1863/ Një nga fotot e para në Rajonin Ballkanik, kur austriakët u "dashuruan" me Shqipërinë...

10 Qershor 2018, 23:19Dossier TEMA

(Këto njihen si fotografitë e para të rajonit ballkanik! Fotografitë e Jozef Sekelit, u realizuan gjatë ekspeditës austro-hungareze në Shqipërinë e veriut, Kosovë e Maqedoni në vitin 1863, – një udhëtim i kryesuar nga albanologu gjerman Johan Georg fon Han (1811-1869).

Gjatë kohës kur shërbente si zëvendëskonsull në Janinë (1843-1847) Han ra në kontakt me shqiptarë, ku mësoi e shqip. Nga kurioziteti (ndërsa emërohet konsull në Ishullin Siros) ai ndërmerr tri udhëtime në Shqipëri ku mblodhi të dhëna për historinë, filologjinë e folklorin shqiptar. Materialet e tij u përmblodhën në veprën e tij me tre vëllime “Albanesische Studien” (Studime shqiptare -1854), vepër e cila hodhi themelet e para të albanologjisë.

Në ekspeditën e fundme, nga gushti në nëntor 1863, Hani e bashkudhëtarët e tij rrugëtuan nga Durrësi në Shkodër, në lumin Drin për në Prizren, e më tej në Maqedoninë perëndimore. Interesat e Hanit për Shqipërinë e krejt Ballkanin ishin të shumëllojshme, ku përveç albanologjisë, ai hodhi e themelet e historisë së fotografisë, në këtë pjesë të Ballkanit.

Më 23 qershor 1863, Hani i dërgoi një letër Akademisë së Shkencave të Vjenës, duke kërkuar një fotograf kompetent, i cili do ta shoqëronte dhe do të bënte fotografi të qyteteve dhe të terrenit malor. Akademia propozoi doktorin e masterit për farmakologji, njëherazi fotografi njëzetepesëvjeçar, Jozef Sekeli (Josef Székely; 1838-1901) duke i dhënë atij në dispozicion fondet e duhura për ekspeditën.

Ekspedita rezultoi me një koleksion prej pesëdhjetë fotografish – nga më të hershmet në rajon. Për të përdorur “makinën fotografike” dhe “vagonin e pllakave” që kishte sjellë me vete, Sekelit i nevojitej dy orë e gjysmë thjesht për një fotografi “të një shkëmbi të madh romantik”. Gjithë kjo i tregoi Hanit se: “fotografia s’është gjë që mund të kryhet shpejt e shpejt. Ose mund të udhëtosh, ose mund të fotografosh”.

Nga dokumentacioni i mbledhur, Han do të botonte “Griechische und albanesische Märchen” (“Përralla greke dhe shqiptare”, botuar në Lajpcig 1864); për rrëfimet e ekspeditave të tij në Ballkan: “Reise von Belgrad nach Salonik” (Udhëtim nga “Beogradi në Selanik”, botuar në Vjenë 1861) si dhe “Reise durch die Gebiete des Drin und Vardar” (“Udhëtim nëpër viset e Drinit e të Vardarit”, botuar në Vjenë 1867, 1869).

Ndërsa, fotografi Jozef Sekeli në vitin 1867, fitoi çmimin e bronztë në “Panairin Botëror” në Paris (ndoshta me fotografitë e Shqipërisë) dhe më 1878 fitoi në Paris, “Çmimin e argjendtë”. Në vitin 1889, trembëdhjetë foto të Sekelit u botuan në vëllimin “Makedonien und Alt-Serbien” (Maqedonia dhe Serbia e Vjetër) prej Spiridion Gopçeviqit (1855-1936), por pa datë e pa emrin e fotografit, mirëpo, pas kësaj, koleksioni u zhduk për më shumë se një shekull. U rizbulua në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë prej Mark Kohenit (Mark Cohen) në vitin 2000. Koleksioni i digjitalizuar ndodhet tani në Bildarchiv të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë në Vjenë (www.bildarchiv.at).

 

6 komente në “1863/ Një nga fotot e para në Rajonin Ballkanik, kur austriakët u “dashuruan” me Shqipërinë…”

  1. Baliu says:

    Edhe hajni ma i thjeshte kur don ta plaqkis nje person apo nje familje, se pari mbledh informata per te dhe i studion detalisht sjelljet e tije, shprehite, fuqine ekonomike dhe vetmbrojtese etj. Pra te thuhet miqesi kur te “studion” dikush , eshte shum e veshtire per njerzit normal. A mund te paramendohet qe nje shqiptar te shkoj ne Austri dhe te mbledhe te dhena per folklorin austriak? Autori i ketij shkrimi ka plotesisht te drejte qe fjalen dashuri e ka fute ne thonjeza, por ker gje nuk e gjene fare ne punimet “shkencore” te studiuesve te thelle.

    1. Me thene te drejten says:

      Eh, sa shume pra na paskan studiuar turqit!!!!

    2. Pashallaret Shqiptare says:

      Austriaket ishin aleatet me te medhenj te shqiptareve me vone, mos ja fut kot dhe nder albanologet kryesore.

  2. Bisnesmeni ndertimit says:

    Tamam si ato fotot me fiset tribu indigjene te amazones.

    1. p says:

      Fisqir dhe moterqir, bir kurve neo greke do jesh.

      Faj nuk ke ti, por mero qe te le komentet.

      Ato foto jane te malesoreve shqiptare, qe ishin rraca me krenare dhe luftarake ne europe.

      Ishin mbreter te ballkanait, nderkohqe qe servet ende mbushin haremet e stambollit dhe jetonin ne lluce ne qytetin hungarez te beogradit.

      Ik shko pallo ndonje kurve serve tani

  3. i kenaquri says:

    Nga fotografia, vihet re dhe VERTETOHET padyshueshmerisht se fustanella eshte veshje kombetare shqiptare ne gjithe trevat shqiptare (ne kete rast ne Kosove). Ka po ashtu foto dhe madje video te vjetra, afersisht e ketyre viteve, ku shfaqen shqiptaret e Pazarit te Ri (Sanxhaku, sot ne Serbine jugore) ku banoret jane te veshur me fustanellen shqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje