Policia Rrugore ka shtrënguar masat penalizuese ndaj shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Mbrëmjen e djeshme disa patrulla u stacionuan përgjatë autostradës Tiranë-Durrës ku janë gjobitur disa mjete që ecnin me shpejtësi, që varionin nga 166 km/h deri 181 km/h.
Ndër të tjera policia njofton:
“Me Policine Rrugore te Tiranes.
Ne rrugen interurbane Tirane – Durres. Vijojne kontrollet me Radar per parandalimin e aksidenteve rrugore.
Konstatime shpejtesie tej tej normave te lejuara qe variojne nga 166 km/h deri 181 km/h.
11 Leje Drejtimi te pezulluara deri ne keto momente. Mos shpejto se në rastin më të mirë të pret Radari, në rastin më të të keq aksidenti”, thuhet në njoftimin e Policisë.(TemA)