Një tjetër vendim i presidentit Trump ndez luftën tregtare Kinë-SHBA

15 Qershor 2018, 09:20Bota TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka aprovuar tarifa të reja për një listë të gjatë produktesh kineze, për një vlerë prej 50 miliardë dollarë.

Lajmin e bën të ditur “Wall Street Journal”, e cila shkruan se nuk është ende e qartë se kur urdhri i presidentit amerikan do të hyjë në fuqi.

Vendimi,  i cili është marrë për të ndëshkuar Pekinin që e akuzon se u ka vjedhur teknologjinë kompanive amerikane dhe ka shkelur të drejtat e pronësisë intelektuale, do të bëhet  publik në orët e ardhshme.

Ai rrezikon të nxisë shpërthimin e një lufte tregtare Kinë-SHBA, e cila mund të jetë e paprecedent dhe me pasoja të paparashikueshme. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje