FOTO: Zbuloni shifrën marramendëse që u shit një vazo kineze e shekullit XVIII

12 Qershor 2018, 15:51Lifestyle TEMA

E harruar në papafingo për disa dekada, një vazo e veçantë kineze porcelani e krijuar për perandorin Qianlong (1735-1796)  u shit për 16,2 millionë euro gjatë daljes në ankand tek «Sotheby’s» në Paris.

”Vazoja u ble nga një i ri kinez i pranishëm në sallë, duke e kthyer në rekord absolut për një vepër të shitur tek kompania e ankandeve « Sotheby’s » Paris prej hapjes në treg të kompanisë së ankandeve për shitje të objekteve të huaja dhe rekord për një porcelan të shitur në Francë”, sipas kompanisë së ankandeve.

E vlerësuar mes shumës 500 000 dhe 700 000 euro, vazoja e ruajtur në gjendje të përkryer paraqet dekore shumëngjyrëshe ku dominojnë ngjyrat e trëndafilit. Ajo është e dekoruar nga një peizazh mbresëlënës i populluar me drerë dhe krilla, rrethuar nga pisha të dendura me maja të mbuluara me mjegull të lehtë.

Në pjesën e pasme të vazos shquhet një «markë e mbretërisë » me gjashtë shkronja.

« Kjo vazo është e vetmja që njihet në botë me detaje të tilla. Kjo është një vepër e artit më të rafinuar, është si të zbulosh një vepër të Karavaxhos”, theksoi Olivier Valmier, i specializuar për artin aziatik, gjatë prezantimit të veprës.

Vazoja u transportua tek « Sotheby’s » në një kuti të thjeshtë këpucësh, mund të jetë blerë në Francë në fund të shekullit XIX dhe është ruajtur së bashkë me disa objekte të tjera kineze në papafingon e një shtëpie në fshat në një familje që nuk ia dinte vlerën e vërtetë.

Vetëm katër vazo me këtë tipologji peizazhi janë të dokumentuara se janë prodhuar në atelietë perandorake. Një vazo me formë dhe stil të ngjashëm, por pa krilla është e ruajtur në muzeun «Guimet» në Paris./ATSH-AFP/

1 komente në “FOTO: Zbuloni shifrën marramendëse që u shit një vazo kineze e shekullit XVIII”

  1. Peço says:

    Një vazo 16.2 milion euro? Dhe na qënkan prodhuar vetëm katër të tilla “me stil të rafinuar”. Ka dokument për këtë fakt, i cili të vërtetoj se janë prodhuar vetëm katër copë?. Natyrisht që jo. Sepse bashkohësit e prodhimit të vazos nuk mund ta merrnin me mënd që në vitin 2018, në Paris, në shtëpinë e ankandeve do të shitej njëra prej tyre. Kësaj i thonë të shesësh sapunin për djath ose “rërën për farë”, siç thotë Noli. Që ajo mund të jetë vërtetë një vazo me punim të përkryer, këtë besoj askush nuk nuk mund ta vërë në diskutim. Por 16.2 milion…
    Është e çuditshme dhe ja vlen të jetë objekt hulumtimi shkencor, përpjekja e atyre që kanë para, për ta vënë në dukje me çdo mënyrë këtë fakt. Dhe nëse aty rrotull mund të ndodhet dikush që nuk ka bukë të hajë, atëherë kënaqësia e tyre kalon deri në ekstazë. Specie interesante është njeriu…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje