25 punonjës të administratës publike, përkatësisht të ZRPP dhe ALUIZNI-t janë dërguar për ndjekje penale vetëm gjatë periudhës 16 prill – 30 maj 2018, të akuzuar për veprën penale të korrupsionit.
Gjatë takimeve të zhvilluara në njësitë administrative Orikum dhe Qendër në qarkun e Vlorës në kuadër të turit të llogaridhënies, “Puna për Shqipërinë që duam”, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ndarë me banorët e këtyre zonave masat e marra dhe rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit.
“Që nga 16 prilli deri në 30 maj, pra në një periudhë 1 muaj e gjysmë janë dërguar për ndjekje penale 25 zyrtarë të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNI-t. Pra vetëm në 1 muaj e gjysmë janë marrë masa represive duke përfshirë që nga regjistruesit dhe deri te punonjësit më të thjeshtë”, tha Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Injorante keni ne zyrat e regjistrimit
Nuk dine as te shkruajne
Kur nuk ke deshire dhe vullnet per te punuar dhe sherbyer popullit do hapesh krahun se nuk eshte me koha e LSI te hash e te vjedhesh.
Me vjen mire qe po e ndryshon sistemin e pronesise se ishte ber nje grop e madhe korrupsioni e askujt nuk ja ndjente per asnje.
Duhet thene qe kane ndryshuar gjerat ne hipotek dhe aluizn dhe me kto levizjet nga detyra ja u kane mbledhur atyre qe nuk ven aty per te punuar.