FOTOT: Gurët e çmuar "bien si shi" në Hawaii

16 Qershor 2018, 09:55Lifestyle TEMA
FOTOT: Gurët e çmuar "bien si shi" në Hawaii

Shpërthimet e vullkanit Kilauea të Hawaii, përveç shkatërrimeve të shumta kanë nxjerrë edhe gurë të çmuar të vegjël.

Gurës të njohur si “olivin”, janë shpërndarë përreth kraterit të vullkanit dhe në plazhe.

Mineralet gjenden në shkëmbinj vullkanikë dhe tokë rreth Hawaiit.

Disa nga banorët mblodhën mineralet nga plazhet dhe rrugët, kur u nxorën nga vullkani, duke thënë se kjo është një provë e mrekullive të natyrës.

Olivina është një mineral i gjelbër i cili, në formën e tij të pasur me magnez, njihet si Peridot.

Peridot është përdorur për shekuj me radhë për të bërë stoli dhe, në disa raste, mund të vlejë deri në 450 dollarë për karat.

Këtë javë, vendasit shpërndanë fotografi të gurëve të vegjël në mediat sociale pas mbledhjes së tyre.

Ata i quajtën ‘gurë të vegjël të Kilaueas’ dhe thanë: “Gurët e çmuar bien si shiu”! (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje