Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino ka reaguar mbi vdekjen e kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri.
Ai është shprehur i pikëlluar për ndarjen nga jeta të sportistit duke theksuar se është ndjerë krenar që e ka njohur.
“Mora me pikëllim këtë lajm, në emër timin dhe të komunitetit të futbollit mbarë botëror shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e Fadil Vokrrit.
Ai ka qenë një pionier në shumë mënyra dhe ka arritur një karrierë të madhe ndërkombëtare, duke luajtur në klube e liga të ndryshme të nivelit të lartë, në një kohë kur nuk ishte aq e zakonshme sa sot. Hodhi themelet për anëtarësimin e Kosovës në FIFA.
Kjo kërkon energji të jashtëzakonshme, besim, forcë dhe bindje. Fadili i kishte të gjitha, ai ishte njeri shembull i entuziazmit, energjisë dhe një udhëheqës i madh. Jam krenar që e kam njohur dhe kam punuar me të”, përfundon Presidenti, Infantino.(TemA)