Prej dy ditësh Kolegji i Apelimit dhe Komisionerët Publikë të procesit të Vetingut kanë hyrë të zyrat e reja, të rikonnstruktuara, përshtatura dhe mobiluara sipas standardeve më bashkëkohore.
Ka qenë një investim i Qeverise Shqiptare në masën e 153 milionë lekëve që ka mundësuar përgatitjen e këtyre mjediseve, të cilat do të krijojnë kushtet më optimale për punën e Kolegjin e Apelimit dhe komisionerëve publikë.
Bëhet fjalë për një buxhet, që ka kaluar me Vendim të Këshillit të Ministrave, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, institucionit që ka përgjegjesi per te siguruar kushtet e duhura organeve të vetingut për një funksionim sa më te mirë.
Ky investim është në vazhdën e masave që ka marrë qeveria për të mbështetur ngritjen dhe mirëfunksionimin e organave të Vetingut. Në muajin shtator të vitit të kaluar qeveria ka miratuar 3 vendime për vënien në dispozicion të infrastrukturës së nevojshme për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Pavarur të Apelimit.
Një tjetër mbështetje e rëndësishme ka qenë edhe miratimi i 50% të pagës, shpërblim shtesë për anëtarët që merren me komisionet që do të kryejnë procesin e Vettingut. Aktualisht këta anëtarë marrin dyfishin e pagës së zyrtarëve më të lartë në Republikën e Shqipërisë.
Burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë thanë se i gjithë ky proces, e gjithë kjo mbështetje nga qeveria është pjesë e angazhimit të marrë për zbatimin e reformës në drejtësi. Në këtë mënyrë organet e vettingut, tashmë të plotësuara me të gjithë infrastrukturën dhe mbështetjen buxhetore të nevojshme nga qeveria do të duhet të zhvillojnë veprimtarinë e tyre për procesin e vettingut sa më shpejt.
Të njëjtat burimë thanë se procesi për rikonstruksionin e plotë të ambjenteve të ish-KLSH, ku tashmë do të zhvillojnë veprimtarinë e tyre Kolegji i Apelimit dhe Komisionerët Publikë, si dhe pajisja me mjetet e teknologjisë dhe informacionit janë kryer në një kohë shumë të shpejtë dhe sipas standardeve ndërkombëtare të kërkuara.
I HARXHOJNE LEKET KOT …. NE VEND TE INVESTOJNE TE HAPIN VENDE PUNE ME KETO LEKE CFARE BEJNE IDIOTIZMA …ME KETO 153 MILIONE LEKE …BLEN 50 LOPE DHE I BENE FSHATARET TE LUMTUR ..NDERTON DISA STALLA LOPESH KE QUMESHTIN BEN DJATHIN GJIZEN ..DHE SHUME GJERA PER EKONOMINE PER POPULLIN …..POR EKONOMISTET E RAMES BERISHES E KANE MENDEJN BOSH ..JAE NENTE UJE NJE KOS .. VETEM TE BEJEN PLLAT DHE TI MARRIN FRYMEN POPULLIT DJNE … MERCI ME VENDIMIN E KESHILLIT TE MINISTRAVE ????? KUJT TE BASHES GJOKES MZIUT ..METES BERISHES ..QE JANE BERE MILIONERE ME DOLLAET E POPULLIT …
po ,po dhe nga 1 janari 2019 sipas ministres se drejtesise do tu dyfishohen dhe pagat,se c mu kujtua filmi lulekuqe mbi mure ……:Po ne Zoti Stavri,Ju te tjeret ngrohuni ne diell