Knut Fleckenstein thirrje në Parlamentin Europian: Të hapen negociatat me Shqipërinë, kushtet janë plotësuar

12 Qershor 2018, 18:17Politika TEMA

Pas pak ditësh Bashkimi Europian pritet të marrë vendimin e rëndësishëm nëse do të hapë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë apo do t’i bllokojë ato.

Eurodeputeti Knut Fleckenstein, i ka bërë thirrje shteteve anëtare që të hapin negociatat me Tiranën zyrtare.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, thotë se kushtet për hapjen e bisedimeve janë plotësuar tashmë. 

“Në Shqipëri ka patur progres të qartë dhe çështjet sa i takon sundimit të ligjit po shkojnë në drejtimin e duhur dhe ndoshta edhe më mirë se në disa vende brenda Bashkimit Europian. Prandaj, ne duhet të hapim bisedimet e anëtarësimit me këtë vend”, apeloi ai në Parlamentin Europian.

Sa i përket Kosovës ai thotë se “Të mos harrojmë që kriteret për liberalizimin e vizave janë plotësuar tashmë”.

Ndërkohë, eurodeputeti gjerman kërkoi gjithashtu hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe avancimin e tyre në kapitujt e tjerë për rastin e Serbisë apo edhe Malit të Zi duke nënvizuar se “Duhet të dërgojmë në Ballkanin Perëndimor një sinjal të qartë se cila është qasja jonë për këtë rajon”(TemA)

3 komente në “Knut Fleckenstein thirrje në Parlamentin Europian: Të hapen negociatat me Shqipërinë, kushtet janë plotësuar”

  1. says:

    Njëri thotë të hapen negociatat dhe tjetri thotë ti therren fëmijët Shqipërisë. S’kemi forcë të bombardojm ketë parlament pedofilësh

  2. gjino says:

    Njeri thot hip se te vrava,tjetri thot zbrit se te vrava

  3. nje vezhgues i drejte says:

    Knut Fleckeinstein – deputeti dhe raportuesi per Ballkanin , eshte njeriu me pozitiv , qe e ka ndihmuar me gjithe shpirt Shqiperine drejt BE-se . I detyrohemi shume ketij gjermani me zemer te madhe e burri te vertete . Faleminderit , zoti Knut Fleckeinstein !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje