Kreu i grupit parlamentar te PS, Taulant Balla, tha se kryetarja e Komisionit te Medias, Albana Vokshi ka shperdoruar detyren.
Ai deklaroi se punonjesit e Gardes duhet te ngrene padi mbi deputetet Noka e Salianji qe ushtruan dhune.
“Sot konstatuam aktin e radhës së thyerjes së rregullores nga një person i propozuar nga PD-ja për të drejtuar Komisionin e Medias dhe Edukimit.
Në mënyrë të përsëritur, Vokshi e ka kthyer këtë komision në një mjet personal.
Dua të bëj publik dokumentin që 11 anëtarë të përhershëm kanë kërkuar praninë e Veliajt dhe Kumbaros.
E falenderoj Veliajn që pranoi të merrte pjesë në Komision. Ka qenë kërkesë e 2/3 në Komision.
Aktorët e SHQUP-it ishin të pajisur me vezë. Klevis Balliu ishte armatosur me vezë në të gjithë xhepat e mundshëm të pantallonave.
Salianji dhe Noka donin të dhunonin punonjësit e Gardës.
I bëj thirrje PD-së dhe kryetarit Lulzim Basha të frenojë deputetët e tij nga këto akte të dhunshme.
Po konsiderojmë nenet e rregullores për të kërkuar shkarkimin e Vokshit.
Të gjthë e dimë që kjo është një fjie bari e radhës për të treguar kush është më i paepuri në sytë e Saliut, se këto janë skena që inspirohen nga Saliu jo nga Luli pulë.
Në rregullore s’ka nen të parashikuar për akte vandalizmi e dhunë jashtë sallës së seancave plenare.
Unë do i kërkoja Gardës së Republikës që punonjësit e Gardës të dhunuar nga deputetët të kallëzohen penalisht, se në fund të fundit taksapaguesit e pagujanë punonjësin e Gardës të ruajë qetesine e s’ka të drejtë Noka e Salianji të godasë një djalë shqiptar që kryen një detyrë.
Të vlerësojnë dëmet e infrastrukturës në foni që janë kryer nga vandalët e SHQUP-it.
Veliaj ka qenë i ftuar nga 2/3 e komisionit, zonja Vokshi ka shpërdoruar në mënyrë të padrejtë pozicionin e kryetarës së komisionit për të mos hedhur në votim propozimin e anëtarëve.
PD po e përdor teatrin për interesat e tyre. Kishte hezitim dhe ndoshta frikë nga deputetet e PD që të gjendur pa asnjë argument tentuan të bllokojnë seancën dëgjimore”, tha ai.(TemA)
me siguri kishte me vehte dhe vezet e Faros,,,,
Tu a bejne mire se jeni shume tolerant, nuk i drejtoheni drejtesise se nuk ekziston apo i rezervoni per te bere teater me politiken , me banalitete, vandalizem, egoizem, idjotesira dhe me injorance nuk tregohet kulture demokratike vetem shthurje, destabilizim, munges respekti per ata qe ju kane zgjedhur, anarshi dhe moralin e ulet tregojne per , sa akoma, perse nuk e perqafove njehere Salianjin le te vinte dhe here tjeter me veze neper xhepa e te bllokoje seancat ne komisione apo foltoret ne parlament e pastaj i beni heronj te kujt?
nga kjo pleher e politikes shqiptare mund te presesh cdo gje, vetem per nje gje mos u merzit o Taulant se do tu vije fundi shpejt ketyre monstrave te poltikes , po afrohen zgjedhjet e 2019 dhe te 2021 dhe keta horra si ky shvejku i pd-se klevis dhe gangsteri Muli qe fyeu Erjonin do te mari pergjigjen e merituar,,,,
“Ishte armatosur me veze ” thote Taulanti . Kur do vi koha qe ata te cilet emerojne Taulantra si majtas edhe djathtas t’iu vij per te vjelle nga ky nivel . Pushteti ruhet me mire me njerez te ditur se me rraqe te tille .
Mjaft mor te mjere me keto gjeste ,nuk jen aty per teater por per te hartuar e votuar ligje ne interes te popullit qe ju ka votuar.Turp te keni ju qe i kryeni keto veprime dhe ato qe ju frymzojne per ti bere keto .Niveli i juaj eshte nje pesqyre e keqedukimit tuaj dhe qe keqedukon edhe brezat erij me kete menyre sjellje e komunikimi.Deri kur do te veproni keshtu mor te mjere.