“Nuk pati debat, dëgjuam katër të shtëna dhe …”
Kjo është dëshmia që vjen nga tregtarët për vrasjen që tronditiu mëngjesin e sotëm tregun e Milotit.
Çifti Kujtim dhe Violeta Donaj kishin një dyqan me rroba të përdorura në këtë treg. Sipas dëshmitarëve, bashkëshortët nuk kishin ardhur se bashku këtë mëngjes në treg.
Gruaja kishte ardhur para kurse burri me vone.
“Nuk ka patur debat vetem kemi degjuar te shtena 4 here dhe burri humbi jeten menjehere. I njohim dhe skemi vene re ndonje konflikt mes tyre nuk e di pse mund te kete ndodhur” thonë ata.
35-vjeçarja Violeta Donaj vrau me pistoletë bashkëshortin e saj Kujtimin 42 vjeç.
Çifti Donaj kishin dy fëmijë, një djalë dhe vajzë.
Informacioni i policisë:
“Me datë 17.06.2018, rreth orës 07:10 , në tregun e Milotit në Kurbin, shtetasja V.D. 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, për motive ende të paqarta, ka vrarë me armë zjarri tip pistoletë, bashkëshortin e saj, shtetasin K.D. 42 vjeç, banues në Rrëshen.
Menjëherë pas ngjarjes, shtetasja V.D. ka tentuar të largohet por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip pistoletë me të cilën është kryer krimi.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
I LUMTE AJO DORE !!!! KESHTU DUHET TE VEPROJNE TE GJITHA GRATE , SEPSE BURRAT SHQIPETARE JANE SHUME TE POSHTER DHE TE NDYRE , VRITINI MASKARENJTE NE GJUME ,PARA SE TU VRASIN ,OSE TU HEDHIN NGA DRITARET .
MOS KENI MESHIRE ,PER ATA DHUNUES ,QE JA KANE NXIRE JETEN GRAVE ,SA ME FJALE AQ DHE ME TE RRAHURA .
Gjynah te dy. Kush ja di hallet.