Së fundi, PDIU-së, partisë së njohur si “të çamëve”, iu larguan dhe dy deputete. Kryetari Shpëtim Idrizi, që sheh t’i shkërmoqet forca e tij politike me një defaktorizim të stuhishëm, siç dhe u faktorizua, e sheh këtë si komplot të mazhorancës, a më saktë PS-së, partisë prej nga u njoh dhe vetë ai si emër. Por si erdhi deri në këtë pikë?
Çamët ishin një komunitet përgjithësisht të lidhur me njëri-tjetrin dhe me vetëdije të plotë për të adresuar kërkesat e tyre në një rast të mundshëm. Por në vitin 1990, ata, në vend që të formonin një formacion politik, zgjodhën t’i bashkoheshin PD-së, ta gjenin aty, te partia e parë anti-komuniste, atë çfarë u mungonte e kërkonin. Dhe kjo pati rezultat imediat për PD-në: arriti të bëhet forcë e parë politike në disa zona të jugut ku çamët dominonin, kjo deri në vitin 1994.
Ndërsa në vitet 2000, të ngacmuar nga një vetëdije e re politike, edhe për faktin se PD ishte në rënie shpërfytyrim identitar, tek komunitet nisën përpjekjet për t’u veçuar, spikatur e lobuar në politikë.
Si fillim u forcua shoqata Çamëria, ku dhe falë kontributeve të disa biznesmenëve të fuqishëm me origjinë çame, Top Channel u shndërrua ni një portë mediatike të hapur për ta.
Në vitin 2004, u formua Partia për Drejtësi dhe Integrim, një grupim që u drejtua nga Tahir Muhedini.
Por në krijimin e kësaj force pati rol të madh familja Demi, pra Resul e Gaz Demi, të cilët duhet thënë se ishin nga pjesa “e majtë” e çamëve të cilët kishin miqësi me Fatos Nanon.
PDI e nisi aksionin politik me një protesët në Sarandë, ku do të zhvillohej takimi ndërmjet presidentit të asokohshëm, Alfred Moisiu dhe atij të Greqisë, Karolos Papulias.
Takimi do të zhvillohej pikërisht në hotelin e Gaz Demit, pikën më të rëndësishme të Sarandës, ish-Turizmin.
Me të marrë vesh se çamët do të bëjnë protestë, Papuljasi anulloi vizitën.
Dhe kështu çamët morën njohjen e parë ndërkombëtare që ata jo vetëm ekzistojnë por politikisht janë organizuar fort, madje kanë konsensus si majtas, dhe djathtas.
Fatos Nano, asokohe kryeministër, kishte afruar pas ndërhyrjes edhe të Gaz Demit, por edhe të Gramoz Pashkos, një ish-student të dhjetorit, i cili ishte çam Tirone.
Bëhet fjalë për Shpëtim Idrizin, të cilin Nano e bëri edhe drejtor doganash edhe drejtor tatimesh.
Me një fjalë Idrizi u kthye në një nga njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri, duke qenë çam sigurisht.
Në vitin 2005, Fatos Nano e kandidon Shpëtim Idrizin për deputet në Vlorë dhe ai fiton në një zonë të dominuar nga komuniteti çam.
Vjen epoka Rama.
Idrizi i qëndron luajal kryetarit të ri, por të qënit opozitë ia ngacmoi idenë e një kalimi në një stad tjetër: të merrte në dorë frenat e çështjes çame, si një formë e rrugë për t’u faktorizuar politikisht.
Modeli ekzistonte dhe ishte tundues: Ilir Meta dhe LSI. Kështu dhe u përvijua PDIU, parti e re e themeluar nga Idrizi, i cili menjëherë iu bashkua qeverisë Berisha në mandatin e dytë, duke marrë ca porcione pushteti mu aty ku ishte qarkullonte një para jo e vogël: te qarkullimi, patentat.
Ndërsa ndërrimi i pushteteve në 2013-ën, e kthen sërish te Rama, edhe duke nuhatur nevojën e këtij të fundit për vota.
Idrizi shpik aksiomën “çam nuk lind por bëhesh” dhe arrin të fitojë në Dibër e Peqin, duke u mbështetur tek të emrat të fortësh që mendonte se do të rrisnin aksionet e PDIU-së.
Partia e tij përjetoi kulme faktorizimi, gjë që u tregua gjatë zgjedhje të pjesshme lokale në Dibër.
Në këtë zonë ku nuk ka këmbë çami, ai sajon një bastion me ndihmën e një “të forti”, Imer Lalës, bija e të cilit del deputete.
Por shpejt të fortët e nxjerrin jashtë loje Idrizin duke krijuar raporte direkte me Edi Ramën.
Aqif Rakipi dhe Ymer Lala ia marrin hapësirën PDIU-së duke e bërë kryetarin pa pushtet.
Efekti ishte paradoksal: Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda dalin jashtë loje pas zgjedhjeve të 2017-ës, pa arritur të marrin mandat deputeti.
Deklarata e dy deputeteve që i përkasin tashmë grupit të PS-së, ishte vetëm epilogu i një skenari që vetë Idrizi duket se e kishte shkruar, normalisht por pa e kuptuar, në bashkëautorësi me Edi Ramën.
Gjithë çpo ndodh me partinë e tij, Idrizi e përkthen si një “kalë troje” ndaj tij, një pakt Athinë – Tiranë për ta zhbërë.
Kjo mund të jetë, apo dhe është vetëm njëra anë. Tjetra është dështimi në aplikimin e modelit LSI.(Tesheshi)
Kauzat utopike arrijne shpejt ne piken e vdekjes.
Shikojeni ate foto te turkocameve…dikur ne Epir kaleronin si padrone dhe benin terror te kristianet aty. Kishin mrahe te forta nga sulltani. Padtaj erdhi Gjeneralissimo Zerva dhe tak fak u zgjidh problemi.
“Hoxhe Armandi” mos harro se dhe me tradhetaret nje dite “tak fap” do te zgjidhet problemi.
Nik
O evgjit llacicfac , Camet ishin ne shtepite tyre. ti si plehr qe je , je vene ne sherbim te Zionizmit qe po jep shpirt.
..ky shkrim vjen era greqi ,,çam nuk ka dhe parti çame nuk do te kete ..çamet deputete treguan se jane tradhetare ,,siç thote greku ne vite..{te pakten ka greke maqedonas malazezerome,bullgare etj..kjo eshte politike}
partise se cameve i ka mbaruar vajguri tama si leshelise se baxhelles, pallaveshi shpetim idrizi qe u be me emer nga ps tani ka mbetur si peshku pa uje dhe ka filluar te jape dekorata , oh pika sa poshte ke rene mor hunderr pallavesh,,,
ËSHTË MODELI LESHELI???
Shoqeria utopike eshte e destinuar te deshtoje te ndal kauza si çeshtja kombetare e Çamerise. Pervec utopizmit kane te lindur te qenurit inferiore.
Çameria eshte e shqiptareve.
Edhe Cam edhe marredhenie te mira me Erdoganin!
Zoti Idrizi nuk ngeli pa u takuar me cdo politikane turk dhe kjo tregon qe Identiteti dhe Ndergjegja nuk mbetet vetem tek te qenit thjesht myslimane,por ka qellime percarese.
Dihet mire qe ceshtja Came zgjidhet me marredhenie te mira,por kur qellimet jane pertej asaj,kjo ceshtje behet me e veshtire.
Ose me Erdoganin ose me Camurjane,te dyja keto nuk shkojne kur dihet mire cka thene Cajupi per Turqine dhe tradhetaret e popullit Epirote te Kastriotit qe nuk duan qe as emrin e Epirit ta degjojne.
Nuk pret askush te marre mesime prej nje murgu ortodox fanatik ,
me mentalitet te mykur mesjetar , qe gjithecka e sheh me syZet e
markes Janullaqis – Asfali – aqis , si komentuesi i
mesiperm , zagaraqis pelazgaqis !
Artikull, është si një skenari i shkruar nga Enkel Demi dhe regjia është e bashkëshortes së tij, Mesila Doda. Dihet fundi i partiçkave që dalin si marioneta në funksion të ‘kryetarëve’ të tyre, duke iu bërë bishta herë njërës, e herë tjetrës parti të madhe, duke harruar (nuk besoj se nuk e dinin) se loja politike në Shqipëri do të luhet gjatë midis PD dhe PS, të krijuara sipas platformës/idesë katoviciane të R.Alisë, firmosur në marrëveshjen e Triestës, shkurt 1991 nga Nano dhe Berisha dhe vulosur në 2008 me ndryshimet kushtetuese të bëra brenda natës nga Rama dhe Berisha. Siç dihet këto ndryshime që konsolidonin tashmë rotacionin politik midis tyre, u nuhatën nga Meta e co. Dhe për këtë ata kundërshtuan fort, aq sa kryetarët e partiçkave si I. Meta, P.Milo, Nard Ndoka, P. Koçi etj, u futën edhe në grevë urie në Parlament. Siç dihet ata kapitulluan. Nga këta më i shkathti u tregua Meta, i cili në 2009 me ndihmën e Berishë fitoi mandat deputeti në Ndroq dhe mbas zgjedhjeve u fut në koalicion me të. E vazhdoi avazin edhe në 2013 me Ramën, deri sa ky ia futi dhe LSI në 2017. Mesa, në mos nesër, duket se dhe kjo do të ketë fatin e të tjerave, që janë parti kryetarësh me sigla, por ata bëhen deputetë nga listat e Bashës e Ramës. Hëpërhë, çfaqia do të vazhdojë edhe me Sh. Idrizin. Mesila ka kohë që bën opozitaren, tani që s’fitoi në zgjedhje, dhe duke nuhatur që s’ka më të ardhme në PDIU, si nuse çame, po i kref bishtin Bashës. Të njëjtën gjë do të bëjë më pas edhe Idrizi me Ramën. Dhe këtu bie sipari dhe çfaqia merr fund. Çfaqia tjetër mund të luhet sipas skenarit që do të shkruhet sipas platformës së marrëveshjes së 17-18 majit 2017 Rama-Basha. Por kjo mbetet ende për t’u parë. Sepse po fryjnë të tjera erëra si brënda vendit, ashtu dhe jashtë. Ka presion të madh nga Brukseli dhe Washingtoni për zbatimin e reformës në drejtësi dhe ndëshkimin e zullumqarëve, (peshqëve të mëdhenj), dhe kjo mund të sjellë ndryshime dramatike në politikën e brendëshme. Përveç kësaj afrimi i pritshëm, edhe institucional me BE, do t’ua shtrëngojë këtyre edhe më shumë lakun.
Te lidhesh ceshtjen came me nje parti apo emra individesh te kesaj partie,eshte nje manipulim i sterholluar,i servirur enkas dhe qe shpesh gjen perkrahje nder te nxituarit ne logjike ,nder mendjengushtet apo fodullet e semure nga krahinizmat etj.
Nje pjese e cameve (pasi jo te gjithe votojne PDIU-ne) kane ate nivel perfaqesimi qe kane gjithe partite shqiptare,bazuar ne teresi ne antivlera individesh.
Etitekimet idiote jane per trushplaret.
Kam qene kunder krijimit te PDIU-se,pikerisht prej dyshimit se do u hynin lojerave politike apo perdoreshin politikisht.Koha tregoi kete.
Por ceshtja came eshte ceshtje kombetare dhe nese kjo nuk merret ne konsiderate,nese nuk krijohet nje strategji shteterore e kombetare per kete ceshtje, nje pjese e jugut te Shqiperise ,pas ca vitesh ,do te kthehet ne Camerine e re.
“Ik Dritan, ik Shpetim, Vlora eshte qyteti im!!!”
Kate sllogan therriste turma ne mitingung perfundimtar te kandidatit te pavarur per Kryetar Bashkie ne Vlore ne 2015.
Ti Shpetim atehere erdhe ne Vlore ne poziten e Zv. kryetarit te Parlamentit dhe bere antimitig me 500 vete qe prure nga Rrogozhina, Durresi e Kavaja. Ti bertisje dhe ulerije se – ” ti si Zv Kryetar i Parlamentit, nuk do te lejoje kurre qe Vlora te kishte nje Kryetar te pavarur, perndryshe do te derdhej gjak!”
Ti Shpetim deshe me cdo kusht kaosin dhe gjakderdhjen ne Skele, ne sheshin ku plaku i Vlores themeloi shtetin e pare shqiptar dhe pushoi gjakderdhjen.
Frika u kishte shkuar ne palce, se mos kandidate i pavarur, i cili organizoi nje fushate te shkelqyer elektorale, para se gjithash te ndershme dhe te besueshme, fitonte Bashkine e Vlores. Mitingu pa leje i PDIU duhej te thyente angaxhimin dhe perpjekjen “per nje Bashki qe do te ribente nje Vlore me te paster, me te bukur, me te mire dhe mbi te gjitha jo korruptive dhe jo partiake!”
Por ti Shpetim, e di cfare ndodhi ne ate miting! Ti Shpetim nuk doje te shpetoje Vloren nga kthetrat e Partive dhe te korrupsionit!! Joooo!!!
Por “shyqyr” thone Camet qe shpetove bythen tende, dhe ike me turp sic erdhe se per ndyshe preshi qe do te kish hyre ne b… do te ishte me i madh se ty dhe kauza jote e peshtire dhe antikombetare karrieriste, si per ceshtjen Came ashtu edhe per PDIU.
Ti shpetim duhet te ikesh nga PDIU, ndryshe do te te perzene, ashtu sic te perzune Vlonjatet dhe Camet e Vlores ate nate qershori para 3 vjetesh.
Tani ke ngele vetem si korb i zi, pa pushtet, pa mandat pa nder! Thikat qe u kishe ngulur te tjereve prapa shpine, tani ti ngulen ata ty!
Kjo eshte pergjigjja qe Meriton!!!
Te fala nga ai qe ne takimin ne Hotel “Vlora” e quajte “askush dhe enigme”!!
A.GJ. Gjermani
Kta radikale islamike çame duan një Radovan Karaxhiç të shqypnis?
Radikaler jerkoji tek mosadi dhe CIA SE ATA i krijojne. Llacicfac bythlepires.
Që ka njerëz të ligj kjo dihet, por të ngatërrohen individët me çështjet kombëtare kjo është e papranueshme.
Zotërinj! Si ai/ata që kanë bërë këtë shkrim dhe ndonjë komentues janë larg realitetit, pa asnjë mëdyshje nuk janë tjetër veçse individë që duan të krijojnë përçarje dhe të përfitojnë ofiqe qoftë brenda dhe jashtë.
Nguliteni mirë në kokë të gjithë ju që fërkoni duart se gjoja po bëhet nami. Zotërinj komuniteti çam nuk ka parti të lokalizuar as si terren, as si etnitet i veçuar. Këtë mbajeni mirë në mëndje ( tjetër gjë që ndokush do të englendiset). Shqiptarët çamë, derisa Shqipëria është në anën e rregullave të demokracisë, janë të inkuadruar në dy parti: në partinë socialiste dhe në partinë demokratike. Partitë e tjerë as që i afrohen dot intelektit të çamëve etnikë shqiptare. Ata votimet i përdorin duke u a dhënë votat asaj partie që ka platformën më të mirë për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit. Ndërsa ju që bëni sikur analizuat ecurinë e PDI-së dhe më pas PDIU-së duke e parë problemin dhe ngjarjet me sytë e kukuvajkës, Jeni gabuar. Ajo parti është e atyre individëve që cilësohen në këtë shkrim, prandaj mos u hallakatni me komunitetin e shqiptarëve të Çamërisë. Së fundi , po shprehem siç ju pëlqen juve, problemi i gjenocidit grek ndaj tyre dhe kalimi i i territorit etnik shqiptar një shteti tjetër në vitin 1913, është çështje e shtetit Shqiptar dhe jo e partisë së idrizrave apo melisave, demave apo lelajve, as mos mendoni për ndonjë epitet si turkoshak apo grekoman. Ato epitete kanë vdekur me kohë . Ato parti janë politike dhe luftojnë për synimet e tyre.
Xha Spiroja. ZavAlinë -Skampa. Qershor 19 viti 2018