Shpëtohen 682 emigrantë në brigjet spanjolle, ishin në 62 varkave

16 Qershor 2018, 13:34Bota TEMA

Katër migrantë u gjetën të vdekur dhe rreth 700 të tjerë u shpëtuan sot pranë brigjeve jugore të Spanjës, dy ditë nga mbërritja e parashikuar e anijes Aquarius në Valence, njoftuan shërbimet spanjolle të shpëtimit.

Sipas një zëdhënësi të shërbimeve të shpëtimit në det, këta migrantë ishin lokalizuar në zonën e Ngushticës së Gjibraltarit dhe në atë të Detit Alboran mes Marokut dhe Spanjës, ku pamja ishte shumë e vështirë, raporton ata.

Në total, 682 migrantë në bordin e 62 varkave janë shpëtuar. Katër persona janë gjetur të vdekur gjatë këtyre operacioneve.

“Që prej fillimit të vitit, më shumë se 9 300 migrantë kanë mbërritur në brigjet e Spanjës, porti i tretë i hyrjes në Europë nëpërmjet detit pas Italisë dhe Greqisë”, sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për migracionin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje