Largimi i deputeteve nga partia, Idrizi tjetër mesazh: Çështja "Çame" s'është më pjesë e qeverisë, ju tregoj ku ndahemi dhe bashkohemi

19 Qershor 2018, 18:09Politika TEMA

Shpëtim Idrizi ka komentuar largimin e dy deputeteve nga PDIU ku njëra ka deklaruar pozicionimin tek PS dhe tjetra distancimin si ligjvënëse e pavarur.

Ai thotë se ky nuk është një lajm i ri pasi ka qenë i deklaruar edhe më herët nga deputetja Reme Lala.

I ftuar në ‘News24’, Idrizi tha se çështja për të cilat ndahen dhe bashkohen është çështja “Çame”.

 

 

“Një gjë duhet ta them shumë qartë. E para është lajm i vjetër pasi direkt pas zgjedhjeve pati një deklarim për largim tek PS. Është ricituar ai lajm.

Për PDIU ajo që na ndan dhe bashkon është çështja çame. Deputetja e dytë mesa di nuk është larguar, siç edhe ajo deklaroi. Këtë radhë kishim më shumë vota dhe ngelëm me 3 deputetë.

Akti i fundit i luajtur ishte me deputetin Rakipi, i cili u akuzua për një gjë që s’u mor vesh. Ajo që është me rëndësi është fakti që me mungesën e deputetëve të PDIU në Kuvend, jo për shkak të votave, pasi ne u rritëm me vota. Sot ku jemi? Çështja çame nuk është më pjesë e qeverisë.

Deputetja që fitoi mandatin me PDIU-në, Reme Lala deklaroi të dielën nga aktiviteti i kryeministrit Edi Rama në Peshkopi se do bashkohej “me më të mirën” që sipas saj është PS-ja, duke folur edhe në emër të koleges së saj Elena Xhina. Por kjo e fundit në një deklaratë të saj mohoi lëvizjen e saj tek PS, ndërsa tha se ishte e pavarur.

Mes të tjerash Idrizi tha se çështja çame nuk përfshihet më në anxhendën e qeverisë. Po ashtu Idrizi tha se çamët nuk kanë bashkëpunuar asnjëherë me fashistët dhe nazistët.

Çështja çame nuk duhet të ngarkohet me harresë, por të jetë pjesë e identitetit kombëtar. Kemi kulmuar dje me një aktivitet jubilar.

Synimi ynë është që kjo çështje mos të harrohet. Shqiptarët e Çamërisë nuk kanë bashkëpunuar me fashistët dhe nazistët.

Po t’i referohemi fakteve, nëse çamët do bashkëpunonin me fashistët, fati i luftës italo-greke do kishte tjetër fund.

Mos harroni faktin që në shumë vende të Ballkanit ishte bërë modë ku ishin instaluar qeveritë fashiste.

E vetmja qeveri që përshëndeti pushtimin e Shqipërisë nga Italia ishte qeveria e Metaksait. Sot ata që kanë Agimin e Artë në Greqi, kanë edhe partinë Ultra radikale të djathtë, që është pasardhëse e këtyre partive që kanë bashkëpunuar me gjermanët. Pse regjimi i Enver Hoxhës mbajti të njëjtin qëndrim?

Me daljen nga traktati i Varshavës, pas vdekjes së Stalinit dhe me ardhjen e Hurshovit në pushtet, Shqipëria dhe shqiptarët, regjimi i Enver Hoxhës kërcënohej nga jugu i vendit.

Greqia kishte një ligj lufte dhe kishte epërsi territoriale. Kjo popullatë u marxhinalizua”, tha Idrizi.(TemA)

5 komente në “Largimi i deputeteve nga partia, Idrizi tjetër mesazh: Çështja “Çame” s’është më pjesë e qeverisë, ju tregoj ku ndahemi dhe bashkohemi”

  1. says:

    Vetëm ti ke ngel në Parti.

  2. Liri says:

    Jep dorheqjen ti dhe ATA koke Lópt e tjere. Nuk e keni me tapi ju Ta zgjidhni.

  3. Afrimi lleshi says:

    Idriz mos fol më si përfaqësues i çamëve. Ti nuk ke aftësi profesionale, përgjegjshmëri dhe ndërgjegje të të saktë kombëtare. Ju e kthyet atë parti në favor të individëve që nuk kanë asnjë kontribut për çështjen në fjalë dhe kombin. Ju gabuat përsëri rëndë që morët përsipër bashkë me shtojcën e SHPAÇ, Të cilën e keni kthyer në një satelit që vepron brenda orbitës së përfitimeve të tua personale, duke dekoruar persona pa asnjë vlerë në adresë të çështjes. Tërhiqu nga veprimet negative që po kryen në dëm të problemit të çamëve. Lëre qeverinë të kryejë detyrat e saj kushtetuese dhe mos fut hundët aty ku mund të nuhatësh erëra të papëlqyera.
    Këtë radhë po shkruaj si komentues, ndryshe do mbledh grupimin e shqiptarëve të vërtetë çamë dhe të bëjmë që të ikësh me bisht në shalë.
    Afrim me dojakun e parë.

  4. I URTI says:

    Keshtu te gjen , kur kercen hu me hu , deri sa te te ngulet !
    Cfar mutin kerkonte idjoti Kaci i Zi ? Po Arben Malaj , Po
    kokedhia Mimoza Hafizi , po idjoti Ben Blushi , po ai i
    matufepsuri Koco Kokdhima , po Shpetim Gjika , po Monika
    Kryedosa e sa te tjere qe punojne sot nen rrogoz kunder
    vete PS-se dhe Edi Rames . Te gjithe popujt kane mundur ,
    jo vetem te mbijetojne , por te shquhen , te ecin , forcohen e
    zhvillohen vetem per aq kohe sa e kane gjetur gjuhen mes vedit
    dhe jane shuar per te mos u ndezur me , kur jane percare !
    Enveri , si te gjithe njerezit kishte defektet e tij , por ai kishte nje
    te mire , qe i eklipsonte te gjitha te tjerat . Kishte aftesine te
    bashkonte nje popull te tere , aq te preapambetur e te dobet ,
    sic qeme ne , ti bashkonte e te perpiqej ti bente ne nje mendje ,
    duke i trajtuar te gjithe njelloj . Me kujtohet nje kenge , qe
    kendohej asokohe me cifteli a me lahute “… Po pyet bota per
    Shqipnine , sa te madhe e ka ushtrine . S`asht sekret qi ta tregojme , dy milion pushke shtrengojme …! “

  5. miri says:

    Perserit tenjejten fjale ceshtja ce poshkoni ne gjykat nderkombtare po ekeni mare pergjigjen ligjin eluftes shqiperia nga ju fare bajge eka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje