Një tjetër Robert “shpërthen”, por kundër Donald Trump: President, ik q***

11 Qershor 2018, 09:22Lifestyle TEMA

Antipatia e Robert De Niro-s  për Donald Trump është e njohur, pasi aktori i famshëm hollivudian ka shprehur shumë herë përbuzjen e tij për presidentit amerikan dhe çfarë ai përfaqëson.

Megjithatë, skena që u shpalos në skenën e çmimeve Tony  përbën protestën më të fortë të yllit hollivudian.

De Niro nuk hezitoi të qëndrojë në skenë përpara mijëra njerëzve dhe të  tregojë se çfarë mendon në të vërtetë për Trump.

Fjalia e parë që doli nga goja e 74-vjeçarit, kur ai hyri në skenë ishte:

“Dua t’ju them një gjë. Trump, shko qi…u”(Fuck Trump).”

CBS u kujdes të censuruojë aktorin duke i mbyllur mikrofonin në sekuencat e papërshtatshme.

Megjithatë, disa video me hyrjen e pacensuruar të aktorit u shfaqën në internet.

De Niro shtoi:

“Në këto kohë të rrezikshme, ne duhet vazhdimisht të luftojmë për të vërtetën, transparencën dhe integritetin në qeverisje. Dhe një Zot e di sa kemi nevojë për të gjithë ata tani”.

Shumë nga shikuesit qëndronin në këmbë dhe e shoqëruan me duartrokitje.

4 komente në “Një tjetër Robert “shpërthen”, por kundër Donald Trump: President, ik q***”

  1. Kozmai says:

    Ky De Niro deklaroi se po te fitonte Trump do ikte ne Italy te jetonte . Keshtu e mbajne burrat fjalen o Roberto?

  2. Laert says:

    Donald leshi meriton me shume se kaq. Eshte nje “diktatoruc qesharak” i koheve moderne.

  3. mirel says:

    Do te thoteme sakte: shko pirdhu, apo qerrohu.
    Prandaj ne anglisht i thone interpretim dhe jo perkthim

  4. Baliu says:

    Robert Ndreniro ka fat qe nuk ka fole para kryeministrecit Ramushk Haramdinaj, se i kish tregu qe don me i ike autobusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje