Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e hënë (dt.11 Qershor), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë ndërhyrja emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Qafë Kashar – Durrës dhe Durrës – Qafë Kashar.
Ndërhyrja për gjithë autostradën në dy senset do të realizohet gjatë muajit Qershor. Ditën e hënë do të fillojë ndërhyrja në segmentin e parë Qafë Kashar – Vorë
ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë Rrugore është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
Gjatë ditës së Hënë dhe të Martë do të bllokohet dhe kryhet ndërhyrja në segmentin e parë nga Qafë Kashari në drejtim të Vorës. ARRSH dhe Policia Rrugore u kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:
· Lëvizja e mjeteve të rënda në drejtim të veriut duhet të bëhet përmes Kamzës nga rreth rrotullimi Casa Italia.
· Autoveturat që shkojnë në drejtim të Durrësit do të përdorin daljen tek pika e furnizimit Kastrati dhe mbikalimin për Kashar në drejtim të Vorës.
· Drejtuesit e mjeteve që kanë si destinacion jugun, duhet të përdorin drejtimin nga Elbasani si dhe kthimin për Tiranë të përdorin sërish drejtimin nga Elbasani.
· Mjetet me kalim nga Rinasi drejt Durrësit duhet të përdorin rrugën dytësore Qafë Kashar-Vorë (300 m përpara mbikalimit të Kasharit) ose në drejtim të aksit Rinas-Vorë në drejtim të doganës.
· Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore.
· Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë Rrugore dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.
· Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.
Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Qafë Kashar – Vorë do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia Rrugore do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.
Ne sezon pushimesh?!!! O debila, ju shplafte panuklla.
O qeveri idiote. Pse nuk e bete ne Prill apo Maj. Mortjen e keni pak. Mos shpetofshi kurre nga mallkimi i ketij populli.
Shpejt filluat…. filloni punoni nga korriku.. dhe gushti.. se atehere nuk ka shume pushues
Ju lumte! Kini gjetur momentin. Deri sa e late deri tani, me mire lereni keshtu sic eshte deri ne fund te shtatorit. Nuk behej kjo pune fjala vjen ne Mars, Prill, Maj? Do beni nje rremuje qe do na e nxini jeten. Edhe njoftimi i mesiperm eshte i pakuptueshem. Flitet sikur te gjithe jetojne ne Kashar apo Vore.
Sa mire me ne fund do rregullohet edhe kjo rruge e shkurter ne Shqioeri dhe pikerisht ne kulmin e sezonit te plazhit. Si shpjegohet qe keto vendime zbatohen pikerisht ne kohen e veres kur pushuesit nga shqiperia e gjithe bota duan te shijojne shpejtesine dhe afersine qe kjo e ashtuquajtura autostrade ofron.
Edhe Afganet e Pakistanezet sdo donin te jetonin ne Shqiperine e Mafjes, ne Shqiperine Kolumbiane. Pranaj, bujrum ne Perendim , mos prisni 2025.
KLSH – ja dhe prokuroria duhet te shikoj te gjitha nderhyrjet te kjo rruge pasi eshte hedhur nje asfalt sikur te jete llac
Ne rastin konkret edhe pse nuk eshte momenti i duhur, shpresojme te behen punime te sakta dhe sa me shpejt
Po aksi Lushnje – Fier pse eshte shqyer, per bukuri ishte
Kete autostrade i thencin ore bythqiri i Saliut me pseudonimin @ faleminderit [email protected] e kane bere shkrrdhatat qe ti voton mor kelysh kurve, e ka bere Saliu dhe Lulushi mor qen bir qeni.
hajdulloiku dhe injoranca nuk ka kufi pert padronet e shqiptareve
Turp o te pa afte, ne kohen e sezonit turistik ku piku eshte ne maksimum fillon bllokimi. Cfar ministri ordiner ezhte ky.
Shtet i qelburi hajde rrumpalla hajde tani kan fillu pushimet kto grefen duke punuar a injoranta
E po kjo e keqe: kur nderhyhet, pse nderhyhet; kur nuk nderhyhet, pse nuk nderhyhet… Harrohet se veç kushteve klimatike duhen siguruar dhe fondet. Deri sot Banka Boterore nuk i kishte nxjerre ato. E po kjo e keqe me shqiptaret…
Sakte, por kujt t’ia thuash!
Po kjo e keqe me qeverine qe nuk informon shqiptaret dhe ne si popull me nga 2-3 fakultete qe kemi thurim teori konspirative dhe nxjerrim dufin!!
Ta kishit lene 15 korrik me 15 gusht. Atehere do shikonin te gjithe shqiptaret se sa punon qeveria!