Pesticide pa leje për qershitë. Hyn si pleh për bimët, por është helm

9 Qershor 2018, 19:59Sociale TEMA

Investigimi i Top Channel zbuloi një pesticid tjetër që hyn në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. ai quhet Silicon Mix dhe importohet si pleh për bimët, por që fermerët po e përdorin gjerësisht kundër insekteve te qershitë. Konfirmimi për mashtrimin vjen edhe nga laboratori i specializuar shtetëror për pesticidet dhe plehrat.

Fermerët që kultivojnë qershi përdorin shpesh këtë pesticid për të vrarë insektet pak para vjeljes se frutave. Pesticidi quhet Silicon Mix, por që ne etiketë shënohet si pleh bujqësor. Edhe ky kimikat nuk është i regjistruar dhe rezulton se futet kontrabande. Atë e gjen lirisht në farmacitë bujqësore të Tiranës.

Për të mësuar se çfarë është ky produkt e dërguam atë pranë Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Laboratorin e Plehrave Kimike. Miranda Huta, e cila mban postin e kimistes tha që këtij produkti nuk mund t’i bëhen analizat pasi nuk është i pleh.

“Këtë pleh unë nuk mund ta analizoj, në thonjëza pleh. Sepse nuk i përgjigjet asnjë pikë të ligjit të plehrave që është sot ligjit 10390 datë 03/03/2011 dhe as VKM-së 774 ku janë të specifikuara të gjitha tipat e plehrave që quhen EC FERTILAIZER. Kjo nuk i përgjigjet as në fletën e certifikatës së analizës të sjellë për këtë punë, as përkthimit në etiketë. Silici nuk futet në listën e plehrave domethënë si element teknik i plehrave, siliconi aq më tepër që nuk është pleh”, shprehet ajo.

Specialistet e këtij laboratori thonë se kanë njoftuar edhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.

“Fletë analiza e ka të shkruajtur emrin e produktit silicon mix dhe ka të tërë përmbajtjen: mangan,zink, silicon, pehash ph. Përkthimi është silic. Silici dhe silikoni nuk janë e njëjta gjë, dhe e dyta silicon nuk është tregues i plehut. Nuk përmbahet as në formën e mikroushqyesve as në formën e elementeve parësor. Dhe as në formën e elementëve dytësorë. Mangani dhe zinku janë të dy mikroushqyes, por përmbahen si mikroushqyes në format e lidhura të tyre. Në fakt fletëanaliza nuk e ka të përcaktuar formën e tyre. Na ka ardhur nga inspektorati i AKU-së dhe i kemi kthyer përgjigje në moment që nuk i përgjigjet ligjit të plehrave”, sqaron Miranda Huta.

Duke qene i paregjistruar ky kimikat është i dyshimtë nisur edhe nga fakti që hyn kontrabandë.

4 komente në “Pesticide pa leje për qershitë. Hyn si pleh për bimët, por është helm”

  1. Hason qershia says:

    E po nuk ka ilac tjeter per qershit, ne te kundert hajini me krimba! Si do luftohen parazitet, edhe me tul edhe me dhjam nuk ka…..

    1. Ustai says:

      Nuk na rruhet edhe po mos ti ham fare qershite tuaja biles sinqerisht adhtu si ato korcaret i hidhnin ne lum edhe ju te tjeret ti ndiqni me te njejtin ritem me qershite.Do knaqesha pa mase ti hasono…Ai ustai ju njifte mire qe ju futi ne kopradive ku e dini qe gjysmat e kalamojve te katunit ishin te kryetarit ose te agronomit.Aju kujtohet vetja sa harmoni kishit atehere as nuk u vritshit e as nuk u pritshit per nji vije uji.Sepse ishit pak a shume te gjithe vllezer e motra.

  2. eni says:

    Pse abuzojne fermeret dhe pastaj ankohen se nuk u shiten qershite, edhe per kete e ka fajin qeveria. Mjere ne cfare hame.

  3. NNP says:

    AKU=ja vazhdon te fleje Ama rrogat i marrin rregullisht Shteti reklamon sukseset e ‘fitorjet” madheshtore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje