Avokati i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla ka dhënë përgjatë një interviste në emisionin ‘Kjo javë’ detaje nga dosja “Hajdari”.
Ish-trupoja e Sali Berishës, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit, ka kërkuar rihapjen e dosjes pasi pretendon se ka prova të tjera dhe duke qëndruar në këtë linjë, avokati Nikolla shprehet se klienti i tij nuk i është shmangur drejtësisë.
Avokati tha se:
“Kërkesa e zotit Haxhia është e ligjshme, kërkesë si e çdo shtetasi shqiptar. Është e drejta e tij për rivendosjen e afatit. Kurdoherë kur kam një provë të re mund të shkoj në gjykatë të paraqes kërkesën
. Kërkesa e përfaqësuesit që unë mbroj është e mbështetur në Kushtetutën e Shqipërisë.
Provë është kjo mbështetje ligjore, që s’ka Zot që mos t’i japë të drejtën që i takon ligjit. Ne kërkojmë afat”.
Nikolla deklaroi se në asnjë pjesë të dosjes nuk ka qenë emri i Izet Haxhisë.
“Është një shërbim specifik për çdo shtet dhe shërbim inteligjent dhe nuk ka probleme psikike.
Ka datë, numër protokolli, grup informativ dhe është i cikluar dhe drejtuar kryeministrit Pandeli Majko dhe presidentit Rexhep Mejdani. Iu drejtohet autoriteteve të larta dhe në asnjë vend nuk është emri i Izet Haxhisë. Nga doli kjo? Kjo është një aneks-kontratë që të bëhet libri i plotë.
Por kjo është nonsens, pastaj faturohet që ka pasur paramendim. Që të kesh paramendim, duhet të kesh bashkëpunim, komunikim dhe motiv.”
Mes të tjerash, ai tha se Haxhia ka qenë mik i Hajdarit dhe se disa herë i ka mbrojtur edhe jetën.
“Izet Haxhia ka qenë mik me heroin e demokracisë dhe e ka mbrojtur në shumë raste atë dhe presidentin e vendit. Jeta e heroit të demokracisë Azem Hajdari është kërcënuar edhe 6 herë të tjera. As historikisht dhe as në momentet e çastit nuk e lidh me Izet Haxhinë”, tha avokati Nikolla.
Ke te drejte avokat,,
Por ate heroi I demokracise ndryshoje,
Thuaje hajduti I demokrashurres,,,,,
Trafikant armesh dhe
Vrases,,,
heroi krimit, korrupsionit, kurverise dhe banditizmit, azem hajdari
Si po i tret dheu ato qindra Veriore (mqse jeni nga ajo zone) te vrare nga banda e Saleht , se bashku perfundofshi sa me shpejte te banesa e fundit…
M’bollet vetem KRIM… shkaterruat gjithcka per karrike te ndyre…. e kupton keni vrare nga Veriu ne Jug…
Vitet gjoja Demokraci… mire nata ishte e frikshme por edhe dita.. pasi vrate dhe friksuat nje popull te tere dhe tani talleni neper dyert e Drejtesise Shqiptare.
Avokatit kështu i takon të flasë, edhe pse mund të mendojë ashtu si ju apo si unë.