Eurostat zbulon të rinjtë më dembelë të Europës

15 Qershor 2018, 15:47Lifestyle TEMA

Italia është njolla e zezë në vendet e BE-së për numrin e madh të të rinjve të moshës 18-24 vjeç që nuk studiojnë dhe nuk kërkojnë punë.

Kjo kategori, që ndryshe njihen si Neet, në Itali përbëjnë 25.7% të të rinjve në total, sipas një raporti të Eurostatit. Ndërsa mesatarja europiane qëndron në nivelin 14.3%.

Ndërkohë, përqindjen më të ulët të kësaj kategorie e kanë Vendet e Ulëta, 5.3%.

Sipas shifrave të vitit të kaluar, në vendet e BE-së në total rreth 5.5 milionë të rinj të moshës 18-24 vjeç as nuk punonin dhe as nuk ishin në proces formimi në ndonjë nga institucionet arsimore. (TemA TV)

1 komente në “Eurostat zbulon të rinjtë më dembelë të Europës”

  1. Fatosi says:

    Po te rinjte shqipetar 18-24 sa perqindje kane????? (reth 30%)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje