"Një çmim që nuk i nxë meritat tuaja, por vetëm i shënjon ato", Kadare nderohet me një tjetër çmim

15 Qershor 2018, 17:04Kulturë TEMA

“Një çmim që nuk i nxë meritat tuaja, por vetëm i shënjon ato për të tjerët” Me këto fjalë ia ka dorëzuar sot kryetari i Akademisë së Shkencave shkrimtarit të madh Ismail Kadare Çmimin e Karrierës akademike-2017.

Edhe pse ceremonia e dhënies së çmimeve vjetore të Akademisë së Shkencave 2017 u organizua më 12 prill 2018, Ismail Kadare nuk ishte i pranishëm për të tërhequr çmimin.

Çmimi iu këtë të premte në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. U zhvillua një ceremoni e mbyllur për mediat, -pohojnë burime nga institucioni, -sepse kështu ka preferuar vetë Kadare. Ndërsa mbajti fjalën e rastit, sekretari i Akademisë së Shkencave, Vaso Tole u shpreh se:

“Ky çmim është kurora e çmimeve shkencore kombëtare vjetore të akademisë sonë, krahas çmimit Çabej, atij Radovicka dhe çmimit për kërkuesin e ri më të suksesshëm.

Megjithatë, Çmimi i Karrierës, që juria e posaçme vendosi t’ju akordohet Ju, është thjesht një shenjë nderimi krahasuar me çmimet e mirënjohjet e larta ndërkombëtare dhe titujt e nderit që keni fituar për merita të veprës Suaj ngado nëpër botë.

Kur juria mori këtë vendim, ne të gjithë kemi menduar njësoj: -që emri Juaj, vepra Juaj, janë të tilla që asnjë çmim nuk i mbulon dot!” tha Vaso Tole sekretari i Akademisë së Shkencave.

Me tej, Tole tha se krijimtaria e Kadaresë ishte dhe mbetet “buka” jonë shpirtërore, e cila ushqente dhe ushqen imagjinatën, shtynte dhe shtyn, zgjeronte dhe riformatonte përmasat e munguara të lirisë individuale të çdo shqiptari. Tole ka ndarë me Kadarenë edhe shqetësimet që janë ngritur kohët e fundit për reformim e akademisë. Duket se dyert e mbyllura kanë shërbyer edhe për të folur rreth çështjes së reformimit të Akademisë së Shkencave mes tij dhe anëtarëve të saj.

“Në emër të kësaj përgjegjësie jemi përfshirë në një proces vetëreformimi që ka qenë kryefjala e kësaj periudhe, me qëllim që Akademia e Shkencave të jetë në funksionet e veta të ligjshme, si institucioni që bashkon dijetarët, mendimtarët, shkencëtarët e krijuesit me rol të shquar intelektual në shoqëri; si institucioni që vetëpërtërihet me studiues të rinj që i sigurojnë asaj të ardhme; si institucioni që mbështet zhvillimin ekonomik të vendit e që mbron nderin, dinjitetin dhe deontologjinë shkencore; si institucioni që ruan përbërëset themelore të identitetit shqiptar: gjuhën tonë të përbashkët, traditën tonë origjinale, historinë dhe letërsinë shqipe”, u shpreh Vaso Tole sekretari i Akademisë së Shkencave.

Kadare ka shprehur mirënjohjen dhe ka biseduar me për problem të ndryshme të imazhit të vendit tonë në botë, por “fjala e tij nuk është protokolluar”, shprehen burime nga Akademia e Shkencave.(shqiptarja)

7 komente në ““Një çmim që nuk i nxë meritat tuaja, por vetëm i shënjon ato”, Kadare nderohet me një tjetër çmim”

  1. says:

    Ismaili është emigrant shkërdhat

    1. @TM says:

      Ik ore rrotë karri. Një kakërdhi si ty duhet të lajë gojën dhe veten, me dezinfektueses shumë të fortë, para se të guxoj të flas për Ismail Kadarenë. Kthehu dhe komento ndonjë artikull apo ndonjë njëri në nivelin tënd. Ndonjë nga at kurvat me bythët jashtë ose ndonjë pederast se me siguri këto gjëra mund ti pëlqejnë një palle si ty.

  2. IVONI says:

    ..MOS HUMBISNI RASTIN , JEPINI CMIME NJERIT TJETRIT SA E KENI NE DORE ..!.. S`KA GJE , E NE RAST SE BOTIMER E TIJ TE 30 VJECARIT TE FUNDIT , TE CILAT “BOTA” I QUAN TE “FAMESHME” , MUNDET TE MOS I KENI PARE KURRE , PASI PER TE LEXUAR AS QE BEHET FJALE ..! PER MUA ISMAIL KADARE JANE DY . NJERI KA STUDIUAR NE VENDIN E “KOMSOMOLASVE “, NGA KU KA SHKRUAR MJAFT “LIRIKA EROTIKE ” , TE CILAT ME KANE PELQYER VERTET , TE NGJASHME ME ATO TR ESENINIT , SI DHE ROMANET DHE POEMAT ME TE VERTETE TE FAMESHME , QE TE SHTONIN KRENARINE DHE DESHIREN PER TE JETUAR .. !.. ISMAILIN E TRIDHJET VJECARIT TE FUNDIT NUK E NJOH..!

  3. Shqiptarqiqi says:

    Po pse ceremony e mbyllur!?
    Si bicim mbledhje te mbyllura byrosh politike komuniste envero ramiziste, apo si ato mbledhjet sekrete te sigurimit t shtetit…
    Domosdo
    Ka qen komunist n koh t dulls ky shkrimtari. Dhe i pelqe t rikujtoj ato mbledhjet e organizates baz t partis puns
    Ku per ideal t partis behej muti mullar dhe pena hanxhar

  4. Dion says:

    E kaloi mire Ismaili jeten me dredhina.Pa punu asnjehere ne jeten e tij.Jeton ne france me pensionin qe i ka lidhur ay shtet per sherbimet qe i ka bere si spiun gjate kohes se xhaxhit Enver.

  5. Karderoj says:

    Se mos vetem ismaili esht shkerdhat refugjat
    Krejt shqiptart jan t till. Dhe natyrisht ismaili esht nje pjell e shqipes. “qe flutro lart “.
    Si gjith t tjert.
    Vetem shqiptari behet nga komunist i devotshem antikapitalist proletar ne kapitalist demokrat Brenda minutit!!!
    Edhe kameleoni do habitej nga kjo gje.

  6. ja dhe smojl bytha
    na doli perseri para syve krimineli komuniste
    qenia me e peshtire ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje