Erion Veliaj: Ja pse duhet një teatër i ri kombëtar

14 Qershor 2018, 12:02Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, zhvilloi një bashkëbisedim me komunitetin e artistëve për nismën për një Teatër të ri Kombëtar

Në fjalën e tij shprehu bindjen se sikurse çdo projekt tjetër i Bashkisë së Tiranës, edhe ai për Teatrin e  ri do të rezultojë një sukses i vërtetë. Kreu i Bashkisë deklaroi ky debat për një teatër të ri daton që në 98, kur vetë artistët shprehnin pakënaqësi për kushtet e tyre të punës.

Veliaj deklaroi se që në 1954 Ministria e Industrisë dhe Ndërtimit ka një korrespondencë me Drejtorinë e Teatrit Popullor ku shpreh mendimin që teatri të transferohet tek salla e Kuvendit popullor sepse nuk përmbush kushtet. “Pra plot 64 vjet më parë. Që atëherë situata vetëm është përkeqësuar.  Në 2004 Këshilli Shkencor i Institutit të Monumenteve të Kulturës e klasifikoi ndërtesën e Teatrit Kombëtar si një ndërtesë pa vlerë”, u shpreh ai.

Me tej Veliaj tha se studimi shkencor i vitit 2007-2008, “Architettura Moderna italiane per le citta D’Albania,” publikom raporte të italianëve ku theksohet se qëllimi i ndërtimit të kësaj godine që në 1938 nga një kompani italiane ka qenë shfrytëzimi i ambienteve të saj për arsye argëtimi dhe aktivitete sportive. Studimi shkencor sqaron se për shkak të nevojës për të minimizuar kostot në sigtuatë lute, edhe për ndërtimin e kësaj godine që kishte qëllim tjetër, janë përdorur materiale me kosto të ulët, madje materiale skarco, si tallash e alga deti;

“Relacioni i vitit 2014 të Institutit të Monumenteve të Kulturës thotë se Gjendja e përgjithshme e objektit shfaqet e rënduar dhe e amortizuar në kohë.  Gjatë viteve, në objekt është ndërhyrë pjesërisht në rifiniturë, dhe në mirëmbajtjen e pjesëve të dukshme të tij. Ndërhyrje rrënjësore në strukturë, nuk ka pasur asnjëherë që prej kohës së ndërtimit të tij.

Akt kontrolli i bërë më 2014 , pa qenë unë kryetar bashkia, pa apasur lidhje me këtë realitet, nga inspektorët e parandalimit pranë shërbimit zjarrfikës të Tiranës konstaton sesa e rrezikshme është situata e zjarrit”, u shrpeh ai.;

Kreu i Bashkisë nënvizoi se edhe raporti i 2018 i Institutit të Ndërtimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për godinën e Teatrit Kombëtar në 23 mars 2018 thotë se nga inspektimi i situatës së godinës situata paraqitet shumë problematike me përkulje dhe dëmtime në disa zona të soletës dhe me ambiente që nuk ofrojnë kushtet jo vetëm për stafin por edhe për qytetarët që e frekuentojnë.

Më tej Veliaj renditi listë shumë të gjatë gjërash që duhet të kenë një teatër modern, por që i mungojnë teatrit ekzistues dhe nuk mund të instalohen atje:

–              Biletari

–              Garderobe per spektatoret

–              Zyra per administraten

–              Dhoma zhveshjes per artistet

–              Dushe per aktoret

–              Dhoma provash

–              Dhoma teknike per sisteme kontrolli apo pulti i komandimit

–              Sistem Audio dhe video projektimi

–              Dhoma akustike apo rregjistrimi

–              Infrastrukture rregjistrimi video te shfaqjeve

–              Tualete  per spektatoret te pershtatshme per kapacitetin e teatrit

–              Dalje emergjence

–              Sisteme sigurie

–              Sisteme kundra zjarrit

–              Sisteme qe garantojne energjine elektrike

–              Arkive

–              Dhomat e grimit

–              Salle per te ngrohur muskulaturen perpara performaces se artistit

–              Kostumografia, rrobaqepsi, hapesira pune dhe garderobe

–              Skenografia, Hapesira pune , depo materialesh

–              Hapesire per orkester ne veprat qe e permbajne ate

–              Hapesira prapaskene, mbi skene apo nen skene

–              Krahet e skenes dhe qarkullimi i aktoreve pergjate shfaqjes

–              Dhome konference apo media ku lancohen shfaqjet

–              Hapesira qarkullimi te vecanta per aktoret, administraten dhe publikun

–              Sisteme ndricimi dhe dhoma kontrolli

5 komente në “Erion Veliaj: Ja pse duhet një teatër i ri kombëtar”

  1. Vivi says:

    Ne qytetaret e Tiranes, e dime mire perse te duhet ty dhe Rames Tearti Kombetar :
    Qe te mbuloheni me famë, lavdi, vota dhe natyrisht …. shume leke.

  2. Shqiptari nga Kosova says:

    Ja the ja the po kujt se..?

  3. Xheni says:

    Erjoooooon o mavri….

    As ty e as bossit tend nuk I plas per teatrin.

    Je nje ingranazh i mekanizmit te megavjedhjes me PPP

    Jeni po aq hajdute as vellezerit tuaj siameze demokrare.

    Te peshtire

  4. ELIOT says:

    PO PER 5 VJET QE DO TE BEHET I RIU …KU DO TI JAPIN SHFAQET ARTISTAT …NE BANJO NE MES TE TIRONES NE NATYRE …KAQ GJE TE THJESHTE SE KENI MENDUAR …. DHE JU DONI TE PERFITONI PER TE FITUAR MILIONA … DO TA BENI SI RRUGET E BERISHES ….QE I DYFISHOI DOLLARET NE KURRIZ TE POPULLIT … DHE TANI RRUGA TIRABE DURRES DUEHT TE RINDERTOHET PRAPE …EDHE JU KESHTU DO TA BENI ?????

  5. Mosbesues ne punimet says:

    Personalisht mendoj se teatri i ri duhet te behet, por te ndertohen kulla te larta nga keto kompani aspak profesionale qe kane shkaterruar rruge e cdo gje duke abuzuar , eshte e papranueshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje