biçikletave “Mobike”. Veliaj: Do udhëtoni më lirë se sa me autobus”

  1. sunitet po bejne ''shtet''........... says:

    ne big xhami kur te shkohet,ku do te lihen bicikletat!?

    1. dhimitrula says:

      te pidhi sateme do ti lene bicikletat kur tr shkojne ne BIG XHAMI .po kur tr shkojne ne big kish ku do e lini ??

    2. dhimitrula says:

      te pidhi sateme do ti lene bicikletat kur tr shkojne ne BIG XHAMI .po kur tr shkojne ne big kish ku do e lini ?? APO TEK JANUSTALLIS

    3. Na myten karnat says:

      Perballe xhamise do t’i lene.
      Po thuaje nje llaf te mire o kar me zile qe te dukesh pak europian se vetem mut nxjerr nga goja.
      Ben muuuu se i cfare rrace je. Te duket vetje ndryshe?!

    4. GR says:

      Pyetje me vend, por besoj dhe pergjigja eshte tejet e thjeshte. Suma jote eshte mjaftueshem spacioze per te plotesuar te gjithe nevojat e parkimit… ahahaha…. Ik ore idiot….

    5. Al says:

      Ca ke te qifsha robt? Je celooooozzz? Ulu mbi kastrangul se te liron dufin!!

    6. deliranti says:

      Tirana qyteti i pare ne bote ku uji i piste shitet nga shteti si uje i pijshem!
      Tirana qyteti i pare ku firmat e pastrimit paguhen per pastrimin e qytetit,por ne fakt vetem heqin plehrat nga kazanet!
      Tirana qyteti i vetem ne bote ku femijet nuk luajne dot afer shtepive te tyre por duhet te grumbullohen tek liqeni!
      Tirana qyteti i vetem ne bote ku nuk di ku te ankohesh se nuk te degjon njeri!
      Tirana qyteti i vetem ne bote ku kryebashkiaku nuk merret me pune por me raklamimin e vetes!

    7. Sandri says:

      Sa karagjoz qe eshte ky lal Eri,kur thote se eshte me lire me biciklete se sa me autobuz!
      Po mire more humorist i “Al Pazarit”,kur kriter kryesor qenka cmimi me i lire,a nuk eshte me lire te ecim ne kembe njelloj si dikur ne kohet e lashta?
      Koke e madhe doli ky djale!
      Keshtu ndodh kur cakron kryebashkiak te 1 milion banoreve nje te pa afte per me teper KALAMA!

  2. Eda says:

    LALI! ???????????????

  3. Londer says:

    Ka vetem 1 muaj qe eshte aplikuar ne qytetet e anglise kjo metode

  4. Londer says:

    I shikoje kudo neper lulishte dhe nuk i prekte njeri. E ku ktu ne angli qe te fikin duke vjedh biçiletat. Kto nik i prekte njeri me dore. Me ne fund po i vjen era tiranes europe

  5. Kritizeri says:

    Abonimi 10 mijë lekë në muaj që t “i jap biçikletës , të thith smogun dhe të rrezikoj “hekurosjen” nga makinat????Vetëm lali Lekut i venë në mendje këto ide.

  6. ana says:

    Shpresoj te mos jete edhe ky nje deshtim spektakolar si ay me kazanet e plehrave.

  7. HQ-18 says:

    Le të ulurasin biçikletat , karvani arrixhinjve shkon përpara ? tuj këndu,

  8. Tironsi says:

    LALI ERI NUK ESHTE SE ROBT NUK KANE LEKE ME BLE BICIKLETA PO NUK DUNE ME U LODH??

  9. elisa says:

    PO tramvaj a ke ndermend te besh xotrote se eshte viti 2018,,,,,, na thua te perdorim bicikletat, ,,,turp te kesh zoti veliaj ,,,,,investimet ne tirane jane stopuar ,,,,mjaft vodhet ,,mendoni per popullin, ,,mos u beni maskarenj si saliu…….

  10. Sit back and relaks■●▪⚅⚄ says:

    Eksperimenti kinez i rradhes me bicikleta kineze ngjyre elton john.

  11. Sit back and relaks■●▪⚅⚄ says:

    Eksperimenti kinez i rradhes me bicikleta kineze ngjyre elton john..

  12. Meti says:

    Ky projekt ka deshtuar ne qytetet Europiane te shquara per civilizim,jo me ne Tirane .Ky eshte thjesht nje show qe nuk zgjat me shume se nje muaj dhe menyre per ti dhene ca leke te taksapaguesve shqiptare nje miku ne menyre “transparente”.Kontrolli shtetit ku eshte futur!!!!?

    1. valer says:

      Ne cili qytet ka deshtuar? Ke qene ndonjehere ne Amsterdam apo Kopenhagen? Atje ka vite qe perdoren bicikleta…

  13. nahip says:

    Le te shohim sa do te perfitoj bashkia. ju garantoj mbas 6 muajsh vetem 100 bicikleta do te jeni ne te gjithe tiranen

  14. Nasi says:

    Pirdh pirdh se lirohesh….ide e mire po nuk besoj se do funksionoje me rracen tone….ndoshta andej nga danimarka ose suedia do kishte sukses.besoj do ti vjedhin per skrap… do ti sharrojne dhe do ti cojne per te ba ndonji lek.do duhen shume vite qe te behemi njerez….jemi akoma Kafshe….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje