TV Klan ka konfirmuar atë që dihej tashmë: Blendi Fevziu, pavarësisht flirtimeve me Top Channel, do të vazhdojë të qendrojë në televizionin e Aleksandër Frangajt.
Klan thotë se Fevziu do të qendrojë edhe minimalisht për 5 vite të tjera në këtë TV.
“Gazetari dhe drejtuesi i mirënjohur i emisionit politik “Opinion”, Blendi Fevziu do të vijojë të jetë pjesë e familjes së madhe të televizionit Klan.
Pjesë e këtij televizioni prej më shumë se 20 vjetësh, Blendi Fevziu ka shuar çdo dyshim dhe konfirmohet se do të qëndrojë në Televizionin Klan minimalisht edhe për 5 vitet e ardhshme.
“Opinion”, emisioni i parë politik në Shqipëri, vijon të jetë më i ndjekuri në vend prej 2 dekadash.
Pjesë e studios së tij janë bërë figura të jetës politike, akademike, sociale e kulturore në vend, por edhe personazhe të rëndësishëm me ndikim në botë.
“Opinion” vijon të mbetet programi me shikueshmërinë më të lartë dhe më me ndikim në jetën politike dhe shoqërore të vendit, por edhe kudo ku flitet shqip.
Në këtë studio janë realizuar debatet politike më të famshme dhe më të ndjekura në historinë televizive shqiptare.
Që nga sezoni televiziv 2008-2009, “Opinion” erdhi në katër takime çdo javë: të hënë, të martë, të mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma, duke trajtuar edhe tema të ditës së aktualitetit, artit, kulturës, historisë, turizmit, etj.
Në më shumë se 20 vjet, në Opinion janë zhvilluar rreth 2.600 emisione, me mbi 9.600 të ftuar.
Karriera mbi 20-vjeçare e Blendit Fevziut me emisionin “Opinion” është e lidhur ngushtësisht me historinë dhe suksesin e televizionit Klan. Ky bashkëpunim i suksesshëm do të vijojë gjatë”, thuhet në një deklaratë të TV Klan.
Ndaj me sa duket edhe Frangaj kishte pirë dje dhe ishte bërë tapë, nga gëzimi se po mbante Fevziun.(TemA)
Na plasi bytha qe a do rrije ne tv klan apo do ike ne nje televizor tjeter Bledi Fevziu .
Në daç të rrij
në daç të shkoj
unë Gopinionin
nuk e shikoj!
KUJT PO I KRRUHEN BOLET
SE KU DO SHERDHEHENI JU PLEHRAT E KAZANIT!
Na plasi ka..i se ku iken ky ka..i thote Sandri
Kujt po i rruhet kari per Blendi Fevziun kete faqezi te neveritshem se ku qihet apo shet pordhe ne Klan TV apo ne CNN?
Perpara se t’firmoste ,
telefonin ngriti ,
o rrogen te ma ngrini ,
ose te Topi iki .
U be teater fare ,
s’ngeli gazete qe. s’shkroi ,
Blendi i Toptanit ,
pazarin larte e çoi .
Dhe ja se fundmi lajmi ,
kontrata per pese vjete ,
me shume se pronari ,
U gezuan miqte e vete .
Nga Zheji te Lubonja ,
Shkullaku e Tan presidhjeri ,
do hane edhe ca vite ,
ç’tu hedhe Fevzi Blendi .
E do vazhdoje kazani ,
me çorbe Berishiane ,
shpellare kudo qe ndodhi ,
bujrum , mirse te hani.
Syfyrin e shtron Sandri ,
menune e ben Fevziu ,
trurit lavazh i bejne ,
Shkullaku e Bushat-lliu .
Te ftuar ” ekxelente ” ,
nga Lyli te Ramiu ,
debati do vazhdoje ,
si maçoku me miun .
Dhe ti o popull trim ,
i zgjuar , heroik ,
tifoz para ekranit ,
debati bombastik .
Kujdes se po flet Preçi ,
ne klan sikur banon ,
ka 20 vjet me radhe ,
asnjehere s’mungon .
Lubonja i semuri ,
qe truri i eshte thare ,
debatin kur e ze ,
s’kuptohet ku do dale .
Te gjithe ne nje Kazan ,
nga çorba e Saliut ,
ne çadren e Baftjarit ,
te strukur porsi miu .
Reforma u prish Pune ,
fijet u keputen ,
prandaj e ngrene zerin ,
ne Europe te mos futen .
S’eshte pare e as degjuar ,
te kish kaq shume kellira ,
mos duash vendin tend ,
na mbushen me çudira .