Italia u mbyll dyert, anija me 629 emigrantë mbetet në det të hapur

11 Qershor 2018, 09:25Bota TEMA

Premtimet e Matteo Salvinit për mbylljen e “derës” emigrantëve kanë sjellë situatën e parë të vështirë në ujërat e Mesdheut. Një anije me 629 emigrantë në bord ka mbetur në mes të detit, pasi Itali refuzoi që ajo të ankorohej në brigjet e saj.

Lideri i Lega-s, Salvini, i cili mban njëkohësisht postin e zëvendëskryeministrit dhe atij të ministrit të Brendshëm, tha se Malta duhet ta pranojë anijen me emigrantë.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, i cili ka kontaktuar me homologun maltez, Joseph Muscat, thotë se i ka thënë këtij të fundit të marrë nën kontroll situatën, por nuk ka marrë ndonjë premtim për këtë gjë.

“Italia gjendet në këtë situatë krejt e vetme. Këtë problem e kam ngritur edhe në samitin e G7-s me të gjithë partnerët europianë dhe kam kërkuar që flukset migratore të përballohen në mënyrë të përbashkët dhe fenomeni të parandalohet që në origjinë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, kryeministri maltez ia hedh “topin” Italisë. “Qeveria e Maltës nuk është autoritet kordinues për raste të tilla dhe nuk ka kompetencë për to”, ka shkruar ai në Tuiter.

Agjencia e OKB për Refugjatët në Itali ka kërkuar përfshirjen e shtetit italian për të gjetur një zgjidhje të menjëhershme për 629 emigrantët në anijen “Aquarius”.

Shumë prej emigrantëve që ndodhen në të janë shpëtuar në ujërat e Libisë, një rrugë nëpërmjet të cilës ata përpiqen të arrijnë Europën nga Afrika Subsahariane. Rreth 400 prej tyre janë shpëtuar nga Marina Italiane para se të transferoheshin në anijen “Aquarius”.

Mes tyre janë 124 minorenë të pashoqëruar, 11 fëmijë të vegjël dhe 7 gra shtatzëna.

Minorenët janë të moshës 13-17 vjeç dhe vijnë nga Eritrea, Gana, Nigeria dhe Sudani. (TemA TV)

1 komente në “Italia u mbyll dyert, anija me 629 emigrantë mbetet në det të hapur”

  1. AC/DC says:

    Mos cajne bythe se i merr palla i gjate te vellezrit e tyre sunite ne Shqiperistan!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje