Nga FSHF, te Partizani, Skënderbeu dhe Fenerbahçe, mesazhet ngushëlluese për vdekjen e Vokrrit

9 Qershor 2018, 13:07Sport TEMA

Vdekja e papritur e legjendës kosovare të futbollit, Fadil Vokrri ka trondiur të gjithë opinionin mbarë shqiptar të futbollit.

Vokrri u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare pas një ataku kardiak.

Për këtë humbje tronditëse FSHF dhe  klubet shqiptare si dhe klubi turk Fenerbahçe kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e Vokrrit,

Letra e FSHF-së.

Federata Shqiptare e Futbollit ndihet thellësisht e tronditur dhe e shokuar nga ndarja e parakohëshme nga jeta e mikut, dhe kolegut të saj, kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Fadil Vokrri.

Në emër të Presidentit të FSHF-së, z.Armand Duka, sekretarit të përgjithshëm z.Ilir Shulku, si edhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, komuniteti i Futbollit në Shqipëri përcjell ngushëllimet më të thella e më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë, sportdashësit dhe mbarë qytetarët e Kosovës për këtë ndarje tragjike e të parakohshme nga jeta të zotit Vokrri, që vuri gjithçka në dispozicion të rritjes dhe zhvillimit të Futbollit në Kosovë.

Kontributi i Presidentit Vokrri do të mbahet mend shumë gjatë për angazhimin e tij maksimal dhe gjithëpërfshirës në drejtim të ngritjes dhe përfaqësimit ndërkombëtar të Kosovës dhe Futbollit të saj, në Europë dhe në Botë.

FSHF është e bindur që fizionomia dhe idetë e tij për progresin e Futbollit të Kosovës, në rang kombëtar dhe ndërkombëtar do të ndiqen dhe elaborohen ndër vite nga brezat dhe kolegët e FFK-së.

Ndarja e tij e parakohshme nga jeta mbetet një humbje shumë e madhe për futbollin kosovar, por edhe për të gjitha trevat shqipfolëse anembanë botës.

Lamtumirë miku ynë Fadil!
Shpirti yt u prehtë në paqe!

Postimi i Partizani.

Klubi Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve, spordashësve dhe mbarë qytetarëve të Kosovës për ndarjen tragjike e të parakohëshme nga jeta në moshën 56 vjeçare të Fadil Vokrrit. Vokrri ishte një prej lojtarëve më të suksesshëm dhe ikonë e futbollit kosovar.
Kontributi i Presidentit Vokrri do të mbahet mend shumë gjatë për përkushtimin e tij maksimal dhe gjithpërfshirës në drejtim të ngritjes dhe përfaqësimit të Futbollit të Kosovës, në arenën ndërkombëtare.
Ndarja e tij e parakohëshme nga jeta është një humbje shumë e madhe për futbollin kosovar, dhe për të gjitha trevat shqipfolëse anembanë botës.

U prehsh në paqe Fadil Vokrri!

Postimi i Skënderbeut.

Lamtumurë, miku ynë Fadil Vokrri!

Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ shpreh keqardhjen dhe tronditjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut tonë, Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Z. Fadil Vokrri.

Në emër të presidentit Ardjan Takaj, stafit drejtues, stafit teknik dhe gjithë familjes bardhekuqe, KF Skënderbeu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe komunitetin futbolldashës në Kosovë dhe më gjërë.

Respekt dhe mirënjohje për kontributin në fushën e lojës si dhe punën e jashtëzakonshme për njohjen, ngritjen dhe përmirësimin e futbollit Kosovar.

Lamtumirë miku ynë!
U prefsh paqe!

Postimi i Fenerbaçes.

Me dhimbje të thellë kemi marrë lajmin për vdekjen e Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri që ka luajtur për klubin tonë gjatë viteve 1990-92. Ne ndjemë dhimbje për humbjen e Vokrrit dhe u shprehim ngushëllime familjarëve, miqve dhe gjithë popullit të Kosovës

Kryeministri Edi Rama

LAMTUMIRË KAMPION – Fadil Vokrri mbetet legjenda e gjallë e futbollit jo vetëm ne Kosovë, po në kujtesën e çdo futbolldashësi shqiptar?

Presidenti Ilir Meta

“Ndarja e parakohshme nga jeta e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është një lajm shokues për të gjithë shqiptarët që e kanë ndjekur e adhuruar shkëlqimin e talentit të tij si sulmues e golashënues i Prishtinës, por edhe ekipeve të njohura europiane të Partizanit të Beogradit, Fenerbahçe e madje edhe të përfaqësueses së ish-Jugosllavisë.

Fadil Vokrri me talentin dhe suksesin e tij frymëzoi shumë fëmijë shqiptarë kudo për të ecur në shembullin e tij. Me personalitetin e tij ndërkombëtar ndihmoi integrimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Pak ditë më parë pata kënaqësinë të firmosja dhënien e shtetësisë shqiptare për Fadil Vokrrin me kërkesë të FSHF për kontributin e tij të veçantë në mbështetje të futbollit tonë e sidomos ekipeve kombëtare.

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Fadil Vokrrit, Federatës së Futbollit të Kosovës, mbarë botës shqiptare të futbollit, jam i bindur se personaliteti i jashtëzakonshëm që ai krijoi në fushën e blertë do vazhdojë të frymëzojë gjeneratat më të reja në rrugën e suksesit!”, 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj

“Para pak javësh në Prishtinë pata fatin t’i shtrëngoja dorën për herë të fundit legjendës kosovare të futbollit Fadil Vokrri! Nuk gjeti paqe pa e fut Kosovën në UEFA & FIFA gjer sa ia doli me sukses! Kampion në fushë, kampion jashtë saj – faleminderit për kujtimet kampion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje